E enjte, 28.03.2024, 06:39 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Koficienti i patriotizmit tonë është i shumë i ulët dhe krejt tallava

E marte, 06.12.2022, 07:55 PM


Ndue Ukaj:

Këtë histeri e dalldi patriotike po ta kthenim në vetëdije kombëtare e energji pozitive, me siguri gjamat e kukamat tona do të ishin më të pakta dhe kombi ynë do të ishte më i lumtur.

Cilësia e patriotizmit politik te ndër ne tash e sa kohë është shumë e mjerë dhe krejt tallava.

Kjo stërkeqje politike ka prodhuar turma mediokre që mendojnë se dashuria për vendin matet me sasinë e urrejtjes kundër tjetrit.

Cilësi patriotike dhe vlerë e atdhedashurisë është ta duash tëndën dhe zgjohesh çdo ditë me një dëshirë të mirë- siç këshillonte I. Rugova - që të bësh diçka të mirë për vendin.

Thjesht: të ashtuquajturat 'debate patriotike' ndër ne, ato brenda nesh dhe ato që lidhen me raportet tona me të tjerët, s' janë gjë tjetër pos një farsë e orkestruar prej atyte që e "mjelin" fort lopën patriotike.

Kështu përditë po provojmë se koficienti i patriotizmit tonë është i shumë i ulët dhe krejt tallava.

Dhe një stërkeqje kaq të madhe dhe një tallava kaq neveritëse, as kundërshtarët e armiqët tanë s' do të kishin imagjinuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora