E diele, 05.02.2023, 05:29 AM (GMT)

Kulturë

Mbahet aktiviteti muzikor "Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani”

E enjte, 01.12.2022, 07:59 PM


Një program, dy festa, tri koncerte: Mbahet aktiviteti muzikor "Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani”

Festat Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë janë pranë njëra-tjetrës! Më 28 Nëntor populli shqiptar festoi 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe më 1 Dhjetor populli rumun nderon Festën Kombëtare në 104-vjetorin e Bashkimit të Madh. Midis dy popujve tanë një urë e rëndësishme lidhëse janë arumunët, të njohur ligjërisht prej vitit 2017 si një ndër 9 pakicat kombëtare të vendit tonë. Nisur nga atmosfera festive, lidhjet e forta e historike mes dy popujve dhe në nderim e respekt të pakicës arumune java e tretë e nëntorit shënoi edhe organizimin e aktivitetit muzikor me titull: "Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani. Ditën e premte më 25 nëntor 2022 në Tiranë në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortokse u mbajt koncerti i tretë i  këtij projekti. Ky aktivitet u mundësua nga mbështetja e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur në Rumani. Aktivitetet festive nisën me koncertin në Pallatin e Kulturës më 21 nëntor në Vlorë, vijuan me koncertin e 23 nëntorit në Korcë në Teatrin “Andon Zako Cajupi” dhe u përmbyllën të premten në ora 19.00 me një koncert në Tiranë. Në program ishin përzgjedhur vepra nga kompozitorë rumunë dhe shqiptarë. Ky aktivitet përcoll gjerësisht edhe nga mediat vendase. Për arsye të rindërtimit të sallës së Teatrit Petro Marko, në qytetin e Vlorës koncerti u zhvendos në Pallatin e Kulturës të qytetit bregdetar. Në aktivitetin e mbajtur në qytetin e Korcës publikut të korcar ju drejtua profesori dhe doktori në muzikologji Pandi Bello I cili u përqëndrua në lidhjet shumëdimensionale mes dy vendeve tona. Ndërkohë në koncertin përmbyllës morën pjesë të rinj, anëtarë të komunitetit arumun, artdashës, miq dhe bashkëpunëtorë. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori I Rumanisë në vendin tonë, Sh.T Oktavian Sherban ju drejtua publikut duke u ndalur tek faktet historike që lidhen me ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë e me  hotelin “Continental” në Bukuresht. Ai u shpreh së aktet e mëdha të historisë së popujve tanë janë rezultat i përpjekjeve të përfaqësuesve dhe i ftoi të gjithë të pranishmit të ndiqnin këtë aktivitet që paraprin edhe celjen e festimeve të Festës Kombëtare të Rumanisë në Shqipëri, një festë që kishte munguar në këto katër vitet e fundit. Në koncertin e Tiranës audiencës ju drejtua me një mesazh edhe titullari i Departamentit për Rumunët e Kudondodhur z. Gheorghe Carciu.  Fjala përshëndetëse e Sekretarit të Shtetit z. Gheorghe Carciu  ju përcoll të pranishmëve nga Drejtuesja e Fondacionit Harriet Martineau, znj. Entela Binjaku.

Në mbrëmjet muzikore të Korcës dhe të Tiranës publikun e përshëndeti edhe drejtuesi artistik i këtij aktiviteti muzikor, njëherazi edhe Dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve. Projekti “Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani” nisi të promovohej në valët e transmetuesit publik, RTSH dhe u përcoll gjerësisht nga mediat lokale. Në të trija koncertet e këtij aktiviteti morën pjesë 50 instrumentistë midis të cilëve edhe instrumentistë që kanë studiuar në Universitetet rumune. Organizatorët kishin përzgjedhur Vlorën për të hapur këtë projekt kulturor si qytetin simbol të Pavarësisë. Në dy vitet e fundit Departamenti për Rumunët e Kudondodhur ka mbështetur në fshatin Mekat të këtij qyteti edhe një projekt në ndihmë të zhvillimit të pakicës arumune. Qyteti i Korcës përvecse qytet i kulturës, turizmit dhe I jetës universitare njihet edhe për praninë e rëndësishme të pakicës arumune. Edhe ky concert ju drejtua familjeve arumunë të këtij qyteti. Ndërkohë koncerti në Tiranë ishte përmbyllja e kësaj nisme. Të pranishëm në salë ishin miq e dashamirës, gazetarë e pjestarë të komunitetit arumun. Në programin e të trija koncerteve ishin përfshirë vepra shqiptare dhe rumune, por një nga castet speciale të aktivitetit ishte interpretimi i grupit folklorik arumun i Kavajës që përcolli për sallën atmosferën e ngrohtë përcjellë në dialektin arumun.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora