E premte, 29.03.2024, 10:35 AM (GMT)

Kulturë

Kadri Tarelli: Manastiri, qyteti i shkronjave dhe librit shqip

E hene, 01.05.2023, 06:56 PM


MANASTIRI, QYTETI I SHKRONJAVE DHE LIBRIT SHQIP

Mbështetje nismës, dhurim librash për Bibliotekën shqip të Manastirit

Nga Kadri Tarelli

Para do kohësh, një lajm sa i bukur e i gëzueshëm, aq edhe i pa pritur për mbarë mjedisin dhe botën shqiptare, kudo që jeton dhe punon:

Studente Ermira Selimi shpërthen nismën hyjnore për mbarë shqiptarinë: Të krijojë bibliotekën e librit shqip, në qytetin e Manastirit, duke drejtuar thirrjen: “Mos ta harrojmë Historinë, të kontribuojmë së bashku!”

E admiroj për guximin, pse jo edhe për besimin që ka në ndjesitë atdhetare të mbarë shqiptarisë, sepse qyteti i Manastirit, qyteti i Kongresit të shkronjave shqipe, meriton të ketë një bibliotekë, ku të flitet, të shkruhet dhe të këndohet shqip.

I përshëndes të gjithë ata miq, shkrimtarë, poetë dhe krijues të Durrësit dhe nga të gjitha trevat shqipfolëse, që i janë përgjigjur thirrjes, duke dërguar libra. Një veprim që meriton falënderim.

Në këtë udhëtim plot vlera, bashkohem edhe unë, duke dërguar disa libra, (tre copë për secilin nga pesë titujt e librave që kam botuar): “Misionarë në udhën e dijes”, “Kur lexoj një libër”, Hytbi Tarelli, mjeshtër i daltës dhe penelit”, (monografi), “Koha në vargje”, (poezi), dhe “Vjeshta në vargje”, (poezi).

I gjithë ky mundim bëhet i mundur, në bashkëpunim me mësuesen e pasionuar Lindita Gera-Rushiti, në shkollën 9-vjeçare “Abedin Dino”. Plazh. Durrës, e cila prej kohesh i është bashkuar nismës, duke mbledhur librat, më pas i çon në Tiranë, nga ku dërgohen për në Manastir. E gjithë kjo punë plot përkushtim atdhetarie, meriton mbështetje dhe mirënjohje. Mësuesia nuk është thjesht zanat, por më shumë mision. Edukimi atdhetar te brezat, është vepër e magjishme. I lumtur Ai, apo Ajo, që e kupton dhe e zbaton!

Urime librit shqip, në udhën drejt qytetit të Manastirit, ku lindën shkronjat shqipe, pjesë e shpirtit dhe kulturës së kombit dhe u gatua Mëvetësia e Shqipërisë!

Suksese dhe mbarësi studentes Ermira Selimi, si “Misionare e  librit shqip”! Koha do të gjykojë dhe do të flasë me gjuhën e saj, si trashëgim për brezat.

Mirënjohje dhe mirëkuptim!

Kadri Tarelli

Anëtar i “Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve. Durrës”

Mes pranvere, 2023.

Shënim: Tablloja “Kongresi i Manastirit”, është krijuar nga artisti Hytbi Tarelli. Një punim që gjen vend në shume shkrime lidhur me “Kongresin e shkronjave shqipe”. Për këtë më vjen mirë, sepse i ngriti një monument asaj ngjarje, që më pas solli mëvetësinë e Shqipërisë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora