E enjte, 18.04.2024, 05:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Selimi: Piktori Gazmend Freitag po shfaq suksese të jashtëzakonshme

E shtune, 06.05.2023, 07:55 PM


Piktori Gazmend Freitag po shfaq suksese të jashtëzakonshme

Nga Ramiz Selimi

Këto ditë pata rastin ta vizitoj në atelienë e tij piktorin i mirënjohur nga Linzi Gazmend Freitag. Aty pash piktura të shumta që autori i kishte punuar në mënyrë të përkryer. Kishte portrete me personalitete të ndryshme, piktura me motive nga traditat, peizazhe dhe plotë kompozime tjera. Të gjitha punimet kishin një konceptim të veçantë që përcjellin tek vizitori një copëz historie nga jeta e përditshme e artistit. Pash një koleksion të veprave të punuar me vaj që kishin marr frymë nga peizazhet e bukura. Veç kësaj ato ishin inspirim për tematikën e veprave që shprehnin një shumëllojshmëri temash dhe emocionesh.

Vet z. Gazmend tregoi se ishte i kënaqur me rrjedhën e karrierës së tij krijuese, megjithatë u shpreh se,”Të merresh me art sot nuk është aspak e lehte sepse jo vetëm që kërkon kohë dhe investim në punime, por kërkon investim në reklamë dhe promovim të vazhdueshëm. Ti duhet të jesh gjithmonë aktual me organizimin e ekspozitave të shumta, sepse në të kundërtën harrohesh shumë shpejtë.”

Prandaj, Gazmendi jo vetëm që mbante brushën në dorë, por ishte shumë aktiv edhe në afirmimin e tij përmes publiciteti. Tregoi se këtë muaj dhe në qershor ka organizuar dy ekspozita, të fundit e kishte në “Botanische Garten” në Linz dhe

të radhës me 18.06.2023 në Salzburg. Shqiptarët nga Salzburgu e kanë rastin e mirë ti shohin punimet e artistit pasi ekspozita është e hapur për publikun.

Ekspozitat e shumta i japin mundësi publikut të shohin nga afër dhe t’i kuptojnë në thelb krijimin e qindra veprave që shprehin emocionet dhe ndjenjat e piktorit, por edhe të botës që e rrethon. Kur njeriu i vështron me kujdes punimet të shkon mendja se veprat e tij janë më shumë se vetëm diçka që duhet të shohësh, pasi koleksioni nga vizitorët gjithnjë e më tepër ndjehet.

Gazmendi kujtonte vitet e vështira kur si student i juridikut ishte detyruar të emigronte në perëndim. Dhe, pas disa viteve qëndrim në Gjermani e kishte zbuluar talentin e tij të vjetër prej piktori. Ndihet i lumtur pasi tani është etabluar në pjesën e sipërme të piktorëve dhe vlerësohet si njëri nga artistët më të mirë në Austri. Duke pasur parasysh suksesin e ekspozitave Gazmendi po punon në projekte të reja. Ai po planifikon të krijoj vepra tjera unike dhe të veçanta.

Kishte marrë shpërblime dhe vlerësime nga organizata dhe institucione të ndryshme që kanë peshë, si në Linz, Vjenë, Verona Itali, Londër,... Por, mirënjohja që mori nga “Lidhja e krijuesve shqiptarë në mërgatë “ me 30.04.2023 në evenimentin “Pranvera Vjeneze, tha se ishte njëra nga vlerësimet më të çmueshme që kishte marr ndonjëherë, sepse kjo i vinte nga njerëzit e gjakut tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora