Mendime
Florim Zeqa: Në shërbim të bashkatdhetarëve!
E shtune, 07.01.2023, 07:34 PM
Në shërbim të bashkatdhetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
nderuar bashkëpunëtor medial, miq vizuel dhe virtual, aktivist dhe veprimtar,
qytetar të vendit dhe bashkatdhetarë, edhe përgjatë këtij viti do ta vazhdojmë rrugëtimin
e përbashkët për mirëqenjen tonë dhe për një përspektivë të mirë dhe të
shëndoshë në trojet tona etnike.
Paanësia
në prezentimin e ngjarjeve
Sikurse
në të kaluarën, edhe tani e tutje veprimtarinë time atdhetare do ta zhvillojë
krejtëisht në baza vullnetare për të mirën e qytetarëve (bashkatdhetarëve) kudo
që ndodhen ata. Pavarësisht konesguencave, do të vazhdojë që ta themë të
vërtetën ‘lakuriqe’ ashtu siq është e jo siq e duan partitë politike dhe
mbështetësit e tyre morbid. Do të vazhdojë që ta prezantoj çdo ngjarje dhe çdo
zhvillim pozitiv në mesin e mërgatës sonë.
Paanësia
ime partiake ndaj shoqatave dhe organizimeve tjera, e bën më të mprehtë
analizën time, më të lehtë punën dhe angazhimin tim prej gazetari dhe analist
të pavarur, duke iu qëndruar pranë bashkatdhetarëve si në momente të bukura
gëzimi ashtu dhe në momente të hidhura pikëllimi.
Nuk
kanë mundur dhe nuk do të mund ta pengojnë punën time në shërbim të
mërgimtarëve sabotimet e grupeve të interesit dhe as komplotistët, të cilët i
vardisen çdo pushteti për interesa personale apo grupore (klanore).
Askush
nuk do të mund e ndal zërin tim kritik ndaj dukurive negative në vendlindje,
sikurse që nuk mund ta ndalin as mbështetjen time për organizimet e shëndosha
dhe në frymën e pastër kombëtare në mërgatë.
Zëri
kritik, thirrje ndërgjegjës së pastër kombëtare
Në
kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, kur hajnia dhe
zhvatja e buxhetit të shtetit janë bërë objekt i pasurimit të politikanëve dhe
sejmenëve të tyre në Kosovë dhe Diasporë, zëri kritik dhe thënja e së vërtetës
kumbojnë si kushtrim në ndërgjegjën e pastër të qytetarëve (mërgimtarëve).
Si
rezultat i kësaj, pas çdo shkrimi apo analize politike më vijnë më qindra
komente, mesazhe dhe telefonata mbështetëse nga bashkatdhetarët, por nuk
mungojnë as kritikat dhe akuzat e atyre që e kanë “mizën nën kapele”, të cilët
me gjuhë fyese dhe denigruese mundohen të më thyejnë moralisht, që të më
pengojnë në misionin tim jetësorë për një shoqëri të lirë dhe demokratike në
trojet tona etnike.
Sikurse
deri më tani, do të jemë gardian i të drejtave të
mërgimtarëve në shtetin ku jetojë, duke e kundërshtuar fuqishëm çdo
padrejtësi apo krim që bëhet ndaj bashkathdetarëve të mi, siq ishte rasti i
vrasjes së dy të rinjëve shqiptar nga Kosova në Regjionin Marche nga
punëmarrësi i tyre në mesin e shtatorit 2014, me ç’rast reagova me shkrimin tim
“Nuk po u mjafton djersa, e duan edhe gjakun tonë!”, botuar më 20.09.2014,
pothuajse në të gjitha gazetat ditore dhe portalet shqiptare të kohës. http://www.zemrashqiptare.net/news/37746/florim-zeqa-duan-edhe-gjakun-tone.html
Kur
jemi në këtë segment, krahas reagimit tim, të vetmit që reaguan ishin shoqata
“Skanderbeg” në Fermo dhe Arbëreshët e Italisë! Asnjë reagim nga përfaqësitë
diplomatike të dy shteteve tona, asnjë reagim tjetër nga asnjë parti apo
shoqatë, nga asnjë politikan apo veprimtar!
E
lehtë është të shitësh patriotizëm folklorik, por e madhërishme është ta
dëshmosh në vepër atdhedashurinë dhe respektin ndaj bashkatdhetarëve, duke ju
qëndruar atyre pranë në momente të rënda pikëllimi, qoftë edhe me një fjalë të
vetme.
Florim Zeqa, 06.01.2023