E enjte, 28.03.2024, 02:26 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Lirika maji

E diele, 07.05.2023, 12:04 PM


Lirika maji

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Ndjenjat dhe mendimet

Ndjenjat dhe mendimet m'u ndezën flakë

NJë vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time

Nga i moshuar që jam,u ktheva çunak

M'u shfaq një mike e rinisë sime.

Do të thoni ju:- Po si është e mundur,

Të të ndizen ndjenjat në këtë moshë të vonë?

Ah,sikur ta njihnit sa ishte e bukur.

Imazhi i saj dhe tash më turbullon.

Dhe për një çast u bëra i lumtur

Se qe si një dremitje që të lëbyrë sytë

Ah,se ç'më bëre, o imazh i bukur!

Në këtë moshë të vonë "mu mbytën gjemitë".

2.Ikën mendimet

Mendime tokësore ikën nga unë,

Se tani unë jam në një planet tjetër

Sot nuk ka më  të lumtur (më ka zënë me shkumë)

Erdhi,o miq, mikja ime e vjetër.

Ndaj me të mora arratinë

Dhe kot më kërkoni rreth e qark

Kur kam me vete dashurinë

Unë të marrë në vetull gjak

Ashtu si ANTEU kur prekte tokën

Dhe bëhej dy herë më i fortë

Unë mu tek gjiri i mikes kam vënë kokën

Dhe mos më kërkoni mbi tokë.

3. U rrite Cigane!

U rrite.u rrite,moj Cigane!

Je bërë e tëra si nishane

Sa nur që ke!Sa sharme!

Ndaj mendjen ma ngre në alarme.

T'u rritën qepallat me bisht

Pa zunë e më shpojnë egërsisht

Po syri i zi dhe i madh

Gatë për të bëj"bërdaf".

Buzën zë lëpin me naze

Jam gati për të"të marrë saze"

Dua buzën time ta vë si kapak

Aq për të kam merak.

Buzëqesh gati vesh më vesh

Kështu,më duket, më"përqesh"

Dhe  më shumë më vë në ngasje

Ç'ojna,ç'ojna më paske/

4. Si luledielli

Luledielli kthen kokën nga shkon dielli

Unë kthej kokën nga shkon ti

Jam kapur si peshku nga grepi

Se nuk duroj,kur shoh një bukuri.

Se ti ke një bukuri qiellore

Sa del.gjithçka e magjeps

Dukesh paksa si hyjnore

Ndaj të ndjek me neps.

Se e humbas fare pusullën

Dhe bëhem gati si i dytë

Sado që kafshoj fort gjuhën

Më luajtën burgjitë.

5. Mu në vërs të pleqërisë

Mu në vërs të pleqërisë,

Më erdh maji i djalërisë

Dhe  më tundi,dhe më shkundi

Pleqëria,iku... humbi.

Humbi,humbi pleqëria

Se u kthye djalëria

Edhe nisem,për ku nisem

Mu tek mikja bitisem.

Mu tek mikja hane-hane

Po ku je,o moj jarane!

Por jaranja paska ojna

Unë tash,djalë, e marr "hopa".

Hopa se e marr në krahë

Dhe e puth ne "oh" dhe"ah"

"Oh" dhe "ah"... jo vetëm kaq

Marr gjithçka që më kënaq.

Tiranë, 6 maj 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora