E premte, 26.04.2024, 12:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Atdhe Geci

E hene, 08.05.2023, 07:17 PM


Atdhe Geci

HIMN RINISË

Rini, je përroi, lumi  dhe  zjarri

pika më e fortë  e  shqiptarëve

je reja e bardhë  dhe vetëtima

je nektari  me poetik i atdheut

Prej zemre më vjen të them të

dua, o lule e gjitha pranverave

e bime nga shpirti  dhe  zemra

je rendje e kombit  dhe ëndrra

Rini, të njoh, më njeh, njihemi

ti je  më atomikja jonë poetike

je zëri  i  vetes në çdo fije bari

je e njëllojtë  si lulet në natyrë

Rini, dorë e këngës së flamurit

kryengritëse e frymës më të re

je rilindësja  e  zërit  shqiptarë

je makina e realitetit të kombit

O  Trojë  e  Rinisë    Atdheut

o gjak i dashuruar, shpërthyes

gjirin e ke me plotë të puthura

o më e dashura, rini shqiptare!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2023

LUFTËTARI POETIK

Ky zog poetik i shpirtit dhe i zemrës

i paanë nëpër kohë dhe    hapësirë

rritet si rreze e dritës në qenien time

e pamatshme si puthja dhe përqafimi!

Nëpër stinë ne e njohëm njëri tjetrin

nëpër stinë ne bëmë betejat e prushit

dhe flakës, nëpër stinë ne ecëm drejt

rilindjes së qenies! Nëpër stinë poezi

ngremë vargun tënd    ndaluar, dhe

u ngritëm mbi honin e netëve  të tua,

ngremë vargun tënd të dënuar nga ai

që shtypjen e vrasjen  e  kishin  jetë!

Në kohë të shtypjes dhe ndrydhjes së

madhe, ne e dinim fajtorin dhe duart

e tij të fajshme, vertebrorët e ultë nga

tanët, hafijet që na përgjonin  udhëve!

Ky zog qiellor i shpirtit dhe i zemrës

nuk njohu heshtjen as plagët e tij për

fjalën, ai rendi siç rendin dardanët  e

luftës, me mision poetik një Atdheu!

Atdhe Geci - Dortmund, 2023

ZËRI I PRESHEVËS

Jam bimë e Mollës së Kuqe

jo luginë po krahinë e gjanë

jam pjesë e dheut shqiptar

jam e pushtuar nga Serbia

Si të jetoj nën terr të serbit

nën duart e tij të përgjakura

a më sheh jam e poshtëruar

për çdo ditë jam e burgosur

Në këtë atdhe me Preshevë

me Bujanoc dhe Medvegje

plotë tokën e kam me varre

plot tokën e kam me të rënë

Ore, ti që flet krejt ndryshe

Jam flakë e Mollës së Kuqe

Dardani kam emrin e dheut

Shqipëri jam deri tek Molla!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2023

NË KODËR TË ROGANËS

Të gjithë ndiqemi nga e kaluara

një ëndërr Rogane  e kam pranë

ajo erdhi  si dritë rritje e gjuhës

nga një jetë në ngjizje e dashuri

Kam besuar  e besoj tek poezia

tek e bukura e vargut, te prushi

saj, tek flaka dhe e urta e fjalës,

tek njerëzit që  e duan Atdheun

Lulet e aty këtushme të fushave

m´i  japin  frymë  motiveve 

poezi, kjo natyrë letrare e jetës

është shtëpia  ime  dhe  fletorja

Kosova  fitoi    saje  të luftës

të rënët tanë prehen te varrezat

liria çmimin  e  ka  të shtrenjtë

në luftën  për  liri  edhe  vdiset

Rini, jepi  flakë  pasionit  tënd

himni i flamurit  me zë thërret

njerëzit duhen për atë që duan

e kuqja himnit është gjaku ynë!...

Atdhe Geci - Roganë, Korrik, 2022

P  O  P  U  L  L  I

Ku  është  fshehur Gjeniu,

njeriu    flet  si  populli;

njeriu    qan  si  populli,

populli që  bën bashkimin...

Ku është  fshehur Gjeniu?-

pyesin  nënat e baballarët;

njerëz nga i gjithë atdheu

ç ?po bëjmë  ne shqiptarët?

Ku është fshehur  Gjeniu?

që askund  nuk  po duket?

Ai, më i bukuri i këngëve,

ai, më  i  bukuri i flamurit.

Ku  është fshehur Gjeniu?-

pyet  Atdheu  i  zemëruar,

pyesin fshatra  dhe  qytete

pyesin pjesët  e pushtuara!...

Atdhe Geci - Dortmund

UDHË E FSHEHUR

Mërgimi s´është udhë por ikje

përballje  me    panjohurën

përballje me qiej krejt të huaj

përballje me mallin  dhe  lotin.

Jeta në mërgim është e ftoftë

zjarr i ngrirë  midis kraharorit

ku i mërguari dhe e mërguara

humbasin gjuhën e identitetin.

Udhë e errët e mërgimit vret

më të shenjten e mërgimtarit

indin e gjuhës së nënës, dhe

gjaken e zemrës së atdhenjtë.

Plagë  e  mërgimit  nuk është

festë, e as dëshirë kombëtare

me mërgime  po  zvoglohemi

jeta në mërgim është e rëndë.

Unë s´di ta festoj jetën këtej

mbi skelete ëndrrash të rëna

as  me  lumturi  të kallajisura

mërgimi s´është udhë po ikje!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2023

Shqipëria, më e madhe se Shqipëria

Në shpirtin e trazuar të popullit tonë

këto poezi do ta gjejnë vetë udhën

atdheu ynë ende ka plagë Çamërinë

Krahinën e Mollë së Kuqe e Iliridën…

Zemërimi ka nis të del në rrugë, s´ka

më fisnike s´e dora e bërë e grusht

plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel

dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike.

Në shesh qytetarë të qyteteve tona

a ke zë, aty ku vetëdija e bën betejën

Kosovë, anuloi firmat e ripushtimit

Shqipëria, më e madhe se Shqipëria!..

Në shesh qytetarë të atdheut tonë, në

shesh! Atdheu s´e ha turpin me bukë

këto vargje mund të mos kuptohen

por germat e saj janë gjak i flamurit.

Kosovë e lashtësisë 15 mijë vjeçare

asgjë e urtë s´është më n´këto troje,

shqiptarët e duan gjerësinë natyrore

ua kemi borxh fëmijëve të palindur!...

Atdhe Geci - poezi nga libri, "Kanuni poetik"



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora