E premte, 29.03.2024, 07:48 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Armikun historik e kemi në shtëpi

E enjte, 15.12.2022, 12:01 AM


ARMIKUN HISTORIK

E KEMI NË SHTËPI

NGA KALOSH ?ELIKU

Shqiptarët, gjithë jetën u morën me armikun e jashtëm të shtëpisë: Turqinë dhe Serbinë. Fajin për bashkim kombëtar, Shqipëri Etnike me shekuj ua hudhin turqve dhe serbëve. Armiqëve historik, që vetë i mbajtën gjallë në jetë me “shqiptarë të ndershëm” dhe besnik: “turq” dhe serb. Kryetarë shtetesh, pashallarë, agallarë, kryeministra, ministra e deputetë të popullit. Aqsa, edhe u martuan me  gra turke dhe serbe, lindën edhe fëmijë. Gra dhe fëmijë kishin në shtëpi, gra morën dhe lindën fëmijë edhe në Serbi. Shqiptarët, gjatë Luftës Kosovës (1998 – 1999), nuk i vranë serbët, por fëmijët e tyre kopila që i lindën me gra serbe.

Aspak, nuk u morën me armiqtë brenda Shtëpisë: spiunët. Bashkëpuntorët e armikut. Pjellën e tyre si popull liridashës. E, sa di unë, këtë e ka thënë moti edhe vetë populli shqiptar: Vështirë, arrihet deri te bashkimi kombëtarë dhe Liria, pa e pastruar bërllokun para shtëpisë nga armiku i brendshëm. Kotnasikoti mundohesh ta pastrosh nga armiku i jashtëm me vite dhe shekuj. Prandaj, shqiptarëve edhe u përsëritet historia. Shtete i kanë bërë armiqtë e  tyre historik. Shtetin e tyre duke e lënë nëpër këmbë, shkatërruar dhe ndarë copë - copë me armiqtë historik?!

Edhe, kohën e fundit e dëgjoj një rrufjan përmes valëve të radios, dhe Facebookut, portaleve elektronike: për rehabilitimin e tij si rrufjan para vdekjes politike dhe fizike me një këmbë në varr në “Xhehnet”, krah për krahu nga shërbetorët e tij rrufjanë me vende pune dhe poste partiake. Autorin e “veprës shkencore” jetësore. Libër, me ekipë shkencor, që SHGB “RILINDJA” e Prishtinës e ka botuar moti në sistemin komunist (1981). E ky “burri” botës para vdekjes e publikon vetë si “shkencëtar” partiak?!

Amanetin dhe porosinë e babait tij serbo-jugosllav, brez pas brezi me poste politike dhe para nga familja e “vëllazërim - bashkimit” në shtetin e “përbashkët”. Jo, se: këtë “vepër shkencore”, nuk e kemi pasur si botim i “Rilindjes “ në Prishtinë. Po, ja tashti e kemi të arnuar arnë përmbi arnë si plagjiaturë edhe nga nji rrufjan besnik shqiptar, me poste partiake politike jugosllave deri dje ministër, dhe komunist i flaktë me çmime shtetërore?! Rrufjan, që sot e kanë shpallur publikisht vetë bashkëpunëtorët e tij komunistë dhe Komisioni lustrues si spiun besnik i “vëllazërim-bashkimit” me argumente dhe tapi policore në mjetet e informacionit.

Rrufjani, nuk pajtohet me shpalljen e tij me dëshmi arhivore si rrufjan, po përpiqet ta shpëtoj dhe rehabilitojë veten me emisone deklarative policore neokomunsite. Edhe, atë: argatë Dje i sistemit komunistë, Sot: Neokomunist, me vulë Dexhalli në ballë.

Përçudi, sot i doli zot rrufjani i tij partiak i shëtitur nëpër redaksitë komuniste me poste politike, gjithë jetën me rrogë partiake qeveritare pa asnjë ditë pune në redaksinë e “pavarur” në gjuhën shqipe të “vëllazërim-bashkimit”. Sot, “analist” politik.

Rrufjanët, që sot vdiqën përsëgjalli me brekët nëpër këmbë. Nesër, me siguri pa vende pune, dhe poste partiake do të hyjnë në histori me këtë testament mbi varr:

Rrufjanët e Djeshëm politik. Spiunë

Që, nateditë i reklamoni emisioneve:

Sot, m’i hiqni nga sytë,“patriotët”!

Shkaku, se: Do t’i vjellë edhe zorrët

Kur, i shoh në fushata parazgjedhore

Me premtime. Dhe, vite për Nesër!

Nuk dua t’i shoh në ekrane televizive

Që, e kanë shitur veten: një torbë taxhi

Dje, dhe Sot: Egjër, ende përqafe!...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora