Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Të dëbohen kosovarët"

| E merkure, 07.12.2022, 08:08 PM |


Dëbimi nga një vend është një masë e skajshme me shije tepër të hidhur. Përveç keqtrajtimit me burg, internim e poshtërim që iu bë shqiptarëve që erdhën nga Jugosllavia e kërkuan strehim politik në Shqipëri, u përdor edhe dëbimi. Kjo sjellje e pabesë e regjimit antikombëtar të E. Hoxhës, balancohej me të njëjtën sjellje të jugosllavëve kundër shqiptarëve që arratiseshin nga Shqipëria.

Shkresa bashkëlidhur tregon dëbimin nga Shqipëria të 10 "emigrantëve kosovarë".