E enjte, 25.04.2024, 09:34 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Berisha VII)

E marte, 30.12.2008, 02:02 PM

Nikollë Lesi

Si i njoha Nanon dhe Berishën

Kapitulli i dytë - Sali Berisha

Mitingu i Kamzës dhe pragprishja e koalicionit

Genc Pollo, Arian Starova dhe unë kishim vendosur të kërkonim një mbledhje urgjente të Koalicionit të Djathtë. Ishim diku afër fundit të fushatës. Përditë e më shumë Saliu bënte thirrje të hapura që të votohej hapur pro Partisë Republikane në proporcional. Ne kishim bërë aleancë të firmosur , porse nuk po zbatohej aspak nga lidershipi i selisë blu. Kishim mbetur në cark dhe nuk dinim c’të bënim , ndërkohë për pak ditë mbyllej fushata. Ne, të tre, bënim thirrje në mitingje që votat të shkonin për kandidatët e përbashkët të Koalicionit në mazhoritar , dhe , natyrisht sejcili kryetar partie kërkonte vota për partinë e tij në proporcional. Kështu ishte Marrëveshja e fillimit. Po kuptonim se do të na nxrrinin “ rruar e qeshur”. Unë, sic kam treguar ia fala dy zonat e lira që më takonin, duke besuar se do të ndërtonim një aleancë jo vetëm për rrëzuar Nanon, por edhe për të ndërtuar një të ardhme tjetër për vendin tonë. Isha në një dilemë të madhe brenda vetes. Po shkonim drejt mitingut të Kamzës, afër kryeqytetit. Realisht në Kamëz kisha një prej degeve më të fuqishme në vend. Aq me tepër që atje ishte kandiduar në proporcional një mjek i njohur i zonës. Pollo dhe Starova më thanë në telefon se duhej të kërkonim patjetër mbledhjen e koalicionit, pasi gjithcka po kërkohej për Partinë Republikane nga Saliu.

- E kemi mbushur plot e përplot me flamuj të PDK. Gjysma e mitingut janë njërëz demokristianë- më thonë ata të degës së Kamzës. Pak përpara dhe pas telefonatës që i bëra Saliut se duhej të takoheshim pas mitingut për shkeljen e marrëveshjes prej tij , na vjen vajza e protokollit të mitingut. Njofton se ju Lesi, Pollo dhe Starova jeni caktuar të flisni. U bëra gati se cfarë do të thoja në këto kushte, porse me kujdes do të lija të nënkuptohej se nuk kemi ardhur për Mediun. Pjesa e turmës në rreshtat e parë ishin veshur me bluza të bardha e ku shkruhej “PDK- Lesi”. Në të vertetë nuk u ndjeva dhe aq mirë .Filloi mitingu. Që në fillim vajza e cila hapi mitingun tha :” Mitingun do ta përshendesin Sali Berisha dhe Fatmir Mediu !”. Pamë njëri tjetrin; Pollo, unë dhe Starova.

- Votoni vetëm Partinë Republikane në proporcional !- bërtiti Mediu.Nuk vonoi dhe doli Saliu.

- Votat për kandidatitin e PD-së dhe në proporcional vetëm Partisë aleate Republikane !- dhe turma mbeti si mes duartrokitjeve dhe tulatjes. Genc Pollo po plaste nga inati. Unë gjithashtu. Starova thotë:” Nuk ndryshon ky njeri !”. Ikëm . Sytë na nxirrnin tym. Nuk kishim c’të bënim në këtë situatë. Të dilnim nga Koalicioni do të na thonin se “ janë blerë nga socialistët e Nano”. Të rrinim pa folur nuk kishte kuptim. Ndaluam diku rrugës për kafe me Pollon dhe Starovën. Shikonim njëri tjetrin dhe qeshnim nga halli. Nuk kishim udhë tjetër vetëm të porositnim degët tona se cpo ngjiste në kupolën e Tiranës. I kërkova Pollos që t’i telefononte Saliut për këtë që bëri në Kamëz. Bëri sikur nuk dëgjoi. Ia kishte frikën e reagimit të tij. E mora vetë në telefon.

-Nikollë ! Ashtu ishte puna në Kamëz!- mundohej të sqarohej.

-Të paktën të na thoje para mitingut doktor. Nuk është mirë kështu !- dhe u hodha një shikim dy kolegëve në tavolinë. Ata ulën kokat.

-C’na u bë si burri e nenës edhe ky Mediu !- shfreu gjithë mllef Starova.

Përmet, Berisha kap për xhakete Mediun

Permeti është një ndër qytetet më të kultuar në vend. Ishte mitingu i parë dhe i fundit në atë qytet për këtë fushatë elektorale. Në emër të opozitës kandidonte Mitro Cela. Ndërsa nga partitë e vogla në proporcional më të fuqishme ishte ajo e Pollos dhe PDK. Shkova para të tjerëve në Permet. Televizioni lokal kishte planifikuar një intervistë me mua. Nga 10 pyetje nentë kishin të bënin me duelin tim me kryeministrin Nano. Pas asaj beteje te 8 Nentorit 2004 në parlament, kur sfidova edhe me votë zotin Nano për ceshtjen e imunitetit, njërëzit kudo më uronin për kurajon. Duke e lenë paksa mënjanë modestinë në të vertetë nuk ishte e lehtë t’i dilje përballë kryeministrit, aq me tepër që unë isha pothuaj vetëm. Nuk vonoi dhe pas pak mberriti Berisha në sheshin kryesor të Permetit. Kishte ardhur dhe Liri Berisha në miting. Një grua e urtë, e mencur. Rastësisht qëndrova afër Saliut dhe Lirisë. E kisha shkelur protokollin, por në atë moment nuk kishte protokoll që mund të zbatohej përballë turmës e cila ishte në kembët tona e bërtiste. Si rregull asnjë kryetar partie nuk mund të fliste me shumë se 5-7 minuta. Përvec Berishës që kishte kohë pa fund ! Fola. Shkurt dhe qartë. Pas meje doli Mediu. Ai donte të ndizte turmën , por harroi se koha kalonte dhe kaluan 20 minuta e nuk pushonte. Saliu e kapi për xhakete. Mediu nuk ndaloi. Në një qindën e sekondës Fatmir ktheu kokën pas dhe më vështroi me inat. Kujtoi se e kisha kapur unë për xhakete. Dhe për mos e carë kokën vazhdoi prapë, si për inatin tim. Saliu sa nuk plasi nga inati. Dikur Fatmiri mbaroi fjalimin. Mu afrua me lezet dhe më tha :

- Mos e përsërit herë tjetër me mua këtë që më bërë tani ?- foli kërcënueshëm.

- Ik ore pirdhu ! – ia ktheva si nën zë që të mos na dëgjonin të tjerët. Kur mbaroi mitingu pijmë një kafe udhës në kthim për në Tepelenë. Saliu nuk i foli fare Fatmirit. Donte ta shqyente , pasi nuk mund të fliste PR-ja 10 minuta më shumë se doktori ! Arian Starova më thoshte duke qeshur nën zë:” Shiko edhe pak kur ta rrahi Sala me shpulla Fatmirin”.

Miting në Patos të Fierit

Sipas marrëveshjes së firmosur me PD partia ime kishte dhe një zonë të lirë në Patos të Fierit. Kishim kandiduar një inxhinier nafte. Në të vertetë nuk patëm ndonjë pretendim të madh në Patos, pasi ishte zonë historikisht e majtë. Por sipas marrëveshjes në zonat e lirë lideri i PD-së ishte i detyruar që të bënte thirrje që votat edhe në proporcional t’i kalonin partisë e cila mbante zonën e lirë. Në Mirditë nuk e kishte zbatuar firmën e hedhur për bashkëpunim. Epo , mendova , në Patos nuk do t’i kushtojë asgjë të thotë nja dy fjalë edhe për PDK. Në një takim që pata bërë me Bamir Topin në Patos ai tha fjalët me të mira për forcën time politike. Por mitingu i fundit në Patos nuk ishte në axhendën e javës kur të vinim nga Vlora në mitingun e dytë. Papritur nga zyrat e PD-së më morën në telefon.

- Zoti Lesi ! Në ora 19.00 është mitingu në Patos- më sqaruan. Unë isha në një takim në Malësi të Madhe diku rreth orës 17.00. Edhe sikur të fluturoja nuk kisha mundësi praktike të kapja orën 19.00 në Patos. Nuk gjeta udhë tjetër vecse telefonova një njeri të degës time në atë qytet dhe i sqarova se duhej të fliste në emër tim , pasi isha lajmëruar me vonesë. Diku nga ora 20.00 e mora prapë në telefon.

- Fole ? Cfarë tha Saliu?- pyeta rrufeshëm.

- C’të flisja ore miku im ? Nuk me lanë as t’i ofrohesha tribunës !- shfrynte ai- Ndërsa për votat ai kërkoi t’ia jepnin Partisë Republikane në proporcional- e mbylli sqarimin më shumë se i pezmatuar. Bela e madhe më kishte zënë ! Isha shah-mat. Mendoja se do të dalë keq nga kjo fushatë. Me vinte turp dhe inat.

Maleve të Kelmendit për Arbnorin

Zona elektorale numër një në Malësinë e Madhe, zonë në të cilën ndodhet Kelmendi i famshëm, kishte si kandidatë për deputet nga PD Pjetër Arbnorin dhe Paulin Sterkaj nga PS.Situata ishte tensionuar aq shumë atje , sa pritej që nga casti në cast të plaste një grindje pafund, së cilës do ti dihej vetëm fillimi , e jo fundi. Në atë zonë malësore ishte vështirë të shuhej zjarri, nëse fillonte për arësye politike. Në Kelmend kam qenë njëherë në shtator 2003, bile deri në Vermosh. Fshati Vermosh është pika ku “varet” harta e Shqipërisë, pra pikë më veriore e shtetit shqiptar. Një vend mjaft piktoresk, por shumë i largët për të shkuar atje. Duheshin disa orë rrugë, duke u nisur nga qendra e Koplikut. Kur shikon Leqet e Hotit për herë të parë, duke përshkruar një udhë plot me kthesa të pafund, në formë zigzage që fillojnë nga maja e malit dhe ulen pikiatë poshtë në lumin e Cenit drithërohesh nga frika. Herën e parë kalova me makinë ato leqe me një ankth që më dukej se nuk do të mbaronte kurrë.Të dukej se nga casti në cast do rrokulliseshe në lumin e Cenit. Atëkohë të shtatorit 2003 për t’u kthyer nga Vermoshi na zuri një deborë e madhe sa bardhësia kishte mbuluar gjithcka. Në Kelmend më donin. Dhe unë mezi prisja të shkojë prapë në Vermosh. Është një bukuri e rrallë të cilën kush e ka prekur mallengjehet sa herë i përmendet fjala “Vermosh”.

-Nikollë ! Nesër duhet të shkosh urgjent në Kelmend ! Atje ti ke shumë simpatizantë. Pjetër Arbnori po rrezikon të mos fitojë. Duhet të shkosh –më tha Saliu në mesnatë. Pata lajmëruar një takim në Lushnjë, por u detyrova t’ju them se duhet të jem në Kelmend .

-Dakort ! Por Kelmendin ma lerë mua si vota demokristiane, aq me tepër që është dhe zonë krejtësisht katolike. Për Mediun po bën thirrje përditë…- fola duke qenë në këtë rast pragmatist. Mendova ta shfrytëzoj rastin , ashtu sic bënte përditë PR.

-Po ! PD-ja do të punojë për PDK në Kelmend- e mbylli doktori. Në mengjez u nisa herët, nga ora 5. I arrita të tjerët aty rreth orës 9 pikërisht tek Leqet e Hotit. Karvani i makinave elektorale ecte ngadalë në atë zonë të rrezikshme të udhës. Dikur arritëm në qendër të Komunës së Kelmendit. Kryetari i komunës, që në shtator 2003 na kishte përla votat demokristiane doli e na priti. Pjetër Arbnori hyri i pari në zyrën e tij. Filloi të fliste paksa në tym. Mundet mosha apo frika e zonës e kishte bërë që ta humbiste toruan. Mora fjalën. E dinin që vija në emër të Berishës dhe partive të koalicionit të opozitës.

- Gjithcka për Arbnorin ! Më thoni emrat të cilët duhet të takoj e të bisedoj- e nxora një bllok të merrja emrat shënim . Në atë zonë parimi i fisit mbizotëron akoma.- Por votat në proporcional do të jenë për demokristianët- thashë dhe mendova se vura kapakun bisedës.

-Jo zoti Lesi !- ndërhyri Arbnori- Këtu do t’ia japim Partisë Republikane. Kam porosi të vecantë nga Berisha- vazhdoi ai në të folurën e tij karakteristike.

-Më falni, por unë vij direkt nga Berisha për ju zoti Arbnori. Kam biseduar për proporcionalin…. - insistova paksa me ngritje zëri.

-Ti po vjen prej Saliut. Por ke ba 6 orë udhë me makinë prej Tirane. Me telefon nuk vonon porosia të vijë për një minutë- ndërhyri Arbnori- Tash kanë dalë telefonat zotni- e mbylli duke qeshur ai. U bëra uthull. Më pas shkuam në një fshat problematik për Arbnorin. Realisht sa fola në miting u duk se e ndryshova gjendjen në favor të Pjetrit. Kaluam dhe në fshatin Vukël në nëj festë fetare të zonës.

- Të lumtë ! I bane mirë atij Fatos Nanos në parlament !- më uronin kelmendasit- Të pafshim në qeveri pas këtyne diteve- thonin dhe me shtrengonin të rinjtë. Jam kthyer në orën 3 të natës në Tiranë dhe në ora 6 të mengjezit u nisa për Gramsh. Nuk më hiqej nga mendja Kelmendi dhe Pjetri.

(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora