E merkure, 01.02.2023, 07:45 PM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Përvjetori i lindjes së Dardanit dhe Europianit të Madh - Dr.Ibrahim Rugovës

E premte, 02.12.2022, 07:53 PM


Përvjetori i lindjes së Dardanit dhe Europianit të Madh - Dr.Ibrahim Rugovës

Nga Gjon Keka

Dr. Ibrahim Rugova ishte njeri-lider transformues, krijues dhe hartues i peizazhit të përgjithshëm politik të vendit, gjë që i hapi rrugë mendimit, vlerësimeve pozitive dhe ndryshimeve të dobishme në rrugën e ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të saj të ligjshme, si dhe të njohura ndërkombëtarisht, por edhe të mbështetura nga demokracitë dhe ekonomitë e vendeve moderne më të zhvilluara e me ndikim të madh në botë.

Në sajë të gjithë kësaj, duhen vënë në pah disa nga vlerat e tij tejet lartësuese të një politikani të shkëlqyer: durimi, aftësia dhe lidhshmëria rrënjësore me paraardhësit tanë të vërtetë si dhe me kulturën shpirtërore e materiale të kombit shqiptar. Presidenti Rugova ishte një njeri-lider brilant, me parime të larta,elokuent, i durueshëm dhe mobilizues i përkrahësve të tij, por edhe i popullit, nëpërmjet kujdesit dhe bashkëveprimit në përpjekjet e gjata të proceseve historike të popullit të Kosovës, deri në çlirimin e saj e në pavarësi.

Me anë të kësaj ai tregoi se ishte një ndërmjetës shumë i aftë mes vullnetit të popullit dhe komunikimit apo çuarjes së çështjes së Kosovës nëpër kanale diplomatike ndërkombëtare dhe vendimmarrëse. Durimi i presidentit Rugova ishte themeli moral i personalitetit të tij dhe i karakterit prej njeriu-lideri të lindur, ndërsa në rrafshin politik durimi ishte arma më e fuqishme për ta çuar para drejtësinë e të vërtetën, duke lëvizur në drejtim pozitiv të ardhmërisë së popullit të Kosovës, si dhe proceseve të drejta të historisë, në përgjithësi të kombit shqiptar, nëpërmjet faktorizimit të tij në Gadishullin Ilirik.

Kështu, aspirata, thirrja, misioni, durimi dhe vizioni i presidentit e lidershipit Rugova u mishëruan dhe u bënë dora ndihmëtare e historisë gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të popullit për liri, demokraci dhe pavarësi. Një lidership i vërtetë me të gjitha cilësitë dhe virtytet e tjera të domosdoshme duhet të ketë edhe këto dy cilësi e virtyte themelore të politikës, durimin dhe këmbënguljen, në rrethana të përgjegjësisë historike dhe vendimmarrëse të kombit të tij.

Një lider vizionar dhe një Dardan i Madh sikur ishte presidenti historik Rugova janë të rrallë, që gërshetojnë në veten e tyre shpirtin atdhetar e themeltar dhe shpirtin europian.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës Gjon Keka: Stema e rrallë e familjes Kastrioti Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij Gjon Keka: Filipi falënderon Zotin që biri i tij Aleksandri i Madh lindi në kohën e Aristotelit Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës Gjon Keka: Prof. Anton Çetta, thesar i popullit shqiptar, pajtoi gjaqe edhe në diasporë Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit Gjon Keka: Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij Gjon Keka: Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin Gjon Keka: Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu - dy austriakët e mëdhenjë me origjinë arbërore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora