E premte, 29.03.2024, 11:10 AM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Rrëfimth mëngjesor

E marte, 06.12.2022, 06:04 PM


Blerim Rrecaj

Humbje ndjenjash

Njëherë kur isha fëmijë

Në një shtëpi shëndeti

Pakëz duke ma prerë gishtin

Për të më marrë ca pika gjaku

Pata humbur ndjenjat

U pata rrëzuar

E shpejt u pata ngritur bashkë me to

Tash shpesh

Shoh veten duke humbur ndjenja

Pa më rënë të fikët

Frymëzim fëmijëror

I shoh fëmijët

Bëhem si ta

Mbi çati veturash

Po marr borë

Dhe po e gjuaj

Hënën

Qielli u akullëzua

Nga ftohtësi

E madhe

E njerëzve

Qielli u akullëzua

Dhe po e mban peng

Diellin

Rrëfimth mëngjesor

E dërgoj djalin e madh në shkollë

Kam kohë të ec përreth një orë

Më duhet të kthehem përsëri në shkollë

Në një orë konsultimesh

Për suksesin, sjelljet e mbarëvajtjen e tyre

Vendos që gjatë kësaj kohe mos të kthehen në shtëpi

As të ulem diku në ndonjë kafene

Para një kroi që ndodhet

Para pllakës përkujtimore të një dëshmori

Dikush mbush dy bidonë dhjetëlitërsh

Më pas një nxënëse një shishe ujë

Që e vë në njërin xhep të jashtëm e anësor të çantës

Unë lag një faculetë e pastroj këpucët

Laj duart e syve u hedh ujë

Çaste që s’i lashë të më iknin

Ka çaste që s’i lashë të më iknin

Për shembull po nis me

Një aeroplan në qiellin e hirtë

Që nga vetura duke u kthyer nga aeroporti

Vështrova duke vrapuar lartlarg

(Ndërkohë ndërhyri një kujtim)

Ca sekonda rodhën udhës së tyre

E njëri-tjetrit i humbëm sysh

Më pas diç diku më ndaloi në rrugë

Ja këto dy gjethe pranë njëra-tjetrës

Derisa t’i mbajë ky dru i zhveshur

Në një cep të oborrit të shkollës

Këndej a matanë vijës së kufirit

Pritej të binim të puthnin si të tjerat tokën

Dhe të ktheheshin pikërisht këtu

Te degët e tyre pas ca kohësh

Te hapësirë që po humb identitetin

Kokën strehoj te gëmushat-kalatë me frëngji

Që mbajnë tre-katër trëndafilë të kuq në gji

Të cilët shkëmbejmë shkëlqime me qiellin

M’u duk e arsyeshme me vend e rend

Të mos i lija të më iknin këto çaste lozonjare

Këtë mozaik të vockël me dromca ditësh

Fundnëntori e fillimdhjetori

Mos ta lë pa e përmend

Që si zogj pule nga vezët dolën të bredhin

E qe besa fort mirë e bukur dinë të këndellin



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora