E premte, 29.03.2024, 12:56 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Mirënjohje për dy miqtë e mi, Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu

E diele, 07.05.2023, 07:00 PM


MIRËNJOHJE

PËR DY MIQTË E MI, Dr. KARMINA BITRI HAXHIU DHE ARTAN HAXHIU

Nga Lutfi ALIA, Siena – Itali

Shkrimet historike të kohëve vjetra, domozodoshmërisht duhet te shoqërohen me dokumenta, që dëshmojnë vërtetësinë e ngjarjeve e të personazheve dhe kur është e mundur, të shoqërohen me fotografi të objekteve të lidhura me jetën dhe aktivitetin e tyre, si dhe me portretet të tyre, të realizuara nga piktorë dhe grafistët e kohës. Në dy shkrimet dedikuar Princeshës Andronika Arianiti, bashkëshortes të Gjergj Kastriotit, botuar në portalin Zemrashqiptare (i pari në mars të vititi 2022 dhe i dyti më 15 janar 2023), prezantova dokumenta dhe fotografi, që lidheshin me jetën e Andronikës, kur shërbente në Napoli damë shoqëruese e nënësmbretëreshë Xhiovana III dhe dama shoqëruese dhe mentore e të bijës Xhiovana IV, ashtu dhe më pas rrëfeva kur u transferua në Valencia, gjithmonë në shërbim të kurorës si dama shoqëruese e të dy Xhiovanave.

Në dy botimet e mëparëshme, fotografitë me objektet në Valencia, që shoqëronin shkrimin nuk ishin të plota, andaj iu kërkova disa miqëve të mi, që prej vitesh jetojnë në Spanjë, në se mund të me ndihmonin me fotografi të kapellës në Manastirin Triniteti i Shenjtë në Valencia, ku ishin varrosur Andronika Arianitit Kastriotit dhe nipi i saj Alfonso, i biri i Gjonit II Kastrioti. Prita shumë nga ata “miqtë” dhe megjithë premtimet entuziaste dhe euforike, asnjeri prej tyre nuk iu përgjigj kërkesave të mia.

Në këto rrethana, mikesha ime Dr Ana Lito më sugjeroi t’iu drejtohem për ndihmë Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe bashkëshortit të saj Artan Haxhiu, banues në Bilbao, kryeqyteti i Paesi Baschi, të cilëve iu parashtrova kërkesën në se njihnin ndonjë person në Valencia, që të impenjoheshin të fotografonin dy kapellat ku ishin varrosur Andronika Arianiti Kastrioti dhe nipi i saj Alfonso.

Karmina dhe Artani banojnë në Bilbao, më se 800 kilometra larg nga Valencia, megjithatë duke respektuaar kërkesën tim, kryen një udhëtim të gjatë e mundues dhe shkuan vetë në Valencia, pikërisht në Manastirin Triniteti i Shenjtë dhe ndonëse aktualisht ishte kuvend klauzure, murgeshat i ftuan t’i vizitojnë të dy kapellat, të bëjnë fotografi të cilat m’i dërguan menjëherë. Dr Karmina dhe Artani nuk kishin asnjë detyrimi të shkonin në Valencia, por të nxitur nga ndërgjegjia atdhetare, vendosën të kryejnë vetë këtë mision fisnik. Sapo i mora këto fotografi, vendosa t’i botoj në këtë shkrim dhe çka është më e rëndësishme, lexuasi duhet të njihet me faktin se bëhen publike për herë të parë në shtypin shqiptar.

Sinqerisht u befasova për këtë shërbim fisnik dhe tepër miqësor të Karminës dhe Artanit, një kontribut me vlera të rralla shoqërore dhe patriotike, që më ndihmoj t’i pasuroj shkrimet për Kastriotët me fotografi me vlera dokumentare. Për këtë akt sublim që kryen, e ndjej detyrim moral, t’i falenderoj me mirënjohje dhe me respekte Dr Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu, për impenjimin e admirueshëm dhe për këto fotografi-dhurata që m’i dërguan në këtë fillim viti, por dhe t’i përgëzoj se janë dy shqiptarët e parë, që vizituan dhe njohën këto objekte të Manastirit Mbretëror Triniteti i Shenjtë, ku ruhet besnikërisht një pjesë e historisë të Kastriotëve, por dhe e Shqipërisë.

Andronika, kur u transferua në Valencia, mori dhe nipin 15 vjeçar Alfonso Kastrioti, djali i Gjoni II Kastrioti dhe i Erina Brankoviç. Alfonsi jetoi pak vite në oborrin mbretëror të Valencia, sepse vdiq aksidentalisht në vitin 1503 dhe e varrosën në lokulo (varr) në murin e kapelës të Shen Mikele në Manastirin e Santa Trinidad në Valencia.

Gjyshja Andronika e adhuronte nipin Alfonso, i cili shquhej për inteligjencë ndër moshatarët e oborrit mbretëror të Valencia. Vdekja e Alfonsit e trishtoi shumë Andronikën, e cila i dedikoi një epigraf në lapiden e varrit, ku thekson: “Këtu pushon Alfonso, nipi i të famshmit Gjergj Kastrioti, mbreti i Albania, që luftoi kundër turqëve në mbrojtje të krishtërimit....”

Kapella e Shen Mikele në Manastirin Mbretëror Triniteti i Shenjtë në Valencia dhe lapide me epigrafin e Andronika Kastrioti dedikuar nipit Alfanso Kastrioti.

(Fotografi dhuruar nga Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu).

Në verën e vitit 1506, Andronika pati probleme shëndetësore dhe megjithë mjekimet e mjekëve të oborrit aragonez, më 15 shtator 1506, Andronikë ndërroi jetë në moshë 78 vjeçare.

Korona mbretërore e Valencia organizoi ceremonitë dhe nderimet për zonjën fisnike Andronika Arianiti Kastrioti, dama shoqëruese e nënësmbretëreshë Xhiovana III dhe e të bijës Xhiovana IV Aragona.

Mesha e organizuar në kishën Shen Nikolla të Manastirit, u drejtua nga ipeshkëvi i Valencias imzot Pedro Luis De Borja Llançol de Romani. Ne meshë morën pjesë përfaqësues të koronës mbretërore të Valencias, Maria Zardari Granai me vajzat dhe vëllai i Andronikës Kostantin Komnen Arianiti, i cili i shoqëruar me një grup kalorsish stratiotë arbëror, lundruan dhe shkuan në Valencia për t’i bërë nderimet motrës.

Princeshën Andronika Arianiti Kastrioti e varrosën provizorisht në kriptën Sant Angelo, në Manastirin Mbretëror Triniteti i Shenjtë i Valencia, kuvend klauzure i motrave Klarisa. Varrimi ishte provizor, sepse ishte parashikuar ta transferonin trupin në Kapellën Mbretërore të Kuvendit San Domingo të Valencia. Në kriptën ishte varri monumental me mermer të bardhë, me dy engjëj dhe dy skude me shqiponjën dykrenare të stemës heraldike të Kastriotëve, në ballë ishte vendosur ikona Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve e Andronika Kastriotit, si shihet në fotografi. [Daniel Benito Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod. ArsLonga, Nr. 29. 2020, p. 45 - 60]. [Hebrera, Joseph Antonio de, 1705 (véase nota 58), p. 424].

Ky varrim në kriptën e Sant Angelo ishte provizor dhe për faktin se nënambretëreshë Xhiovana III e Napolit, në testamentin e saj kishte lënë porosi, që eshtrat e mikes së saj të shquar, të transferohen në kapellën që po ndërtohej në Manastirin e Shen Maria Koncepsion, të murgeshave Klarise të Shën Kiarës në Napoli, por kjo porosi nuk u realizua. [Daniel Benito Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod. ArsLonga, Nr. 29. 2020, p. 45 - 60]. [Parisi R, Catalogo Scritture. Archiv. Municipale Napoli, III, Napoli, Tipo-grafia Giannini, 1916, p. 162].

Ikona Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve në qendër të baldakino (tendë me kolona mermeri) në kriptën Sant Angelo në Manastirin Shen Triniteti i Valencia. Ikona e Virgjëreshës është e vendosur në kornizë të artë, me dy engjëj në dy anët e pjesës së poshtme të ikonës.

(Fotografi dhuruar nga Dr. Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu).

Goerlich dhe studiues të tjerë theksojnë se Andonika Kastrioti, dama e madhe shqiptare, e vlerësonte shumë atë ikonë. Aktualisht kjo ikonë e rrallë ndodhet në Manastirin e Shen Trinisë në Valencia e urdhërit Shen Kiara e motrave Klarisse e vendosur në qendër të baldakinit (tendë me kolona mermeri), me dy engjëj mbrojtës në të dy anët e ikonës. Përsa i përket rrethanave si kishte mundur Andronika ta sigurojë këtë ikonë të çmuar dhe të vjetër me stil bizantin, nuk ka informacion, vetëm mund të hamendësohet. Mbase kërkimet në të ardhëmen, do të zbulojnë të dhëna dhe dokumenta për origjinën e kësaj ikone. [D. B. Goerlich. El Real monasterio de la Santísima Trinidad de Valencia. Historia y Arte. Valencia: Consell Valencià de Cultura, 2008].

Këtë ikonë të Andronika Kastriotit, e realizuar me stil bizantin e përmend dhe Frati françeskan Joseph Antonio de Hebrera, në veprën “Chronica serafica de la Santa Provincia de Aragona. En Zaragoza, a?o MDCCIII - kronikat e Provincës së shenjtë të Aragonës, të botuara në Saragoza, viti 1703).

Zonja e Rifuxhio e Mëkatarëve, është pikturuar në një tabletë druri me përmasa 129 x 73 x 3,5 cm, lehtësisht e plasaritur në formë të germes “V” në pjesën e sipërme, në të dy anët e fytyrës të Virgjëreshës. Kjo ikonë është e stilit klasik të traditës bizantine dhe pa mëdyshje është me origjinë arbërore, pa çka se nuk njihet autori. Kjo ikonë është restauruar në çerekun e parë të shekullit XIX, ku janë përmirësuar ngjyrat, sidomos kurora hyjnore e Maries dhe Jezu Krishtit, veshja e poshtëme ngjyrë violet, manteli (tipi maphorion) ngjyrë blu e fortë e Maries dhe tunika e Jezu Krishtit me ngjyrë të kuqe. [Donadeo María. Iconos de la Madre de Dios, Madrid, Ed. Paulinas, 1991, p37].

Studiues, kritikë të artit kishtar dhe historianë, shprehen njëzëri se ikona Zonja e Rifuxhio e Mëkatarëve në Manastirin e Shen Triniteti i Valencia, ishte pronë e Andronika Kastrioti – Skenderbega, dama e shquar albaneze. Kjo ikonë që ndodhet në Manastirin e Trinitetit të Shenjtë, dëshmohet dhe nga testamenti i nënës-mbretëreshë Xhiovana III, e cila kishte kërkuar që bashkë me eshtrat e Andronikës, të transferohej dhe ikona e famëshme. [Vigier Françoise. Cuestion de amor, Introduction, edition et notes, Textes et documents du Centre de Recherche sur l’Espagne des XVIe y XVIIe siècles, nº IX. Presses Sorbonne nouvelle, París: 2006].

Ndonëse studiuesit dhe kritikët e artit kishtar nuk shprehen për origjinën e kësaj ikone të famëshme, kjo nuk na ndalon të shprehim dhe mendime për prejardhjen e saj. Në principatën e Kastriotëve ishin shumë kisha të tipologjisë Mariane. Andronika Kastrioti e adhuronte Shen Kiarën, e konfirmuar në testamentin e Xhiovana III e Napolit, e cila kishte kërkuar, që eshtrat e mikes së saj të shquar, të transferoheshin në Napoli, në kapellën që po ndërtohej në Manastirin e Shen Maria Koncepsion, të murgeshave Klarise të Shën Kiarës. Në testament, Xhiovana III thekson dhe transferimin e ikonës, duke theksuar se Andonika ishte e pandashme nga Shen Maria e Rifuxhio e Mëkatarëve. Vullneti i Xhiovana III nuk u zbatua dhe trupi i Princeshës Andronika Kastrioti ndodhet ende në varrezën monumentale të Manastirit Shën Trinitetit i Valencia, ashtu si dhe ikona mbeti në këtë manastir. [Daniel B. Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod. ArsLonga Nr. 29. 2020, p. 45-64].

Ekziston dhe një dokument tjetër i vitit 1517, i Xhiovana IV, e cila kur u kthye në Valencia, prezantoi varjantin definitiv të testamentit të nënës Xhiovana III, që trajtonte çështjen e transferimit të eshtrave të Andronikë Kastriotit të cilën e cilëson mentoria, mikia e ngushtë, e devotshëshmja Madama Skenderbega.

Nënambretëreshë Xhiovana III “urdhëronte”, që eshtrat e Andronikës të dërgoheshin në Manastirin Shen Maria Koncepsion, i urdhërit françeskan të Klarisave në Napoli, së bashku me ikonën e saj të preferuar. Rrethanat e atyre kohëve të turbullta, e penguan transferimin e eshtrave të Andronikës në Napoli. [Perugini Carla; Martínez Gázquez, José (véase nota 4), 1992, p. 89].

Ky adhurim i Andronikës për Shen Kiara lidhet me Arbërinë. Në Principatën e Kastriotëve bënte pjesë dhe dioqeza e Kunavisë, ku ishte dhe kuvendi i Shen Kiara me murgesha Klarise, i vetmi kuvend me murgesha në trojet Arbërore. Historiani Andrea di Giuseppe, thekson se manastiri i Shën Kiara u themelua nga Mamica, e motra e Gjerjgj Kastriotit - Skënderbeut. [Andrea di Giuseppe. Velaria Picta Albanica, Hylli i dritës, XXXVIII, 2, 2018, pp. 78 - 79]. Manastiri i Shën Kiara frekuentohej nga familja Kastrioti, natyrisht dhe nga Andronika, e cila e adhuronte Shen Kiarën. Nuk përjashtohet varjanti, që ikona Zonja Jonë e Rifuxhio e Mëkatarëve, të ishte marrë nga nga ky manastir, ashtu si mund ta ketë marrë në ndonjë kishë të Shën Maries, të cilat ishin të shumta në Principatën e Kastriotëve, ashtu si në tërë Arbërinë ishin mbi 300 kisha me këtë titull.

Nuk ka dyshime, që kjo ikonë e vjetër është arbërore, si e theksojnë shumë studiues, kritikë arti dhe klerikë, që e përshkruajnë ikonë cilësore e realizuar me stil bizantin, por dhe kritikët e artit dhe studiuesit shqiptar, duhet të japin mendimin e tyre.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora