Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Nëna e këngëve të zemrës

| E hene, 05.12.2022, 05:52 PM |


Nëna e këngëve të zemrës

O pellazgji ipesh. O  Çamëri  pellazge

Ekzisteca e jote nuk di të vjetërohet

nga errësira lind dielli  dhe  drita tij

në një lindje të  kërkuar  nga  njeriu

mbështetem në artin  tënd    jetës.

Nënë  e  këngëve    zemrës, thuaje:

njëpellazge  është origjina shqipeve,

njëpellazge është gjuha dhe e folura,

njëpellazge  tërë  historia  shqiptare.

Qysh kur toka  mbeti  shtatzanë nga

njeriu, u  lindën pellazgët dhe fiset e

ipeve, ata krijuan vepra të mirëfillta,

e heshtjen e  kthyen  në komunikim.

Nuk dua të fshehi origjinën pellazge,

gjuha dhe  alfabeti  pellazg  janë  një,

shqiptarët  jemi  pellazgët   e  lashtë.

Pellazgji, je fara artë e gjuhës shqipe

me idetë  t´ ua  lindur i ke perënditë,

e me duart t´ua ngrite qytete të tëra,

vepra gjigande  të artit dhe kulturës.

Im At´ Zeusi ishte përëndi e nderuar,

dhe  ime  mëmë  Hera, grua e Zeusit.

dhe im gjysh Thoti ishte vetpërëndi,

Nënë  e  këngëve të kraharorit, ngritu!...

Atdhe Geci - Dortmund, Dhjetor, 2022