Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Gomari i kulakut

| E diele, 04.12.2022, 06:41 PM |


Gomari i kulakut*

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Sa u çlirua Shqipëria nga nazi-fashistët,  u ngritën edhe strukturat shtetërore në krahinën tonë të vogël,  në juglindje të  vendit. Ndryshe nga sistemi i vjetër,  u ngrit edhe një komitet partie (flitet për Partinë komuniste që, më vonë, u quajt Partia e Punës  e SHQIPËRISË) dhe në krye u vendos një luftëtar i dalluar në luftë.U emërtua si sekretar i parë i komitetit të partisë. Ky, sekretari i parë, qe vendali dhe rrënjët e familjes i kishte në një fshat të larggët mga qytetit

. Krahina qe malore dhe vetëm xhadeja kryesore e lidhte qytetin me qytetitn tjetër më të afërt. Asnjë xhade tjetër dhe asnjë rrugë makine dhe, sa për makina, as që flitej. Udhët nëpër rrugët apo rrugicat e ngushta, si rrugëdhish, do t'i bëje ose në këmbë, ose me kafshë. Në rrugët a rrëpirat mes malesh, kafsha më e përshtatshme qe mushka.Mushka ose gomari. Kali apo pela qe si salltanet dhe rrallë mund të gjeje të tilla.Mandej kish ca rrugë e rrëpira që majë kalit, mund të fluturoje kollotumba dhe fare lehtë mund të thyeje qafën apo të bëheshe copë e çikë. Se kjo ngjarje që po rrëfej si tregim, jo vetëm është krejt e vërtettë, por ka ndodhur në një krahinë të tërë, të rrethuar me male,  Male të lartësive të ndryshme, por dhe atje jo vetëm jetonin njerëz,  por dhe buçitën armët për liri. Vërtet malore krahina, por në SHQIPËRI,  është "pionierja e parë" që vari në qafë:shallin e kuq të ÇLIRIMIT qysh në 5 shtator 1942. Siç merret vesh, bëhet fjalë për krahinën e SKRAPARIT. Epo gjaku nuk bëhet ujë: prindërit e mi janë nga SKRAPARI dhe unë jam krenar për këtë.Më shatë SKRAPARIN, me  mua nuk uleni më.

*     *     *

Unë po e sjell tregimin tani, në prag të "hapjeve të dosjeve", se, siç gjykoj unë, jo të gjithë"bajgat do dalin mbi ujë".

Sekretari i parë jo vetëm qe luftëtar i dalluar, por, pothuajse,  e njihte gjithë zonën, kur thonë me të bardhë e me të zinj.Ose, brenda parametrave të kohës: ata me "cen" në biografi dhe ata të tjerët që përbënin shumicën. Vet sekretari qe nga një fshat i largët dhe për të shkuar në vendlindje, si të gjithë, do shkonte me mushkë.  Këtë rrugë që e bënte në fundjavë apo fund muaj, përdorej një udhë me "korrierë".Pra, si një"stafetë" nga një korrier tek tjetri dhe, ngaqë rruga qe e gjatë, në një dtancë të caktuar priste dikush, ky ndërrohej me një tjetër dhe,  deri sa  soste në fshatin e tij, ndërroheshin katër të tiilë.Natyrshëm, ishin njerëz të besuar.Kështu për të shkuar dhe kështu për t'u kthyer. Ishte aty nga fllimet e viiteve '50-të , por edhe këtu kish mbrritur"yrneku i STALINIT": ata të"cënosurit", ishin shpallur kulak. Kulak, sidomos në SKRAPAR,  ke damkën e turpit mu në ballë. Të pafajshëm apo jo, nuk  kish kush vriste mendjen, por sipas atij avazit:"ha-ha krushqit, ha-ha dhe nusja" sikur kish filluar një"garë kënaqësie", si e si ta luftonin këtë"gogol". Fare kot. Mund ta kishe komshi den- babaden, ke ngrënë e ke pirë me të, por tani është"kulak" dhe mos iu afro, se të ngjitë kolerën.

Po afrohej korrieri i parë(e mbante prej dore mushkën mbi të cilën ishte sekretari i parë), ndërsa i dyti priste të merrte stafetën. Ngjitur me vendin ku priste korrieri i dytë, ishte ara e komshiut që ishte shpallur kulak. Kulaku punonte arën dhe brenda gardhit kish lidhur gomarin e tij. Gomarit i kish hedhur për të ngrënë. Sa po afrohej kalorësi  mbi mushkë, gomari pëlliti si shenjë alarmi se mos ajo, "gjitonia" e paftuar i hante racionin dhe, korrieri i dytë, ndërsa mori në dorëzim"stafetën", i thotë sekretarit:-Shoku   X.., . ky gomari që po tremb mushkën  tuaj, është gomari i kulakut  A... Sekretari e njihte mirë atë familje kulaku nga PRRENJASI dhe i tha"korrierit":- Nuk u tremb nga mushka ime, por nga ti se mos i hyje në pjesë, se unë e njoh më mirë atë familje të kulakut. Korrierit mend i shpëtoi shurra nga proçka që vërviti.  Kjo ngjarje mbrriti e freskët si ndodhi nga korrieri që dorëzoi stafetën.

Epilog

Kështu ka ndodhur dhe jo të gjithë ata që kanë spiunuar do ballafaqohen me të vërtetat.Po sa të tillë kanë spiunuar pas kurrizit dhe sot çirren e bërtasin, se, gjasme,  e kanë faqen e bardhë. Kurrë nuk është vonë që t'ua çjerrin maskën.

Tiranë, 1 dhjetor 2022