Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kjo asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit
E hene, 05.12.2022, 07:58 PM
KJO ASHT SHQIPNIA E GJERGJ KASTRIOTIT
Nga
Fritz RADOVANI
Gjergj
KASTRIOTI – Skenderbeu (1405 – 1468)
asht Shqiptari ma i Madh që detyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka
edhe Shqiptarë! Anatole France shkruen per Té: “Lavdia asht një
luks tepër i kushtueshëm!”.
Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë,
Shpirti i Tij vazhdoi me jetue në trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me
zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare Shqiptare kjene të pashembullta në
tokat e pushtueme nga turqit. Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do të shkruej këtu
bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa viteve kur fillon dhe
si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar, tue iu referue studjuesit Fan S.Noli
për Gjergj Kastriotin (New York 1947).
Nё 1480, Dhimiter Frângu,
bashkluftar i Kastriotit, asht i pari qё ka lanё tё shkrueme nё latinisht
jeten dhe trimnitё e Princit Shqiptarёve, Gjergj Kastriotit.
1584, Jovius, Peshkopi i Noçerёs, në librin “Elogjina”
(Elogie), që do të thotë “Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa
në Galerinë e Arteve në Firence, Itali. Ai e permendë dhe në librin “Komentin”
(Commentario).
1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet
traktati i Kastriotit me Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin
1451.
1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi
Historinë e Barletit.
1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i
Barletit, që i jep për herë të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr hollёsi nga Franku.
Një përkthim i tij anglisht nga
Gentieman u botue në 1596 në Londer, Angli.
1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e
Pantanoja, Piu II dhe Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e
Napolit.
1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin.
1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit.
1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime e pjesë
burimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vlerё.
1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte.
Asht i pari historian kritik i historisë së Gjergj Kastriotit.
1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin.
1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta,
Kribeli, Sanudo, Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht.
1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë
bashkohësëve të vet.
1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në
librin e tij “Essai sur les Moeurs des Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve),
ku shënon dy faktorët
bazë të fitoreve të Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe
karakteri malor i Shqipnisë. Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin kenë
perandorët grekë si Gjergj Kastrioti, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”.
1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak
asht ky:
“Gjergj Kastrioti shkelqen
mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen e një ushtrije të vogël mbrojtëse.”
1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen e shpaten që i dhuroi Papa.
1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në
Padova t’ Italisë, kur mblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire.
Asht historian eklektik dhe kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka
shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga sfondi fetar i Shqipnisë Katolike Romane në kohen e Gjergj
Kastriotit.
1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke,
persiane dhe arabe.
1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga
burimet sllave se Gjergji ishte mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng.
1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së Lavardinit,
historia ma e gjatë e shkrueme anglisht.
1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt
Kastriotit.
1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj Kastriotin.
1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të
vdekjes sё Gjergj Kastriotit, 1468. Perkrahes i fortё i shkrimeve historike tё
Barletit.
1866. Trinchera, asht i pari që botoi nё “Codice Aragenese” disa
letra me vlerё të madhe tё Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit
nga arkivat.
1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në
malet e vendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II.
1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin.
1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e
tij Gjergj Kastriotin “Luftar i Krishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III,
që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11 shtator 1457, dokumenta të
vetme tё arkivave të Vatikanit.
1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që
shkruen për perkrenaren dhe shpaten e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës.
1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku
zbulon letra dhe disa mendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij.
1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per
Kastriotin.
1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me
atë emen.
1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj
Kastriotin.
1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh
që ka dhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt
jeten qytetare tё Shqipnisё në librin e
njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete).
1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”...
Një nder kryeveprat e Tij per
Historinë e Shqipnisë.
1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjenё i pari dokumenta turke
per ekspeditat e Muratit II dhe tё Mehmetit II kunder Shqiptarёve.
1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës
së Elbasanit, nga Mehmeti II nё vitin
1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin.
1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit
të Louvain një disertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe
invadimi turk në shekullin e pesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në
vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libër këto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në
çdo gjuhë, plot me informata dhe me materiale të paraqitur mirë.”
1919.
At Gjergj Fishta i kushton
Gjergj Kastriotit poezinë “Me shej ke me
fitue”“IN HOC SIGNO VINCES.” Një nder kryeveprat e At Fishtës.
***
Gjergj Kastrioti asht kenë dhe
do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë
Shqiptarëve, kudo kjofshin Ata!
Aq madhshtore asht Epoka e
luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me
monumente lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë sonё Gjergj Kastrioti –
Skenderbeu! Përkrenaria,
Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e
Botës, në të gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar i yni, ashtu si në
çdo votër Shqiptare, kudo
kjoftë, që në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit,
mbi shtrojen e gjakosun ndër
shekuj per Liri.
“Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për
motive fetare, lè të vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves... Ashtu
siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër asfaltët e Tiranёs sё zharitun si
pasues tё denjё tё Haxhi Qamilit, Ever Hoxhës dhe tradhëtarve tjerë të
“Rilindjes komuniste”. Historia do të përsëritet prap për të
gjithë “ata” që ecin në gjurmët e tradhëtarëve të Atdheut!
E sot nuk janë aq pak sa
kujtojmë..!
Shqiptarë, bashkonju rreth
Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, dhe të gjithë bashkë marrshoni drejtë
“Bashkimit Europjan”!
Melbourne, 5 Dhjetor 2022.