E merkure, 01.02.2023, 07:59 PM (GMT)

Kulturë

Marjan N. Sopi: Kremtim madhështor në Stuttgart

E marte, 06.12.2022, 07:34 PM


Në ruajtjen, kultivimin dhe atdhedashurinë ndaj vendlindjes si dhe të gjuhës sonë të embël shqipe, të traditës, kulturës, historisë...

KREMTIM MADHËSHTORË NË STUTTGART TË GJERMANISË, TË ORGANIZUAR NGA ‘QENDRA KULTURORE SHQIPTARE SHTUTTGART’ (Albanisches Kulturzentrum Stuttgart) ME RASTIN E DHJETË VJETORIT TË THEMELIMI DHE VEPRIMTARISË SAJ!

Nga Marjan N. Sopi

Dje, me 03. 12. 2022 në Stuttgart të Gjermanisë u organizua festë madhështore, edhe atë festë e trefishtë nga Shqiptarët e vyer të mërgatës sonë e cila me vite gjindët jashtë trojeve etnike shqiptare por duke mos e harruar për asnjë moment mëmdheun, vendlindjen dhe shqiptarinë, rrënjët e tyre nga vijnë. Kjo mërgatë tanimë e njohur për veprimtari humanitare, e veçmas ajo kulturore, në ruajtje, ngritje, dhe kultivim të kulturës, gjuhës, traditës sonë vite të tëra punoi, veproi me përkushtim, besnikëri dhe vetflijim duke dhënë gjithmonë më të mirën por edhe më të shtrenjtën-vetëvetën, për të mirë të atdheut. Mërgata e jonë në Shtuttgart e rrethinë, shkriu jetën për të mirë dhe në dobi të kombit tonë në përgjithësi e veçmas të mirën dhe lirinë e trojeve tona të okupuara vite të tëra e dekata nga sisteme dhe armiqë të ndryshëm. Kështu që, e gjitha kjo bëri që Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart me kryesinë e saj të mrekullueshme dhe kompakte të udhëhequr nga Kryetari i palodhshëm i saj Z. Vitor SPAQI të organizoj festë duke mos harruar kontriboutin e askujt përgjatë gjithë kësaj kohe.

Prandaj, data 03. 12. 2022 për shumë shqiptarë të Stuttgartit dhe rrethinës së saj do të mbahet mend gjatë në kujtesën e gjithë të pranishmëve në këtë manifestim shënim përvjetor artistiko kulturorë. Prandaj, këtu potencoi se këtë ditë lirisht mund ta quajmë edhe Ditë të Bekuar, sepse këtu;

-U shënua 110 vjetori i mëvetësisë së Shqipërisë (Ngritja e flamurit Kombëtar nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu më 1443 në Krujë që njihet në histori edhe si Nëntori i Parë, dhe Ngritja e Flamurit tonë Kombëtarë Shqiptarë më 1912 në Vlorë nga Qemail Bej Vlora dhe bashkëatdhetarët e tij patriot e që kjo njihet në histori si Nëntori i Dytë);

-10 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë së ‘Qendra Kulturore Shqiptare Shtuttgart’, që ishte edhe temë boshte, temë qëndrore, dhe njëherit u bë edhe promovimi i librit ‘KRAHËT E SHQIPËS’ të botuar enkas për këtë shënim përvjetori pikërisht nga Qendra Kulturore Shqiprtare.

-Poashtu sipas karakterit të kësaj Qendre që edhe është humane, u shënua edhe;

-03. Djetori “Dita e personave me aftësi ndryshe” nga morën pjesë edhe disa pjesëmarrës me aftësi të kufizuar e njëri nga ta ishte edhe shkrimtari ynë i mirënjohur i cili erdhi enkas për të shënuar këtë ditë por edhe për të prezantuar krijimtarinë e tij letrare.

U shkrinë si qiriu, për të na bërë neve dritë...

Z. Vitor SPAÇI, kryetar i “Qendra Kulturore Shqiprare Sturttgart” përshëndet të pranishmit në fjalën hyrëse të tij.

Tubimi ishte paraparë të filloj që nga ora 16.00, dhe menjëherë afër sallës së përgaditur vërehej mori njerëzisht drejtuar vendit ku do të jetë manifestimi. Me të filluar festa, ku edhe “salla ishte e vogël” për të pranuar gjithë atë mori njerëzish të interesuar, të cilët i ftoi zonja moderatore znj. Xhulie LECAJ me zërin e saj të embël dhe fjalët e ëmbëla të dalur nga zemra dhe shpirti i saj i dlirë dhe i mirë, ajo fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe ftoi të pranishmit të ngritën në këmbë në nderë të intonimit të himnit tonë Kombëtarë e Shtetërorë dhe fill pas ftoi që me një minutë heshtje ti përkujtojmë gjithë të rënit e Kombit për lirinë dhe Pavarsinë e Kombit tonë e veçmas të rënit e luftës së fundit në Kosovë. Pastaj, ftoi Kryetarin e Qendrës Kulturore Shqiptare z. Spaqin për të hapur këtë manifestim, që në dukjen e parë, i mrekullueshëm. Z. Spaqi përshëndeti të pranishmit e veçmas falenderoi për ardhjen në këtë kremtje anëtarët e familjeve të dëshmorëve, pastaj zonjën Lumturie LIBOVECI, Konsule në Stuttgart të cilës ia dha fjalën për të bërë hapjen e manifestimit dhe për ta përshëndet tubimin dhe të pranishmit.

Znj. Liboveci fillimisht përshëndeti gjithë të pranishmit e në veçanti anëtarët e Qendrës si dhe kryetarin e saj z. Spaqin, duke iu falënderua për punën që bënë tani e dhjetë dekada, falenderoi të gjithë kontriboutdhënsit e më hershëm e të tashëm të Qendrës të cilët punojnë pa rreshtur siç tha ajo; në ruajtjen, kultivimin dhe atdhedashurinë ndaj vendlindjes si dhe të gjuhës sonë të embël shqipe, të traditës, kulturës, historisë... Znj. Liboveci e entuziazmuar dhe e lumtur me punën e Qendrës shtoi se ajo dhe institucionet e Kosovës do jenë gjithmonë mbështetëse të projekteve dhe planeve, punëve të Qendrës e cila përkujdeset për të ardhmën e gjeneratave tona këtu në mërgim, por se do jetë edhe urëlidhëse mes pupullit, pra mes Shoqatave, me këtë rast Qendrës Kulturore Shqiptare dhe Kosovës e trojeve tjera etnike shqiptare.

Znj. Liboveci, konsule në Stuttgart duke ndezë qiriun me z. Vitor Spaqi në shenjë simpolike për gjithë të rënit dëshmorë dhe ata që shkrinë jetën, sikur qiriu që shkrihet ngadal, për të mirë dhe lirinë e Kosovës dhe Shqipërisë

Dhe menjëherë pas fjalimit të znj. Liboveci e cila u prit me duartrokitje të gjatë, mederatorja znj. LECAJ ftoi që ajo, pra, znj. Liboveci dhe kryetari i Qendrës z. Spaqi të bëjnë ndezjen e Qiriut si shenjë apo gjest simbolik për të gjithë ata që shkrinë jetën po sikur që shkrihet e shuhët qiriu për të ndriquar ne, botën, ashtu siç potencoi edhe vet z. Spaqi, i cili tha; këtë bërën edhe bijtë e bijat tona të Kombit të cilët dhanë e gjithën dhe u shkrinë si qiriu për të na bërë neve dritë d.m.th për një jetë më dinjitoze, të lirë e të mirë, dhe në dobi të së mirës së përbashkët duke pasur parasysh gjithmonë e gjithnjë të ardhmen fatlume të popullit tonë të stërvuajtur por edhe krenar.

Pas kësaj ngjarje interesante për publikun me domethënie të bukur simbolike, pasoi pjesa tjetër e paraparë në program e që ishte prezantimi apo paraqitje e punës dhe veprimtarisë dhjetë vjeçare të Qendrës Kulturore Shtuttgart përcjellë e gjithë veprimtaria më e rëndësishme gjatë këtyre viteve dhe e dokumentuar me foto e shkrime të paraqitura të gjithat në projektor e të përcjellura me shpjegime të znj. Lecaj dhe z. Spaqi si dhe bashkëpunëtorëve tjerë të Qendrës si Zef Prenka, ish anëtarë i kryesisë në dorëheqje për shkaqe objektive (Ndërrim vendbanimi të shtetit nga Gjermania në Zvicër) e disa anëtarëve tjerë cilët ndërhynin duke plotësuar njëri tjetrin e ku e prezentuan punën shumëvjeçare siç ishin; takime të ndryshme mes Qendrës Kulturore Shqiptare dhe përsonaliteteve shtetërore të Kosovës dhe shtetit Gjerman, pra bashkëpunimi me ta, pastaj organizime tjera të promovimeve të librave nga autorë të ndryshëm nga vendlindja, promovimi i i dramës televizive në Regji të Halil Budakovës “Vendlindja ime” dhe protagonist auktorin e shquar z. Vilson Spaqin e shumë aktivitete tjera si vizita mbrenda e jashtë shtetit Gjerman e në veçanti vizita e bërë shtetit Shqiptarë kohë më parë etj...Pas këtij prezantimi publiku i shumtë u freskua me një pikë muzikore të ekzekutuar me kitar nga një talente brilante e muzikës dhe solo këndimit e cila mahniti të gjithë të pranishmit me zërin e embël dhe të mrekullueshëm të znj. Laura SPAQI (17 vjeçare) e cila bëri që publiku t’i duartrokis gjatë, madje edhe të këndoj s’bashku me te.

Një zë i mrekullueshëm, Znj. Laura SPAQI duke kënduar dhe eksekutuar solo me kitar

Pas falënderimit të moderatorës ajo me sharmin dhe stilin e saj, në mënyrën siç dinë të bëjë vetëm një moderatore me përvojë të rrallë, bëri edhe paraqitjen dhe ftoi z. Marjan N. Sopi-n të prezantoj veprimtarinë e tij krijuese letrare me fjalët siç tha; ftoj njeriun, z. Marjan SOPIN, shkrimtarin e mirënjohur, që kur mi sollën librat e tij, unë mendova se do jenë vetëm dy a tre sosh, por një pas një e u bënë aq libra, sa kishte shkruar deri më tani, saq u lodha duke numëruar... Prandaj, z. Sopi ju lutëm fjala për Ju dhe na prezanto librin; “Krahët e Shqipës” dhe veprimtarinë Tuaj krijuese.

Këtu do ju sjellim në tërësi fjalimin e z. SOPI-t lidhje me botimin, librin e botuar enkas, me rastin e dhjetë vjetorit të Qendrës Kulturore Shqiptare Shtuttgart “Krahët e Shqipës” dhe prezantimin e shkurtër të veprimtarisë së tij krijuese që edhe ishin temë qëndrore të këtij manifestimi kulturor:

Miqë të dashur, miqë të letrave shqipe, motra e vëllezër përshëndetje!

Uroj 110 vjetorinë e mëvetësisë së Shqipërisë. Nëntori i Parë ishte vitin 1443 (Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin në Krujë), Nëntori i Dytë ishte më 1912 (Ismail Beu Vlorë me patriot shqiptarë ngritë flamurin Kombëtar në Vlorë, ndërsa Nëntori i Tretë nuk e di se kur do jetë për ne gëzim, festë e shumë shumë pritur, gjithëvëllazërore e gjithëpopullore, kjo mëvaret shumë edhe nga ne, por dhashtë Zoti që Nëntori i Tretë (i cili ka filluar) të na gjej të gjithëve të bashkuar si vëllezër e motra në një shtetë të quajtur: SHQIPËRI!

Ndërsa juve udhëheqësve e veprimtarëve të “Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart” ju përgëzoj për punën Tuaj dhjetëvjeçare cilën e bëtë dhe e bëni me përkushtim, me vetflijim e sakrifica të shumëta deri më tani, e gjitha në të mirë e në dobi të Kombit tonë. Urime e ju faleminderit që punuat dhe punoni në ruajtjen, ngritjen e kultivimin e trashëgimisë tonë kulturore shqiptare në përgjithësi, sepse po  nuk punuam të gjithë sikur Juve pa rreshtur, në ruajtje të identitetit tonë kombëtar, atëherë me të drejtë sot o nesër do mund të na mallkojnë veçmas gjeneratat e ardhshme duke na thënë, Zoti mos e dhashtë të na thonë e gjykojnë ashtu siç na tha e shkroi i madhi ynë i Kombit Atë Gjergj FISHTA (po e citoj):

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.

Kështu u pritën të gjithë pjesëmarrësit në manifestim, pra siç e kërkon tradita shqiptare, Bukë, Krip e Zemër!

Sa i përket librit Monografi Antologjike KRAHËT E SHQIPES

Libri në fjalë është përmbledhje e shumë krijuesëve (autorëve) tanë shqiptare nga të gjitha trojet tona shqiptare dhe jo vetëm, sepse në këtë antologji volimunoze bëjnë pjesë krijues të fushave të ndryshme si shkrimtarë, poetë, prozatorë, dramaturgë, skulptorë, piktorë etj...., edhe atë nga Kosova, Maqedonia, Shqipria, Kosovë Lindore, Mal të zi, Qamëri, Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi, Norvegji etj., madje edhe nga Amerika e largët, dhe Zelanda e Re etj.

Në libër bëjnë pjesë apo defilojnë 93 autor të zhanreve të ndryshëm siç cekëm, pra, numër impozant i krijuesëve tanë të përzgjedhur me kujdes dhe profesionalizëm nga redaksia e Qendrës Kulturore Shqiptare – Shtuttgart, dhe mund të them se e veçanta e librit është pikërisht kjo: d.m.th libri përveçse është Antologji ajo në vete mbërthen edhe zhandrin tjetër të saj e që është Monografi, sepse çdo autorë na paraqitet fillimisht me biografi të shkurtër e pastaj me ndonjë punim të tij, nga edhe kuptojmë se me çka mirret autori dhe cilin drejtim shkrimorë ndjek.

Libri fillon me disa fjali hyrëse të kryetarit të Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtuttgart z. Vitor SPAQI pa të cilin vështirë se do realizohej ky projekt (meriton duartrokitje), pastaj në libër vijon fjala e recensentit dhe fjala uruese lidhje me 10 vjetorin e themelimi dhe veprimtarisë të Qendrës Kulturore Shqiptare – Shtuttgart nga i Madhi Monsinjor Dr. Lush GJERGJI, me temën e të cilit (Gjergj Kastrioti) edhe fillon e mbaron (me temën Nëna jonë Teresa) ky libër i mirë se ardhur dhe i shumë pritur me rastin e 150 vjetorit të mëvetësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetorit të veprimtarisë së Qendrës Tuaj e tonë.

Mund te them, meq libri ka autorë të ndryshëm, atëherë edhe ngërthen në vete tema të ndryshme dhe mjaft interesante.

Për fund mund t’ju them se libri që sot promovojmë është punë hiq me pak se punë dy vjeçare e një stafi të gjerë të udhëhequr nga vogëlsia ime, por asesi nuk guxoj ta harroj e mos të falënderoj edhe anëtarin e kryesisë së Qendrës z.Vilson Markaj për përkushtim dhe punë të palodhëshme që bëri duke me dal në çdo moment e kërkesë në ndihmë (ju flm z. Markaj). Dhe kryesia për të qenë sa më transparente, bëri që edhe në libër, autorët e saj të paraqitën në mënyrë dhe renditje alfabetike. Ndërsa sa i përket anës letrare rreth librit, analiza, kritika etj. këtë, do ia lëm ta bëjnë kritikët letrarë pasi ta kenë librin në dorë.

Gjatë promovimit të librit “Krahët e Shqipës” nga Marjan N. Sopi

Në fund edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve, në rend të parë autorëve, pjesëmarrësve në libër e të cilët na dolën ballë kërkesave tona e të cilat i pranuan me kënaqësi, pastaj falënderojmë bashkëpunëtorët e librit si dhe sponzorët e unë përsonalisht falënderoj të gjithë e veçmas Qendrën e cila edhe më bëri ftesë që të mund të prezantoj krijimtarinë time në pika të shkurtëra meq për shkaqe objektive nuk kam prezent bashkëpunëtorët e mi të shumtë siç janë Mons Dr. Lush GJERGJI, prof. Dr Jahja DRANCOLLI, pastaj Dr. Don Mikel SOPI, prof Isak AHMETI, Prof. Nazif Laqi si recensent, parathënës të veprave të mia etj.

Miqë, motra e vëllezër, pra edhe njëherë të gjithëve ju uroj 110 vjetorin e mëvetësisë së Shqipërisë, shëndet, paqe, harmoni e mbi të gjitha  dashuri në vitin 2023, vit ku shpresojmë t’i kthehemi jetës normale pa luftra, pa pandemi o ndonjë sëmundje tjetër.

Urime 10 vjetori i veprimtarisë së Qendrës Tuaj e tonë, rrnofshi e mos u ndalni së vepruari sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë.

Ju faleminderit te gjithve, urime festat dhe pervjetoret, urime dita nderkombetare e personave me aftesi ndryshe, dhe ju faleminderit z. Spaqi e kryesi e nderuar, ju faleminderit te gjitheve dhe ju dua shume popull i dashur, rrnofshi e gezuar!

Pra, për ju, për gjithë ne, hire e bekime prej Zotit. Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë kudo të jetë ai. Ju falëminderit!

Marjan N. SOPI

E gjitha kjo u përcoll më një interesim të madh nga të ftuarit dhe emëra eminent siç ishin prezent; Besnik MIFTARAJ, konsul, Hanife STATOVCI, Faket KAJTAZI, Konsul. Deli BALIDEMAJ – Deputet i parlamentit të Bavarisë së Epërme. Dr. Bekim BALIDEMAJ, Dr. Ljuljeta GASHI – GERDUNG, Xhaver LECI, Sadik ZOGAJ, Shoqata “KOSOVA”, Gani GECI, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe aktivist i dalluar i LDK, Smalj ÇEKAJ (Vëllau i dëshmorit të Kombit Sali ÇEKAJ), Rexhep REXHEPI, Dr. Genc KELMENDI, Shpend HASANAJ, Shoqata “SHQIPONJA” – Schwabisch Hall, Z. MAÇI, “Shoqata e Studentëve”, Franqez SPAÇI, Misioni Katolik Shqiptarë, Taxhidin BAKIU, Shoqata “Kadri Zeka” – Nurtingen, Katarina LESHAJ – GREISER, fotografe profesioniste e emra tjerë nga jeta publike si nga shkenca, letërsia, biznesi etj...]

Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart asesi nuk i harroi kontriboutdhënësit e saj kështu që, sipas përzgjedhjes së kryesisë, të gjithë atyre që kanë kontribouar në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare, në emër të Qendrës, kryetari i saj z. SPAQI  ndau “Mirënjohje” në shenjë nderimi dhe falënderimi.

Pas promovimit të librit “Krahët e Shqipës” të botuar nga Qendra Kulturore Shqiptare, moderatorja ftoi z. Spaqin, kryetar të bëjë edhe prerjen e tortës kushtuar dhjetë vjetorit të themelimit dhe veprimtarisë së Qendrës, turtën e kishte punuar enkas për këtë manifestim “Embëltoria Victoria” me pronarë z. Alfred Cakraj dhe znj. Dori Camaj të cilët sponzoruan tortën. Dhe si zakonisht pas programit kulturorë letrarë vijoi ngrënja e ushqimit dhe pija (koktej i pasur) të cilën e kishin përgaditur vet familjet e anëtarëve të Qendrës dhe të tjerë e që programi pastaj vazhdoi me pjesën tjetër argtuese, pra me muzikë të përzgjedhur nga repertuari i njohur i këngëtarës së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare znj. Benita PULA e cila është gjithnjë e gatshme të marrë pjesë dhe nuk ndahet nga bëmirësia si dhe ngjarjet e ndryshme humaninare e kulturore shqiptare. Nuk mungoi as grupi i vallëtarëve të rinjë të cilët begatuan programin e vallet e tyre të mrekullueshme nga Jugu i Shqipërisë, dhe pikërisht ashtu siç ka karakterin edhe Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart e cila në mesin e saj ka shqiptarë nga gjitha trevat etnike shqiptare dhe pamvarësisht bindjeve të tyre politike, fetare etj por të gjithë së bashku dhe si gjithnjë pikërisht siç edhe janë shqiptarët vëllezër e motra mes veti, nuk iu ndalën valleve deri në orë të vonëshme. Programi i lirë argëtues vijoi deri në orët e vonëshme të mbrëmbjes nga u ndanë të gjithë jashtëzakonisht të lumtur me organizimin dhe manifestimin e tillë kulturorë.

Për: “Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart”

Marjan N. Sopi

O3. 12. 20022

Stuttgart



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora