E merkure, 24.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Sadbere Emshiu: Takime të ndërsjellta të dobishme ne Hamburg

E merkure, 03.05.2023, 08:49 PM


Takime të ndërsjellta të dobishme ne Hamburg

Nga Sadbere Emshiu

Ditën e martë më 25 prill, mbas takimit me ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë, deputeti i parlamentit të Hamburgut Sami Musa së bashku me disa përfaqësues ndërshqiptarë ,personalitete të sferave të ndryshme, si nga sporti me ikonat Luan Krasniqi, Altin Lala, ish kapiten i përfaqësuese shqiptare, kapiten i skuadrës së Hanoverit, ciftin Suzana e Lulzim Zhuta përfaqësues të novitetit të energjisë në Hamburg dhe mbarë Gjermaninë, përfaqësuesen e Konzilit të Kosovës Arjola Caka, me BIBA –Ibrahim Mislimi humanist me origjinë nga Gostivari icili në lokalin e tij VOTRA në lagjen Vedel ndihmon shqiptarë në nevojë. Ishin të ftuar Albert Bisaku, kryegastronomi i restorantit të njohur Dubrovnik, gazetari i pavarur  i rrethinave të Hamburgut etj.Në këtë takim mbrëmje tepër mikpritse pjesmarrësit u  bënë diskutime e propozime si  dhe u njohën dhe me mesazhin që përcolli ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti.

Perfaqësitë diplomatike (ambasadat), dihet se janë nyjet më të rëndësishme të lidhjeve dhe mardhënieve midis shteteve. Në vecanti midis shteteve të tilla të fuqishme si Gjermania, në këto mardhënie, ato marrin një rol të vecantë e prioritar. Në linkun e publikuar nga ambasadori I Republikës së Kosovës zoti Faruk  Ajeti midis të tjerave njoftohet:”Bashkë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë,  Artur Kuko,zhvilluam një vizitë zyrtare me autoritetet e landit të Hamburgut, ku patëm takime mjaft përmbajtësore me Jan Porksen, Sekretar I Shtetit në Senatin e landit të Hamburgut dhe deputët e landit Dr.Sven Tode (SPD), Sonja Lattëesen (Grune),David Erkalp (CDU), Anna von Treuenfels-Froëein dhe Sami Musa(FDP). Në qendër të takimeve ishin

-Thellimi I bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me landin e Hamburgut.

-Fuqizimi I bashkëpunimit parlamentar.

-Përforcimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, kulturore dhe turistike.

-Kanalizimi i potencialit të diasporës tonë.

Kënaqësi të takonim edhe Sami Musa, deputetin e parë me prejardhje nga Kosova në parlamentin e Hamburgut, I cili mund të jetë një urë e rëndësishme e thellimit të bashkëpunimit me landin e Hamburgut.Samiu është djali i një veprimtari të hershëm të cështjes së Kosovës në Gjermani dhe i një emer të përvecëm:Bacës Xhelil.” Në thelb të këtij linku kaq njoftohet. Por duhet theksuar se ky takim pune ka një rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe atë të Shqiperisë. Filozofia e sotme është se fuqia e një vendi është te ndryshimet, jo te ngjashmëritë. Ballafaquar me  kërkesat e kohës, ndryshimet e këtyre dy vendeve lidhur me mardhëniet me shtetin gjerman, janë të mëdha. Tehu i takimit, sikurse shihet në njoftimin e ambasdorit Ajeti, kap një diapason të gjërë mardhëniesh, ekonomike, kulturore,turistike, parlamentare etj. Nëpërmjet këtyre veprimtarive e mardhënieve realizohen interesa të ndërsjellta të cilat i shërbejnë sejcilit shtet.

Ndjejmë kënaqësi të vecantë që në këtë takim merr pjesë direct dhe zoti Sami Musa deputet i parë me prejardhje nga Kosova në parlamentin e Hamburgut. Kemi ndjekur me kujdes fushatën e zgjedhjeve të deputetëve të parlamenitit të Hamburgut. Në atë fushatë zoti Sami bëri disa premtime para elektoratit, të cilat shkallë-shkallë po i realizon me sukses. I tillë ishte dhe premtimi për bashkëpunim të gjithëanëshëm që po konkretizohet. Gjermania e vecanërisht Kosova dhe Shqipëria .janë përpara një sfide të madhe për konkretizimin e vënien plotësisht në jetë të këtyre marveshjeve dhe problemet që dalin për ato. Kjo gjendje ve në pozita më të mira pune e zbatmin e ligjeve gjermane edhe mërgatën e imigrantëve që për këtë land ata janë disa dhjetra mijë, duke lojtur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Gjermanisë dhe të ekonomive të tyre.Koha do të nxjerrë në evidencë dhe nevojën e takimeve të tjera, si dhe realizimin e objektivave të këtyre takimeve përmbajtësore.

Sadbere Emshiu

Prill 2023

Hamburg



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora