E merkure, 01.02.2023, 06:21 PM (GMT)

Mendime

Asllan Dibrani: Edhe Zvicra duhet të ngeh zërin kundër Serbisë në FIFA

E merkure, 07.12.2022, 07:33 PM


Edhe Zvicra duhet të ngeh zërin  kundër Serbisë  në FIFA

Shkruan Asllan Dibrani

Në përfaqësuesen e skuadrës  futbollistike    Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Granit Xhaka është shndërruar në emrin më të komentuar e më të përfolur që nga fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 në Kampionatin Botëror në  Katar.

Goli i Xhedan Shaqirit dhe performanca e jashtëzakonshme e Granit Xhakës ishin vendimtaret për ta përjashtuar Serbinë nga Kupa e Botës duke bërë që dy lojtarët nga Kosova të shihen si heronj të vërtetë për Kosovën ,por edhe si armiq ma te mëdhenj  kundër Serbisë!

-Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë u përshkallëzuar  me tensione, midis kapitenit të Zvicrës Xhaka, dhe lojtarëve të Serbisë që ishin në fushë, dhe  iu turren  me sulme edhe fizike   ne formën ma primitive  të etikes së sportit.

Tensionet  dhe   debatet  u rriten edhe ma tutje pas  përfundimit të ndeshjes sa qe morri një epilog edhe nder  shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por  edhe ne suaza ndërkombëtare. Forcat propaganduese serbe i dhanë  edhe karakter politik me qellim te degradimit te lojtarëve tanë me renome  botërorë.          Pas këtij  epilogu aq te madh dhe shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2,por edhe mbas kësaj ndeshje.

“Baza e hetimit është sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve serbë.  FIFA nuk ka  reaguar për ndonjë hetim kundër  skuadrës  serbe qe  gjithmonë është  skuadra futbollistike  ma e pa disiplinuara në botë dhe ma ekstremistja, prandaj  “Federata Botërore e futbollit (FIFA)  duhet  të nis  procedurat disiplinore ndaj serbëve dhe tu jap dënimin e merituar.

Ndryshe, nga  Zvicra qe nuk ka reaguar për skuadrën e vet qe u pashtruar nga  tifozët  dhe lojtaret serb, ka reaguar  Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe  ka dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, “FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”.

Ne saje te  gjendje aktuale te krijuar  me sjelljet skandaloze te Serbisë, edhe Zvicra duhet të ngeh zërin  kundër Serbisë  në FIFA e bashkuar me Kosovën. Kjo nuk  mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë” dhe  e përkrahur  nga Serbia me provokime te tilla me qellim të de destabilizimit  edhe  shtetet ballanike  duke e keqpërdorur edhe sportin .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora