Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jozefina Topalli: Quo vadis!

| E merkure, 07.12.2022, 08:25 PM |


Jozefina Çoba Topalli:

Quo vadis!

1. Ne historine 30 vjecare nuk ka ndodhur kurre te sulmohet Kryetari i opozites.

2. Sulmi brutal ndaj kryetarit te opozites eshte sulm ndaj opozites ne teresi dhe pluralizmit shqiptar.

3. Sulmi politik i djeshem eshte ngjarja me e erret e pluralizmit shqiptar;

4. Ky sulm barbar vjen pasi kerkojne t’i vjedhin vulen dhe emrin e partise demokratike ; pasi perpiqen t’i heqin te drejten e fjales ne Parlament kryetarit te opozites   zotit Sali Berisha; e pasi kane blere ish kryetarin me ndonje tjeter afer tij;

5. Pamjet barbare  te sulmit brutal te dites se djeshme rrezikojne paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

6. Vetepermbajtja e kryetarit te opozites dhe mbeshtetesve ishte mesazh i nje ndergjegje te larte shteterore edhe ne kushtet e sulmit fizik dhe tronditjes tek pjesemarresit ne protesten e tyre paqesore.

7. Perpjekja per te paraqitur si i semure mendor te riun e keqpeedorur eshte alibi mjerane;

8. Ngajrja e djeshme eshte i sulm politik i pergatitur .

9. Ata qe i referohen kryetarit te oppzites si -“depueteti” jane sa mjerane aq dhe qesharak.

10. Por mbi te gjitha ngjarja e djeshme eshte nje mesazh mafioz per te gjithe!

https://www.facebook.com/TopalliJozefina