E premte, 29.03.2024, 10:09 AM (GMT)

Kulturë

Koco Devole

E marte, 07.09.2004, 10:20 PM


Humoristi Koco Devole tregon per ''KJ'' detaje mbi jeten e tij profesionale dhe bashkeshortore, gjithcka e shoqeruar me pak humor

Koco Devole

Eshte e pamundur te realizosh nje interviste pa humor me Koco Devolen. Edhe pyetjeve me serioze, ai tenton t'u pergjigjet me shaka. Por ne fund te fundit, duhet ta pranojme edhe keshtu, perderisa mesuam gjate bisedes me te, qe ai (paska lindur duke qeshur dhe jo duke qare si te gjithe femijet e tjere(. Megjithese problemi kryesor qe lidhet me (ardhjen ne jete( te Kocos, nuk qendron tek e qeshura apo tek e qara, por tek date-lindja. Koco nuk eshte i sigurte per daten e lindjes se tij. Kjo pasi ai ka lindur me 28 nentor 1947 ne oren 00.00, ose thene ndryshe, ne 12 te nates. Dhe ceshtja eshte se sa e sakte ka qene ora qe eshte pare ne momentin e lindjes se tij...Pasi te supozojme qe akrepat e sahatit kane qene dy minuta mbrapa, pra, ta zeme se ora e vertete ka qene 00.02. I bie qe Koco te jete i ditelindjes 29 nentor. Ky detaj nuk duhet marre me humor, pasi Koco betohet qe per kete gje, edhe sot e kesaj dite, ai nuk eshte i qarte. Tani per te lene pas datelindjen e (pasaktesuar( te Kocos, pervec humorit, ky i fundit ka qene vazhdimisht i dhene pas piktures dhe karikatures. Ne shkolle te mesme ka qene i shkelqyer ne lenden e vizatimit teknik, por qe per shkaqe te njohura qe lidheshin me regjimin e atehershem, nuk iu dha e drejta e studimit ne kete dege. Keshtu pa asnje deshire, ai u detyrua te studionte per inxhinieri mekanike, te cilen e braktisi pas dy vjetesh. U akomodua me pas ne Estraden e Ushtarit, ku u njoh me aktore si Roland Trebicka, Aleko Prodani, Cekja, Zef Deda, me kengetaren Vace Zela, etj. Pas nje periudhe dhjetevjecare pune ne kete estrade, ne vitin 1975 ai emerohet si regjisor i Bashkimeve Profesionale te rrethit te Tiranes dhe me vone kalon si skenarist dhe redaktor letrar ne TVSH. Ne vitin 1997, ate e largojne nga TVSH dhe po ne kete vit, Koco vendos te ike familjarisht nga Shqiperia.

Tani ai eshte rikthyer ne Tirane, por familja e tij eshte e gjitha jashte shtetit dhe kjo gje e ben te ndihet disi i vetmuar. Pasi ne darke, shtepia e tij eshte krejt bosh. Megjithese ka raste, kur ai (gjen ne shtepi ndonje femer, qe krejt padashur ka ngaterruar adresen(... Gjithsesi, Koco e pranon qe ka debulese per (seksin e brishte(. (Femra- thote ai - eshte krijuar vetem per t'u perkedhelur gjithandej(. Gjeja qe e shqeteson me teper Kocon ketu ne Shqiperi, jane thashethemet, te cilat sipas tij, (shpesh cenojne edhe harmonine familjare(.

- Si lindi humori tek ju?

- Deshiren per te bere humor e kam pasur shume heret, qe femije. Ne moshen gjashte vjecare une kisha qejf te rrija me lapsa neper duar, duke zhgarravitur, duke bere objekte me balte apo me rere. Por nje ndjesie brendshme, me shtynte t'i shikoja gjerat perreth me humor. P.sh. te gjithe vinin tulla dhe benin shtepi; une i vija tullat ne ate menyre qe te rrezonin njera-tjetren dhe ndihesha mire kur te tjeret qeshnin me kete gje. Vec kesaj, vizatimet e ndryshme qe beja, te cilat ishin me teper zhgarravina kalamajsh, gjithnje kisha manine t'i konceptoja me humor. Madje fillova te largohesha edhe nga librat duke iu perkushtuar teresisht pasionit tim per te vizatuar. Ne ate kohe, une enderroja te behesha piktor. Me vone, ne moshe te re, kam luajtur disa role ne drama te ndryshme dhe fillova te ndieja nje lloj deshire per te vazhduar rrugen e drames. Por ishte karikatura ajo qe bashkoi vizatimin me humorin, duke me shtyre perfundimisht drejt kesaj gjinie te artit.

- Ju do te jeni nje nder personazhet kryesore te emisionit (Fiks Fare(. Konkretisht, cili do te jete roli juaj ne kete emision?

- Ne kete emision une punoj se bashku me Filipin. Ai eshte kryeredaktor i emisionit, ndersa une do te jem udheheqesi artistik. Por do te jem edhe ne rolin e skenaristit, si dhe do te interpretoj se bashku me Filipin. Eshte dicka qe diskutohet gjithandej dhe shpesh shoqerohet edhe me paragjykime. Eshte e vertete qe ky emision ka bere jehone. Por kjo jehone nuk vjen per shkak se ai prezantohet bukur nga Koco apo dikush tjeter, por eshte bere i shikueshem sepse ka permbajtje. Zemra e kesaj pune, ose duke e konceptuar ndryshe si nje anije, kapiteni i kesaj anijeje eshte Filip Cakuli. Une jam zevendeskapiteni. Anija e (Fiksit(, shkon ne cdo vend te Shqiperise. Futet ne uje, kur del ka rrota, eshte amfibe, kur paraqitet nevoja ajo behet helikopter. Pra, eshte vertet nje makineri gjigante.

- Le te flasim pak per familjen tuaj. A behet humor aty dhe cili nga pjesetaret e familjes e ka me teper dhunti humorin?

- Tani per tani nuk behet humor fare sepse une nuk kam asnjeri nga famija ime ne Shqiperi. I kam te gjithe jashte. Kam nje grua si gjithe te tjeret, (fatkeqesi eshte por c'te bejme, me mire nje se pa gje fare). Kam dy djem dhe nje vajze. Vajza eshte e martuar dhe ka dy vajza. Po keshtu edhe njeri prej djemve eshte i martuar dhe ka nje vajze. Kam edhe nje djale qe nuk ka grua, por ka mikesha me te cilat ai thote se ben vetem muhabet. E pyeta nje dite: (Po ku i beni keto muhabete? Dhe ai m'u pergjigj: Ne krevat. Nuk e kuptoj se si behet muhabet ne krevat, por ja qe ai e ben...

Dikur familja ime bente humor dhe shakate vinin me nje gote raki apo vere. Tani nga rakia apo vera s'te vjen me humori.

Gjate viteve te meparshme kur ne treg mungonin vezet, une sajova nje histori. Merrja cdo dite fshehtas nga frigoriferi nga nje koker veze, i mblidhja me durim derisa beheshin tridhjete kokrra dhe i fusja ne nje bigerine. Pastaj i nxirrja perjashta dhe i thoja gruas qe kam blere veze dhe keshtu i merrja parate. Te njejten gje beja me vajin e ullirit. Kisha vene nje shishe timen ne ballkon dhe nga shishja e vajit te ullirit merrja cdo dite nga nje gote te vogel dhe e hidhja ne shishen time. Kur ajo mbushej me vaj, une ia shisja gruas dhe i merrja parate. Pra, vidhja veten time dhe kenaqesha. Kur ua tregoja keto pjesetareve te tjere te familjes, qeshnin dhe benin gallate. Te dy djemte dhe vajza e kane ndjenjen e humorit por nuk kane mundesine interpretative. Edhe gruaja ka ndjesi humori, por me e rendesishmja eshte qe ajo di ta pranoje shakae. Gjate gjithe jetes e kam ngacmuar shume. Gruaja ime tani eshte e shendoshe, por kur ka qene ne moshe te re, ka qene elegante dhe simpatike, madje ka qene balerine. Tani kur e shikon habitesh si si mund te kete qene balerine nje grua, e cila ka vite qe ka marre formen e vozes. Sa per humor po ju tregoj edhe dicka tjeter. Kur u martova, une e mbaja ne krahe gruan time dhe nje dite ajo me thote: Keshtu do te me mbash gjithe jeten? Patjeter - i them une, - do te te mbaj gjithmone ne krahe. Por kaluan vite dhe ajo u shendosh dhe une e kisha te veshtire ta mbaja ne krahe. Por gruaja me kerkonte ta mbaja fjalen. Atehere une u detyrova ta merrja kalapic dhe ashtu e coja ne krevat.

- Thate se ketu jetoni krejt i vetem. Nuk ju mungon familja?

- Sigurisht qe po. Une familjen e kontaktoj vetem permes celularit. Gjate dites nuk e ndjej shume mungesen e tyre, sepse te rremben puna, je me shoke, me miq, etj. Por ne darke, kur shkoj ne shtepi dhe shoh vetem televizorin, tavanin dhe muret e shtepise e ndiej me teper vetmine. Sepse miqte dhe shoket kur ndahen me ty shkojne dhe perqafojne grate dhe femijet e tyre. Ndersa une perqafoj vetem nje jastek. Tani, qe te jem i sinqerte, nuk perjashtohet rasti kur ne shtepine time gabimisht mund te kete hyre ndonje femer, te cilen une perpiqem ta sqaroj, duke i thene qe (ke gabuar adrese(. Ka nga ato qe ngulin kembe, thone se nuk kane ku te shkojne ne ate ore te vone te nates dhe...detyrohem te iki une. E le ate aty dhe kaloj gjithe naten perjashta si qen. Ka edhe raste kur hy naten dhe e kontrolloj nese ka fjetur apo jo. Pasi keto jane femra qe kane frike te flene vetem dhe kane nevoje per ndonje kontroll te herepashershem. (Neper intervista te jepet mundesia edhe te genjesh bukur).

- Duke perfituar nga fakti qe bashkeshortja juaj nuk eshte ketu, do te doja t'ju pyesja: Juve ju pelqejne femrat dhe c'raporte keni me ate qe quhet (seksi i brishte(?

- Pyetja a ju pelqejne femrat duhet hequr nga cdo fjalor i botes. Dihet qe te gjithe meshkujve u pelqejne femrat. Pyetja duhet shtruar: Cilat femra ju pelqejne, pse ju pelqejne, etj. Femra eshte bere per ta perkedhelur dhe per ta puthur. Ajo eshte e puthshme gjithandej, qe nga floku dhe deri tek maja e gishit. Duke qene se eshte e puthshme duhet te te jepet rasti edhe ta puthesh dhe pikerisht ketu qendron kontradikta. Te grate me pelqen cdo gje, qe nga floket, balli, syte, hunda, buzet, gusha. Lere pastaj ato (tullumbacet( sic e kemi thene edhe tek (Shtojzovallet(; vazhdon pastaj tek barku... dhe kalohet direkt tek gjunjet dhe gishtat e kembeve. Vetem do te doja te dilte nje ligj qe te kufizonte qendrimin e grave para pasqyres. Pasqyra na mori ne qafe, pasi ato rrine me ore te tera para pasqyres dhe asnjehere nuk behen gati ne kohe. Megjithate, te rrish afer nje femre eshte kenaqesi e madhe. P.sh. mua me teper do te me pelqente te rrija afer nje femre sesa afer nje politikani, ta zeme afer Anastas Angjelit. Jo per ndonje gje, por Anastasin s'e perkedhel dot. Femra perkedhelet me fjale, me sy, me dore, etj. Politikani nuk perkedhelet sado qe eshte njeri i nderuar dhe punon nate e dite, duke menduar vetem per kete popull. Madje meqenese po flasim per femrat, do te doja t'ju beja nje verejtje politikaneve tane te cilet pelqejne vetem grate e tyre dhe veem ato duan t'i puthin dhe t'i perkedhelin. Me vjen keq se meshkuj jane edhe ata (te gjoret( dhe kane nevoje te rrine edhe ne shoqerine e ndonje vajze te re. (Nuk them kurrsesi ta tradhtojne gruan). Po si nuk te sheh syri nje politikan me nje femer xhanem?!...

- Le te mbetemi tek kjo teme...C'mendoni per besnikerine bashkeshortore?

- Persa i perket besnikerise, eshte gjithmone e diskutueshme. Nuk merret vesh se kush tradheton; burri gruan apo gruaja burrin. Burrat thone na tradhtojne grate, grate thone na tradhtojne burrat dhe nuk dihet se kush ka te drejte e kush jo. Pastaj, nese tradheton nje burre, ai mund te shkoje me gruan e nje tjetri dhe behet corap.

- Edhe ne rastin tuaj eshte ngaterruar kjo gje?!

- Une jam ngaterruar nga pak, por permes thashethemeve. Ajo fjala popullore (ku ka ze s'eshte pa gje(, shpesh eshte e vertete. Por ama, te vertetat gjithmone zmadhohen.

- Ju kane shqetesuar thashethemet?

- Po, por mua tani me eshte (regjur lekura( nga keto gjera. Ne fillim thashethemet me kane shqetesuar jashte mase. Ka njerez qe hiqen sikur nuk duan t'ia dine per thashethemet qe behen. Por ne te vertete, thashethemet jo rralle cenojne familjen, duke prishur harmonine e ndertuar. Pastaj varet edhe se si (te ze( thashethemi. Kur je i kenaqur, me pushime, larg punes dhe rremujes, nuk u ve shume rendesi thashethemeve. Nderkohe qe keto te fundit, te lendojne jashte mase kur je ne gjendje jo te mire humori, kur ka ndodhur dicka apo kur merr vesh nje gje te rende, sic ishte p.sh. renia e kullave binjake. Kjo gje me ka shqetesuar jashte mase, duke ditur edhe pse u caktua data 11 shtator, apo pse ishin dy avione me dy kulla... Por keto do t'i sqaroj ne nje interviste tjeter pasi nuk kane te bejne me temen e intervistes se sotme. Per t'u kthyer tek thashethemet, ato kane force te madhe dhe shkojne deri ne shkaterrimin e jetes se njeriut. Pasi zakonisht ne Shqiperi behen shume thashetheme dhe njerezit u besojne shume. Po te mos besoheshin, nuk do ta vrisnim mendjen fare per thashethemet qe behen.

- Cili eshte thashethemi qe ju ka lenduar me teper?

- Zakonisht mua nuk me vijne te sakta thashethemet. Vetem nga pjesetaret e tjere te familjes mund t'i marresh vesh ashtu sic jane thene, pasi miqte t'i thone me gjysma. Po marr rastin e fundit, kur kishte plot shoke qe i besonin thashethemet qe beheshin per mua dhe thonin: (Po, ore e ka bere Kocua kete, eshte marre me droge ai(. Nese iksi e thote me bindje qe (Koco e ka bere kete pune(, shume njerez te tjere qe nuk te njohin e marrin si te mireqene. Nuk me ka ardhur mire kur kam degjuar qe shoke dhe miq te mite i kane thene keto gjera. Tani qe une mora pafajesine, nuk kane kurajon te me thone cfare mendojne per mua, por vijne e me pyesin: (He i more parate?(. Fjala e keqe eshte gozhde qe ngulet dhe vrima mbetet edhe kur ajo shkulet. Pra, edhe kur ti terhiqesh dhe kerkon ndjese, prape shija e keqe ka mbetur, nuk iken kollaj. Megjithate, pas popullit kinez, italian e mongolez, ne jemi thashethemexhinj te medhenj. Kete e them me gjithe respektin qe kam per popullin tone, qe eshte trim, guximtar dhe liridashes.

- C'raporte keni me politiken dhe c'mendoni per politikanet tane?

- C't- te them une i gjori per politiken dhe politikanet....Nje gje me ben pershtypje, duke u nisur qe nga heroi yne legjendar Skenderbeu, nje ortodoks i mire, i cili me vone u be mysliman, pastaj u kthye ne katolik dhe vrau nipin e tij Hamzain, per gjera qe dihen. Dhe ky dylyftim mes dy kokave te njohura te asaj kohe, e ndoqi Shqiperine shume e shume vite mbrapa. Dy kokat erdhen nder vite, deri tek Fatosi me Salen, qe zihen e nuk merren vesh asnjehere. Kjo dyshe qe e ka origjinen shume thelle, na ka bere corap te gjitheve. Problemi eshte se ne mund te kemi politikane te mire, por nuk dime te bejme politike. E cuditshmja eshte se politika merr politikane te mire dhe me vone i nxjerr te keqinj.

- Si e kaloni kohen e lire?

- Me pelqen te shetis por shoh qe me (hane( shume kohe bisedat e tavolines, drekat dhe darkat. Tani shikoj shume pak televizor. Gjate asaj kohe te lire qe kam, perpiqem te shetis nga nje cike dhe te lexoj. Kam deshire t'u rikthehem here pas here veprave te ndryshme. Mund te jete e treta ose e katerta here qe lexoj veprat e Cvajgut. Kam bere edhe disa karikatura te politikaneve dhe gazetareve. P.sh. i kam bere nje karikature miqesore edhe pronarit tuaj, zotit Lesi. Me karikatura merrem shpesh kur gjej kohe te lire.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora