Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Peshoj 49 kilogramë"

| E enjte, 01.12.2022, 05:24 PM |


Sulejman Sulejmani, shqiptar nga Kosova, ardhur në Shqipëri në vitin 1957 sepse “nuk pëlqente politikën shoviniste e antimarkiste të grupit të Titos”, ishte vendosur në Seman, atje ku patia degdiste me neveri e pa respekt shqiptarët e Kosovës. Në prill 1961, shkruante ndër të tjera Kryeministrisë mbi hallin e tij:

“Jam i sëmurë, gjë që e vërtetojnë edhe dy raportet mjekësore, një nga ekipi mjekësor i Kryeministrisë dhe i dyti nga komisioni mjeko-legal Fier. Në Fermën “Çlirimi” (prej 1 gushtit 1960 e deri më sot), punoj punë fizike të rëndë (punë kanalesh). Raportet mjekësore s’më janë marrë parasysh...

Gjendja ime shëndetësore gjithnjë vjen duke u keqësuar. E vlen të përmendet se unë kam një gjatësi shtati prej 176 cm, dhe tash peshoj 49 kg”.