E marte, 23.04.2024, 09:24 PM (GMT+1)

Mendime

Sadbere Emshiu & Shyqyri Fejzo: Mësime dhe konkluzione nga një debat për trajtimin e diversitetit

E shtune, 03.12.2022, 08:55 PM


Mësime dhe konkluzione nga një debat për trajtimin e diversitetit

Nga Sadbere Emshiu - Pedagoge e gjuhës Gjermane dhe e gjuhës Shqipe

Shyqyri Fejzo - Publicist

Debati u zhvillua në datën 25 Nëntor në një sallë pranë Bashkisë së Hamburgut, me pjesmarrjen e mjaft personave, nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore, si puntorë emigrantë të vendeve të ndryshme, intelektualë, gazetarë si dhe deputi i Parlamentit të Hamburgut shqiptari Sami Musa, përfaqësues i Partisë Liberale (Demokratët e Lirë). Gazetarja Christiane Langroc-Kogel, në rolin e moderators së debatit, shkurt e në mënyrë koncize bëri prezantimin dhe problemet që do të hidheshin për diskutim. Mori pjesë gjithashtu Kurt Voigt Shef I Zyrës Gjermanisë Veriore të Fondacionit Friedrich Naumann  për Lirinë. Në thelb, zonja Christiane theksoi  se do të debatojmë lidhur me një problem kompleks-social, sic është “Vielfait richting nutzen”, që do të thotë  “Trajtimi i duhur i diversitetit  për në të ardhmen.” Me një theks të vecantë folën dhe prezantuan problemet Shuk Oran i sektorit të artit të Pikturës, Hava Bekteshi e sektorit të Muzikës dhe Mehmet Shimshit Shef i restorantit “Hanzatref”me origjinë nga Turqia për artin e gastronomisë. Diskutantët ngritën problemet e sektorëve të tyre vec e vec, dhe theksuan se “… Diversiteti dhe trajtimi i tij i bashkon këta sektorë, pavarësisht nga vecoritë e tyre. Në thelb bashkimi ndodh se aty ka fuqi puntore të cilët punojnë e mbajnë hapur veprimtaritë. Është fakt se shteti Gjerman ka nevojë në rritje për fuqi puntore. Deri tani këto nevoja janë siguruar nga vende të BE si dhe nga vende të tjera të cilat nuk e kanë statusin e vendeve të BE. Me theks ky problem është në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku dhe në këtë takim marrin pjesë disa individë me origjinë nga këto shtete, të cilët shtruan  problemet që mendojnë se janë present sot.

Në mjaft raste vihet re  se qytetarëve (me theks migratorëve) u mungon hapja, liria e shprehjes. Vështirësitë dhe lehtësitë duhet të shikohen si shanse, mbasi në mjaft raste ato nuk shikohen si të tilla.

-U theksua se politika e ka të vështirë të bëjë unifikimin e kulturave të ndryshme. U propozua dhe theksua se për të pasur rezultate në këtë drejtim duhet të bëhen shumë projekte të sektorëve e llojeve që i përshtaten kohës.   Kjo kërkon një njohje më të thellë të gjendjes dhe problemeve, duke u paraprirë atyre.

-Vemendje e diskutimeve dhe propozimeve u përqëndrua tek gjeneratat e reja. U theksua që për ato duhet të funksionojnë normalisht kurset, si për gjuhën, për njohjen e ligjeve, për profesionet e vecanta që kërkojnë kualifikim, etj.

-Midis migrantëve puntorë e politikanëve ka ndryshim në trajtim. Duhet të dalë sa përqind e përbëjnë migrantët, në mënyrë që të detajohet puna për integrimin më të mirë të tyre. Me historinë e të huajve e vendin që zenë ata në Gjermani janë marrë SPD, të cilët kanë pranuar puntorë migratorë. Me kritika ndaj këtyre dukurive janë marrë të Gjelbrit. Migratorët e ardhur nga vende të varfra dhe nga lufta, ka një dozë që shikohen si më të pa dëshëruarit. Kjo tërheq vemendjen që cështja e migratorëve të shikohet seriozisht, me pjekuri politike, mbi bazën e ligjeve.

-Vihet re një dukuri. Në disa raste nuk jepet nga organet përkatëse leje pune. Kjo, midis të tjerave, ka bërë që  disa individë të merren me shfaqje jo të denja e të dënueshme për shoqërinë, si prostuticioni e droga,apo puna në të zezë.

-Pati mendime se në prag zgjedhjesh (kombëtare apo lokale) cështja e migrantëve me diskutime duket se po merret seriozisht për punësimin kushtet e tyre etj, por mbas zgjedhjeve niveli i trajtimit të tyre  bie fare deri në harresë. Ka ardhur koha që kjo praktikë pune e veprimi të koregjohet rrënjësisht.

-Organet dhe organizmat shtetërore kanë ardhur momentet  që me këto probleme të merren seriozisht dhe në kohë. Hamburgu quhet dhe Porta e Botës. Si i tillë i  takon të jetë në pararojë. Mbasi ka dukuri që ligji i Hamburgut është larg e thëna nga e bëra. Mbi 50 përqind e migrantëve aktivë janë të rinj. Vazhdojnë të trajtohen me ligjin e vjetër. Kështu ka ende probleme me  dy shtetësinë. Projektet janë që në të ardhmen ky problem do marrë zgjidhje ligjore, por kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm. Fëmijët që lindin këtu duhet të marrin automatikisht shtetësinë Gjermane.

-Ka vend që të përsoset më tej puna nga përfaqësitë diplomatike, sidomos me shtetet e Ballkanit Perëndimor, prej nga vinë shumë migrantë. Nga këto vende jo gjithnjë vinë migrantë nevojtarë e të kualifikuar. Para kalimit për viza në ambasada e përfaqësi diplomatike, jo rrallë ka pasur korrupsion e fallsifikime dokumentash, dukuri që tërheq vemendjen për punë me cilësi e rreptësi.

Shteti Gjerman i ka bërë present nevojat për fuqi puntore. Por një rol e përgjegjësi shoqëria gjermane, strukturat e shtetit kanë edhe për integrimin e këtyre njerëzve në shoqërinë gjermane e Europiane. Kjo është domosdoshmëri, mbasi fuqia puntore, familjet e tyre si dhe famijët  vinë nga shtete të ndryshme,  me moshë e kuslifikim individual heterogjen etj.

Në këtë debat deputeti i Parlamentit të Hamburgut, përfaqësues i Partisë Liberale (Demokratët e Lirë), Sami Musa, i cili ishte dhe iniciuesi kryesor i këtij debate, u ndodh në një pozitë ku ndaj tij konvergonin shumë pyetje të cilave ai ju dha përgjigje, si dhe mori e evidentoi problemet që dualën në debat duke seleksionuar ato që duhet të diskutojë e ngrejë në Parlament. ‘’Është në natyrën time- theksoi Samiu- që dua të njihem mirë imtësisht me problemet dhe objektivat si dhe të diskutoj e ngre probleme në bazë të shkallës së njohjes së tyre. Nëpërmjet llogaridhënies parlamentare, si në rastin e sotëm, synojmë të sigurojmë që politika dhe veprimtaria e Parlamentit të jetë efektive, transparente, e gjallë e vetvepruese dhe në interes të publikut që na ka dhënë besimin. Në se nuk do ballafaqoheshim, si sot në këtë debat, të metat e dobësitë do të përsëriteshin, duke sjellë dëme të mëdha sociale. Mendoj se ballafaqimi është një moment që cliron energji të mëdha. Një pjesë prej nesh harrojmë që disa nga mangësitë e vërtetuara,i kemi pasur si prioritete edhe gjatë viteve të tjera, të cilat fatkeqësisht kanë kaluar nga viti në vit duke mos u realizuar. Kjo dhe verejtjet tuaja na bëjnë që të shkundemi, të bëjmë metodën e punës dinamike dhe vetvepruese në dobi të publikut. Kjo në rradhë të parë kërkon që të kemi objektiva të qarta, të specifikuara e të detajuara mirë.  Sa më mirë të bëhet kjo, sa më të sakta e të argumentuara të merren vendimet, aq më lehtë do e kemi për ti realizuar. Do të thosha se qartësia e mendimit për objektivat e marra është problem jo vetëm për Parlamentin, por edhe për strukturat e tjera shtetërore që merren direct me migracionin, diversitetin dhe mundësitë e tyre për të ardhmen. Këmbëngulja për ti realizuar ato në kohë e cilësi,gjithashu është një factor I cili nuk duhet nënvleftësuar në punën tonë. Nga ky debat i sotëm unë përfitova shumë,mbajta shënimet e mia dhe do i kem udhërrëfyes në punën time si deputet.”

Kjo lloj llogaridhënie dhe evidentim problemesh aty ku diskutohen, është një dukurie re, me efektivitet, mbasi dëgjon dhe dërgon problemet në strukturat e larta të shtetit në kohë, me sens përmirësimin e dobësive e të metave të verejtura. Si të tilla ato do të ndikojnë direct dhe për “Diversiteti dhe mundësitë për të ardhmen e migracionit” me këtë debat që bëmë sot.

-Ky debat, i bërë në Hamburg për herë të parë i këtij lloji për këto probleme, është një dukuri ku struktura të shoqërisë së Hamburgut i përgjigjen flakë për flakë zhvillimeve të sotme e paraprirjes të gjitha dukurive e pengesave për trajtimin e duhur të diversitetit në vazhdimësi e të ardhmen.

Sadbere Emshiu - Pedagoge e gjuhës Gjermane dhe e gjuhës Shqipe.

Shyqyri Fejzo - Publicist.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora