E premte, 19.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Mendime

Sami Islami: Pse ezani me altoparlantë?

E enjte, 04.05.2023, 07:59 PM


PSE EZANI ME ALTOPARLANTË?

Nga Sami ISLAMI

Feja islame është fe e pareformuar ende. Ka mbetur  ajo siç ka qenë     gjenezën e saj! Nuk është  si  feja katolike e ortodokse psh.,  që me  Martin Luterin  ka pësuar  ndryshime të mëdha. Deri  atëherë  edhe kjo  fe  ka qenë  radikale (ashtu  siç është  sot feja islame). Feja islame  pra,  si e tillë s’ka ndryshuar fare as përsa i takon ritualit, as kodit  familjar, as  atij shoqëror. Me një fjalë  gjithçka  ka mbetur  e njejtë  si në kohën e para 12-13 shekujve!

Edhe  ezani, si një ritual i kësaj feje,  ka mbetur  njësoj në  strukturë.  Por jo edhe në paraqitje! Bile  vetëm këtu mund të themi  se ka një ndryshim! Dhe ndryshimi është  se, që nga  gjeneza, e deri  para disa vjetësh ezani është  thirrë drejtpërdrejt nga hoxhallarët, të  cilët është  dashur të hipin vetë në minare,  kurse tash krejt kjo punë po bëhet  me  altoparlantë!

Në këto  vjetët e fundit, pra,  nuk ka xhami  në territoret shqiptare, në  Shqipëri, në  Kosovë, e  as në Maqedoni,  e në  trevat tjera, të mos jenë  të pajisura me  altoparlantë! Ezani incizohet në  disk, caktohet dikush për ta "lëshu" aparatin dhe puna u kry!  Atje lart, në minare,   vehen altoparlantë të mëdhej, që mund të prodhojnë  zëra  me amplituada shurdhuese!

  rastisi    përjetoj një  situatë  shumë  të pakëndshme në vendlindjen time, ku  xhamia gjendet  fare pranë  shtëpisë. Ishte  ditë e nxehtë  vere. Tek  vëllau kishin ardhur mysafirë. Kishte edhe  fëmijë në  djep. Nga se  brenda ishte  shumë  vapë, të  gjithë kishim dalë    kopsht. Deri sa fëmija flente qetë    djep, papritmas erdhi një  bubullimë  zëri nga minarja, sikur të kishte ra  rrufeja! Thashë mos u  ça  qielli! Fëmija që po flente në  djep e pësoi më së keqi! U tremb, u zgjua  lemeritshëm dhe ia nisi  vajit,  sa u dasht edhe një orë tjetër  që nana e vet ta qetësonte!

Një rast tjetër. Më rastisi të gjendem në Shkodër në mesditë, kur u thirr ezani (edhe këtu me altoparlant). Por ajo më e çuditshmja ndodhi më pastaj. Krejt rituali i faljes në xhami, transmetohej nëpërmes të altoparlantit dëgjohej edhe jashtë xhamisë! E pyes një shkodran pse edhe ritet fetare të xhamisë dëgjohen edhe në rrugë? Ai m'u përgjigj se kështu e kemi çdo herë kur ka falje brenda në xhami! Jemi ankuar në bashki por  ajo s'ka marrë kurrfarë masash për ndalimin e kësaj dukurie.

Si mund të  shpjegohet kjo, nga ana fetare, pa të mos flasim për  atë humane, se humaniteti u pa!? A e lejon feja që  me thirrjen e  ezanit me altoparlantë shurdhues  t’i tranosh fëmijët në  gjumë, por  edhe njerëzit e tjerë, gjithashtu? A është kjo sipas kodit fetar gjë  e mirë, apo mëkat, se mos të flasim për ligje, nga se  ato mungojnë tek ne!? Si shpjegohet kjo nga autoritet  e fesë islame?  A duhet  dikush të marrë përgjegjësi për këtë? Më intereson të  di si e  arsyeton këtë kreu i  BIK- ut në Kosovë, por edhe në Shqipëri ?

Nëpër  qytete, për ndryshim nga fshatrat,  ka shumë xhami dhe po aq minare.  Dhe, në çdo  vakt, kur thirret ezani,  hallakama nga altoparlantët ushton  gjithandej! Kjo  duket më së miri në  kohën e  ramazanit, edhe pse  raste të tilla ka gjatë  gjithë  vjetit.  Dhe,  kur xhamiat janë  afër njëra-tjetrës,   si në Prishtinë ose Prizren, në ato momente duket  sikur  xhamitë  bëjnë  gara, duke  e  sfiduar njëra-tjetrën  se kush e ka altoparlantin më të  fortë!   Ezanet dalin me  zëra të ndryshëm, disa  pak më të trashë, disa pak më të hollë…Disa  ia nisin pak më heret , disa pak sekonda më  vonë! Thjesht , për  disa minuta, deri sa thirret  ezani,  njeriu e dëgjon “orkestrën” më të  çuditshme në botë! Truri të  vlon prej  CD-ve    ardhurta, ku  ta dish,  prej Arabisë a  Turqisë!

Por kështu nuk është      gjitha  trevat  shqiptare  të besimit islam. Në  Maqedoni, p.sh.  situata është pak më ndryshe. Edhe pse edhe atje ezani  thirret  me altoparlantë dhe ka plot xhami, shteti maqedon ka sjellë ligjin për amplitudat  e lejuara! Atje nuk mundet  asnjë  xhami t’ia  “lëshojë” zërin altoparlanteve  sa të duan vetë, si në  Kosovë dhe  Shqipëri! Se,  po qe se  ndodh kjo  Bashkësia Islame atje  do  të përgjigjet për thyerje të ligjit.

    gjitha shtetet e Evropës, ku  , sipas disa  hoxhallarëve shqiptarë, për të  cilët, atje,   liria fetare është më e madhe  se në Kosovë  e  Shqipëri, le ta dinë se ezani nuk dëgjohet fare! Unë jetoj më shumë se çerek shekulli në  Angli, por  kurrë  s’më ka ra të dëgjoj ezan  në ndonjerën prej xhamive! Po kështu  është, me sa informacione  që kam , edhe në Zvicër, Gjermani!

Me ligj të  gjithë kanë    drejtë  të mbajnë fenë  e tyre, u muar  vesh, edhe myslimanët,  por pa i penguar qytetarët e tjerë me përcaktime të  tjera fetare , ose  edhe  ateistë. Në botën e qytetëruar funksionon ligji, e jo si tek ne  anarkia.

Një  ligj i tillë duhet të nxjerret    edhe në  Kosovë  e në  Shqipëri! Sepse vërtetë kjo  që po ndodh me ezanin tek ne i ka kapërcy caqet ligjore  dhe  humanitare, sa ka arritur  deri    absurditet!  Autoritetet shetërore duhet  ta nxjerrin ligjin për  amplitudat  e lejuara  dhe atë  sa më  shpejt që është  e mundur !  Kjo çka po  ndodh tek ne nuk bën  të merret  si  liri  fetare! Kjo  është  anarki fetare (në mungesë të ligjit , kuptohet)! Ky lloj ezani nuk  është asgjë tjetër, pos provokim i haptë kundër të  gjithë  atyre që nuk i përkasin fesë islame, apo  është provokim edhe kundër     gjithë  ateistëve! Në të njejtën kohë  ky fenomen reflekton imazh jo  të drejtë ( se ne nuk jemi shtete fetare) dhe jo  të mirë    sytë  e turistëve të huaj! Kosova e  Shqipëria me kushtetutë  janë shtete laike. Nuk janë  shtete fetare. Shetet  tona  duhet të  ndjekin  rrugën   e shteteve  evropiane, ku komunitet  fetare  nuk mund të  veprojnë jashtë ligjit!

E, çfarë  do    ndodhë në të ardhmen, mbetet të  shihet!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora