E merkure, 24.04.2024, 03:03 AM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Liria ne pranga qindarkash…

E merkure, 03.05.2023, 08:58 PM


Liria ne pranga qindarkash…

Nga Nikoleta Kovaçi

4 vjet ma pare, nje koleg-mik, nder te paktet qe te le profesioni-pasion-mision, ma uroj me kte foto diten e lirise se Shtypit! Kto ishin qindarkat e plotesimit te rroges se ‘dores’ qe i perkisnin muajit mars! Te bankes nuk e dinte se kur i merrte!

Aso kohe kisha vendos me e braktis median: shtyp nuk kishte ma…, isha si me thane e fundit “e çmendun” mas tij dhe dy ma te fundit u ndame ne 2018-n-une kuturu rrugeve e ajo uli perfundimisht grilen e saj te mbajtme me shpirt nder dhambe… Kuturu-ja jeme ngaterrohej me vesin, zinte FB jem mas çdo ngjarjeje, vjedhjeje, abuzimi, reagimi, talljeje, percudnimi e vrasjeje! Me dukej se kisha braktis edhe veten, jo ma ‘vesin’!

Qindarkat e kolegut, me thernin ne tane palcen e rrugetimit jo te shkurte e plot pengesa hajvanesh, meskinesh, servilesh, e fodullesh qe i kishin vue kazmen shtypit, atij te vertetit, atij qe rremonte kah e drejta dhe ne krah te pamundunit!

Portalet, online, cicmicet, showbizz-erat, incineratoret, kapot e krimit dhe te dukurise sorosiste te zinin edhe frymen jo ma rrugen… Fjala, ajo e shkruemja, ma gerryente sdo sekond ndergjegjen! Po qindarkat e kolegut, qe ishin dhe jane qindarkat simbol te nje jete te punes se shumekujt prej nesh (punetoreve te medias, ktu e kam fjalen vetem per gazetaret) ishin thujse goditja perfundimtare e pasionit dhe misionit!

Sa here kam lexue e lexoi raporte per lirine e medias ne vendin tone qesh me te madhe, kudo te jem, me kedo te jem! Me shijon ai moment memecerie dhe nuk flas me kerkend, veç me vedi: sado te mendoje bota se e njeh lirine tone te cungueme kurre nuk e merr nepermend se ç‘a vertet ka ndodh e ndodh ne kete vend!

Ata qe hartojne raporte, nuk munden me e perceptue fundin e asaj çka pjell propaganda ne emen te lirise, sidomos te asaj te medias! Fale Zotit, gazetaret nuk jane godit nga krimi, e kjo ne fakt ka ardh ne fajt fale mos te paturit liri… E pak, krejt pak, ka mbet gja e mire nder ne ma…

Liria do shpirt, jo stomak; gzuar te gjithe ju qe e dini, ndjeni dhe e besoni…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora