E merkure, 01.02.2023, 07:30 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Edhe unë i ndihmova ''Allahut'' në minare

E hene, 05.12.2022, 07:59 PM


EDHE UNË I NDIHMOVA

“ALLAHUT” NË MINARE

NGA KALOSH ҪELIKU

Populli shqiptar ka krijuar me mijëra anekdota për Hoxhën e “Allahut”. Ndoshta, dhe letërsia popullore shqiptare është më e pasura në këtë zhanër. Ku ta dish?! Mundet. Filip Papajani një shkritmtar rilindas shqiptar ka thënë për hoxhën: Njeri i soçëm me tru të moçëm. Vaso Pasha: ka shkuar edhe më larg: Feja e shqiptarit është shqiptaria… Xha Deralla satirist i madh shqiptar i fshatit Cërvicë nga Kërçova, me anekdotat e tija të përcjelluara gojë më gojë, e ka ndjekur këmba - këmbës edhe në minare.

Një ditë hoxha i katundit e takon përpara portës dhe që ta trembë satiristin i thotë plakut:

- O Xha Derallë, pse bre burrë nuk vjen në xhami t’i lutesh për mëkate “Allahut”?! A e di se një ditë, në atë dynja do të digjesh në zjarr të Xhehnemit?!

- Jo, o hoxhë! E ke gabim. Shkaku se, përderisa të vij unë në Xhehnem, ti do të shkosh atje bythekrye përpara meje, dhe do ta kesh shuar më zjarrin…

- “Estagpirullah”!... “Estagpirullah”, ti në Xhehnem do të përfundosh arnë kazani, i kërcnohet përsëri Hoxha i “Aallahut”.

- E ti o hoxhë, mendon se gjithmonë do të jetë verë?! Po, çka do të bësh në dimër, do të vish të më kërkosh pak zjarr! Jo, nuk do të të jap, rri do të të them, mërdhihu në Xhehnet!...

- Xha Derallë, më në fund u binda se ti je vetë Shejtani!

- Hi-hii-hiii, qeshi Xha Deralla… Jo, o hoxhë! Shejtan më të madh se ti nuk ka as në këtë dynja, e as në atë dynja…

- “Estagpirullah”! “Estagpirullah”, iku hoxha me të katra nga porta e Xha Mazllëmit, dhe u mbyllë me çelës në xhami.

Dhe, plot anekdota të tjera që i ka krjuar gojë më gojë nëpër vite e shekuj populli shqiptar për hoxhën e “Allahut”. Tashti, e shoh edhe shkakun e gjithë këtyre anekdotave. Hoxhës, populli shqiptar më së shumti ia kishte parë dhe ia sheh ende sherrin. Hoxha, përveçse që i është kërcnuar popullit shqiptar me zjarrin e Xhehnemit, i është kërcnuar edhe me hyqymetin. E ka spiunuar, dhe e spiunon edhe sot e kësaj dite te pushteti.

Im Atë, shpeshëherë ma përsëriste një thënie të një neriu të mençur Mahmut Dumani, që e kishte thënë në kohën e Luftës së dytë botërore: Këtë popull gjithmonë e kanë shitur njerëzit e “ditur”, hoxhallarët dhe intelektualët e shitur. Herët a vonë, përsëri do të vijë koha kur këtë popull do ta shesin toptan si dhenë në pazar njerëzit e “ditur” dhe hoxhallarët.

Dhe, ja për çudi erdhi ajo kohë. Popullin shqiptar me ndihmën e hoxhallarëve, serbët e përzunë në Turqi. Hoxhallarët kishin qenë ata, që kishin dhënë e mbledhur nënshkrime pas Luftës Dytë Botërore, se: ky popull dëshiron të jetojë në Jugosllavi, nuk do të bashkohet me Shqipërinë. Shkurt, ky popull, gjithmonë ia kishte parë sherrin hoxhës, njeriut të “Allahut”. Shembull: si puna e zogut që i besoi njeriut të “Allahut” me çallmë, po ai ia theu krahun me gur. Dhe, në gjygj nuk ka kërkuar asnjëfarë dënimi. Vetëm, hoxhës t’i hiqet çallma! Shkaku se, do të marrë edhe shumë zogjë të tjerë më qafë.

Im Atë, shpeshëherë ma rrëfente edhe këtë anekdotë për hoxhën: Një hoxhë, pas faljes së teravisë e kishte vizituar si shpesh një vejushë. Vetëmse, një ditë e dikton i biri i vejushës. Djali nga zemërimi i thotë plot inatë të ëmës:

- Nënë, do ta vras hoxhën!...

- Mos, bre bir, përmbaje veten e lutë e ëma! Fakirin, mos e merr më qafë! Hoxhën një ditë do ta dënojë vetë Allahu…

Djali më në fund, pas lutjeve të së ëmës hoqi dorë, vendosi ta dëgjoj të ëmën. E priste “Allahun” që ta dënojë hoxhën. Prit një ditë, një javë, një muaj… po, “Allahu” nuk e dënonte hoxhën. Edhe më keq, hoxha tashti e vizitonte edhe më shpesh të ëmën e djalit, vejushën.

Një ditë prej ditësh, djalit më i erdhi te hunda. Vendosi t’i hakmerret hoxhës, të mos e pres më “Allahun”. E priti të hipë hoxhën në minare ta thirrë mesditën. Tinës xhematit, u përvodh shkallëve të minares dhe ia ngriti hopa, në hava këmbët në livadh…

Në mbrëmje, kur u kthye i lodhur në shtëpi, nëna ia priti:

- A, të thashë bre biri nënës, se: hoxha një ditë do ta gjejë belanë nga vetë “Allahu”?!...

- Po, oj nënë! E vërtetë. Vetëm se, edhe unë pak në minare i ndihmova “Allahut”…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora