E enjte, 28.03.2024, 03:12 PM (GMT)

Mendime

Arbana Xharra: Në krye të shtetit është një demagog mashtrues

E enjte, 01.12.2022, 07:55 PM


Arbana Xharra:

O Albin Kurti boll ma thure vargje, Kosova s’ka nevoje per poet ne krye te shtetit, por per nje dore te forte qe i mbron qytetaret e saj, e qe e forcon shtetin. Paske ndjere keqardhje e dhimbje, po ti a je kryeminister a cka je??? Paske raportu per rastin sikurse nje gazetar i terenit. Ti me qellim nuk je marre ne kete postim me sistemin e sigurise edhe te drejtesise e as me masat konkrete qe ti eshte dashte me tregu qe ke me i marre, sepse ti e din shume mire ku ke deshtu prej qe ke ardhe ne pushtet. Pse nuk i shkarkon te gjithe ata qe po deshtojne te mbrojne grate, cikat e kategorite me te pa mbrojtuna te vendit.  Sa muaj i harxhove kot me marreveshje per targa e ne fund u detyrove me leshu pe, se ske pase rruge tjeter e kete e ke dite shume mire qe nga fillimi. Apo ke blere kohe per me mbulu deshtimet tuaja e asnje progres te qeverise ne ate vend?. Cka ke ba gjate kesaj kohe per me rrite sigurine per qytetaret brenda territorit ku ti e ke ne dore??? Pse kaq lehte po kryhen vrasjet?? Qysh ka mundesi kryeministri i vendit me postu nje reagim ku nuk con asnje mesazh tek kriminelet e tek pergjegjesite e institucioneve qe kane deshtu te mbrojne viktimen qe ti paske ndjere keqardhje?! Postimi yt eshte i gerditshem, iritues, manipulues. Ti e ke minimalizu gjendjen e rende ne te cilen eshte vendi, duke permend vetem burrin e kesaj vrasje makabre, pa kerkuar llogari nga institucionet, pa dhene asnje mesazh burrave tjere qe neser kane me i vra grate pa pike frike, pa iu premtu grave siguri, pa tregu cilat kane me qene masat tua konkrete si kryeminister. Ky status i yti eshte deshmi qe ne krye te shtetit eshte nje demagog mashtrues i pa afte me qeverise me vendin! Qielli tha eshte i piste.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora