E premte, 03.02.2023, 12:34 PM (GMT)

Editorial

Gani Qarri: Vendi në rrezik, thirrje për mobilizim mbarëkombëtar

E hene, 12.12.2022, 08:00 PM


Vendi në rrezik, thirrje për mobilizim mbarëkombëtar

Reagim urgjent gjithë-qytetar, në Kosovë dhe diasporë!

Nga Gani Qarri

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, përveçse është pritur dhe ditur qartë e me kohë, ashtu siç kemi tërhequr vërejtjen edhe ne, në vijimësi, mbulimi i çdo cepi të vendit me xhami arkaike islamiste si dhe pushtimi i Kosovës nga hoxhallarët turko arab, të cilët përveç krijimit të oazës arabo-mesjetare në zemër të Evropës dhe shkatërrimit të identitetit tonë kombëtar, dërguan edhe rreth 400 të rinj shqiptar, në luftëra të terroristëve të ISIS-it, në Irak e Siri, ata duke mos pushuar për 20 vite rresht edhe sharjet e mallkimet, kundër vlerave demokratike të shteteve më të përparuara të globit tokësor, që nga Evropa deri në Amerikë, nuk kalojë kohë e gjatë dhe arritën qëllimin e tyre duke armiqësuar Kosovën edhe me miqtë tanë më mëdhenjë ndërkombëtar deri te vet SHBA-të.

Madje pikërisht shkaku i tyre, fatkeqësisht edhe më shpejtë nga sa ne, e kemi pritur, kjo më në fund edhe ndodhi, moment shumë i hidhur, në të cilin të gjithë ne, po e shohim me sytë tanë, se si shkaku i tyre, Kosova jonë e vogël, që nga çlirimi prej SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, kurrë nuk ka qenë më në rrezik se sot, për zhbërje të përhershme!

Kështu që, në këto çaste dramatike nëpër të cilat po kalon Kosova krejt e vetme, edhe në përballje me Serbinë fashiste, kërkohet një reagim gjithëqytetar, brenda dhe jashtë vendit, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, kurse Qeveria, duhet ti ndalojë urgjentisht të gjitha aktivitetet e kundërligjshme dhe antikombëtare e antikohë, të turko-arabëve dhe të vendos kontakt të drejtpërdrejtë me Presidentin Joe Biden, pasi që, përveç përfaqësuesve evropian, së fundi edhe ambasadorët dhe emisarët amerikan për Ballkanin Perëndimor, të tmerruar nga hiper-xhamizimi arkaik dhe arabizimi masiv mesjetar i Kosovës si tokë evropiane, kanë ndërruar anë dhe dalë tërësisht jashtë kornizave të Letrës së Presidentit Biden, duke kërkuar edhe ata publikisht, formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese serbe, dhe mos përmendur më marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E kjo dhemb edhe më tepër, kur dihet mirëfilli se vetëm disa muaj më parë, pikërisht njohjen e ndërsjellë, vet presidenti Biden e theksonte fort dhe e vlerësonte si pikën më të rëndësishme dhe kryesore në letrën e tij!

Prandaj,popull i dashur, qytetar dhe bashkëkombës të nderuar të Republikës së Kosovës, kudo që jeni, përkundër të gjithave sa po ndodhin dhe gjendjes së tensionuar në veri të vendit tonë, të okupuar nga bandat kriminale serbe dhe terroristët rus, të organizatës "Wagner", e cila po shkon, përditë e më tepër, drejt eskalimit të përgjithshëm, ku nga kriminelët serb, plagosen policët tanë, gjuhen bomba, frikësohen qytetarët, digjen zyrat e KQZ-së, mbyllen rrugët dhe të gjithë ne heshtim, kjo sjellje e jona, nuk është në rregull, nuk është qëndrim korrekt, e nuk është as veprim që përkon me situatën dhe realitetin kritik në terren, kur shteti ynë i shtrenjtë po rrezikohet me zhbërje, ndaj zgjohuni ti tregojmë botës se, e duam vendin tonë, më shumë se çdo gjë tjetër dhe jemi në gjendje të flijohemi për të!

Kosova është atdheu ynë i vetëm, ne vend tjetër nuk kemi, andaj është shumë e habitshme, se si për gjëra tepër të parëndësishme, dhe kohë e pa kohë, nga persona të dyshimtë e të papërgjegjshëm politik të partive të inkriminuara në sinkron me Vuçiqin, fare pa shkaqe, dhe vetëm për pikë të qejfit politik, thirrej për rrëzimin e Qeverisë, madje organizoheshin edhe protesta e demonstrata nëpër rrugë, të kamufluara me emërtime të “dhembshme”, qoftë nga Rrahman Jashari apo edhe nga kuazi-veteranët e Klinakut, po ashtu për ta rrëzuar qeverinë, por asnjëherë të vetme, nuk u reagua në mënyrë të organizuar, nga ata dhe askush tjetër, me një akt sado modest edhe kundër ndërhyrjeve brutale të Serbisë, kundër shtetit tonë të brishtë dhe të vetmuar në përballje me një situatë kaq të rëndë të konfliktit të hapur me këtë shtet fashist, ish okupator të Kosovës tonë!

Ndaj, sidomos në këto situata të vështira e shumë të rënda, kur vendi, ndodhet në rrezik serioz, për ricopëtim e zhbërje të shtetësisë, heshtja jonë, nuk ka më, asnjë kuptim!

Mjaft më me heshtje, edhe qetësia e pakuptueshme dhe durimi ynë duhet ta ketë një fund dhe kufi!

Mjaft më edhe me politikan të inkriminuar, rrahmana, klinaka e rraka-taka të shitur e mafioz, që e sollën vendin tonë në këtë gjendje kaq të rëndë politike.

Mjaft më edhe me xhamia të erdoganit, fe islamiste, e hoxhallarë turko-arab, që tash e mbi dy dekada,duke arabizu Kosovën, po na armiqësojnë me krejt botën demokratike, duke i kthyer edhe miqtë tanë më të mëdhenj ndërkombëtar, në "armiq" të përbetuar të shtetit tonë të brishtë, të cilët shkaku i turko-arabizimit masiv, kanë filluar t`ia kthejnë shpinën Kosovës dhe të dalin publikisht në mbështetje të Serbisë!

Mjaft më edhe me analistë të shitur, konformist e banalistë ordiner, interpretues perfid dhe propagandist konfidencial të Serbisë, në Kosovë, të cilët sikur mos të mjaftonin politikbërësit e partive të inkriminuara që janë vënë publikisht, në mbështetje të kriminelit Aleksandër Vuçiq, edhe këta e bëjnë të mirëqenë, për ditë, çdo veprim armiqësor dhe terrorist të Serbisë hegjemoniste, veçanërisht në veri, kundër shtetit të Kosovës.

Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, zgjohuni më nga përgjumja e mpirja letargjike dhe kërkoni unifikimin e të gjitha forcave politike në vend, për mbrojtjen e Kosovës, nga atakimet kriminale e terroriste të Serbisë, sepse pas këtij momenti kritik dhe kaq serioz e vendimtar për të ardhmen, nëpër të cilin po kalon Kosova jonë, mund të bëhet shumë vonë për çdo gjë!

Ngrihuni përfundimisht dhe kërkoni me vendosmëri nga KFOR-i, NATO dhe SHBA, sa më zëshëm dhe me këmbëngulje, që pas 23 vitesh kaosi e terrori të vazhdueshëm të bandave kriminale serbe të Aleksandër Vuçiqit në Veri të Kosovës, përfundimisht të bëhet dëbimi i të gjithë kriminelëve serb të luftës, të ardhur nga Kroacia, Bosna- (republika srpska) dhe Serbia si dhe të terroristëve rus të organizatës kriminale "Wagner" të futur ilegalisht në Veri të Kosovës, për përshkallëzimin e gjendjes, shkaktimin e gjakderdhjeve, pengimin e sovranitetit dhe sabotimin e shtrirjes së shtetësisë së Kosovës edhe në këtë pjesë të pandashme të vendit tonë.

Drejtoni thirrjen tuaj të unifikuar, në mënyrë sa më të fuqishme NATO-s, KFOR-it, SHBA-ve dhe vendeve tjera mike nga BE, që nëse ata hezitojnë edhe më tej, ta spastrojnë veriun e vendit tonë, nga kriminelët dhe bandat terroriste të ardhura nga Republika srpska, Serbia dhe Rusia, të lejojnë Policinë Speciale të Kosovës, të zhbllokojë rrugët dhe të mos pengojnë vendosjen e forcave të Ushtrisë së Kosovës, në veri, për mbrojtjen e kufijve tanë dhe tokave të pandashme të shtetit të Kosovës.

Dhe përfundimisht bëjuani të gjithëve me dije, se përndryshe vet qytetarët e frustëruar shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës, do të detyrohen të ndërmarrin marshim kolektiv, në këtë pjesë të vendit tonë, prej nga përveç vrasjeve më makabre të dhjetëra qytetarëve dhe bashkëkombësve tanë, mese 14 mijë shqiptar etnik, janë dëbuar me dhunë, nga bandat kriminale serbe, vetëm pas lufte nga Veriu i Kosovës, ku ata ende kanë vatrat e tyre, themelet, shtëpitë dhe trojet e veta mijëravjeçare autoktone.

Kurse nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoni edhe njëherë më tepër, që sa më parë dhe në mënyrë urgjente, ta ndalojë përfundimisht arabizimin e vendit, dhe defilimet mesjetare të harambashëve islamistë turko-arab, e të vendos kontakt të drejtpërdrejtë me Presidentin Joe Biden, pasi që përveç evropianëve, së fundi edhe ambasadorët dhe emisarët amerikan për Ballkanin Perëndimor, të tmerruar nga arabizimi masiv i Kosovës, shkojnë aq larg, përtej kornizave të Letrës së Presidentit Joe Biden, sa që kanë filluar të kërkojnë publikisht, formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese serbe dhe as që përmendet më, tani as nga ata, marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse pikërisht njohjen e ndërsjellë, vet presidenti Biden e theksonte fort, si pikën kryesore dhe më të rëndësishme  në letrën e tij!

Gani Qarri

Cyrih, 10 dhjetor 2022



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora