E shtune, 20.04.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Ruaju! Shqiptarët janë xhelozë!

E merkure, 30.11.2022, 09:52 PM


Ruaju!

Nga Kimete Berisha

Shqiptarët janë xhelozë.

Xhelozia si ndjenjë sekondare është primitive dhe kur është patologjike hyn te sëmundjet mentale.

...Kur të duket se dikush po ta merr atë që është e jotja: e njeriu s'mund të jetë i joti.

Ti mund të çmendesh nga mërzia, por njeriu pronë nuk bëhet.

Edhe kur të thotë: I joti jam-ta bën qejfin, veç pse tingëllon bukur.

Çdo gjë që tingëllon bukur është rrenë.

Xhelozia e shqiptarëve nuk është racionale (nuk bazohet në asnjë fakt), është patologjike: kolektivisht xhelozojnë pa asnjë arsye, e marrin me mend se janë të tradhtuar dhe u kry kjo punë - e di unë, sytë po i tregojnë se më tradhton!

Nuk është e habitshme që sot lexon dhjetëra komente të meshkujve që u duket normal dhe i mjaftueshëm për të vrarë motivi i xhelozisë.

Sinqerisht e kanë.

Xhelozia është armiku më i madh i shqiptarëve: jo që e duan partnerin - e duan veten, aq shumë e duan veten - për dashuri ndaj vetes - vrasin.

Xhelozia e shqiptarëve ka karakteristika të veçanta folklorike: e lidhin me nderin familjar e kombëtar.

Një vajzë në anën e dynjasë nëse martohet me 'armikun', ky këtu në Kosovë e rrehëbçikën e vet, pa ndodh, se kështu i ka mësu Nastradini.

Është paranojë kolektive nga mashtrimi. Sidomos kanë frikë nga mashtrimi i grave.

Ky vend i rriti djemtë e vet me frikë nga mashtrimi.

Hapi sytë mirë, mos i beso askujt. Shoku ta merr gruan.

Gruaja e ka shti dreqin n'shishe.

Frikën nga gruaja e ka mbjell gruaja.

Nana e mëson djalin e saj të mos i besoj kurrë gruas.

E mëson edhe vajzën të dyshojë në burrin, por nëse e zbulon në pabesi - ta falë.

'Nëse dikush të mashtron - ti ke faj dhe Ty ta humb burrërinë'.

Gruaja shqiptare sot është në krizë: në mes të nevojës për t'u ndjerë e sigurtë (e martuar), dhe nevojës për të qenë e lirë njëkohësisht.

Por, Liria për gratë është Vetmia.

Mënyra e jetës në Kosovë duket perendimore, por shoqëria është primitive. Gratë kanë nevojë të tmerrshme të duken VIP,

e Burrat e kanë humbur rrugën mes dy civilizimeve. Njërën këmbë në mesjetë e tjetrën nuk guxon ta lëshojë në Tokë....

Se kalin e Isa Boletinit nuk guxon kush ta kalërojë...

Mentaliteti i robit - pas derës fshihet një armik.

Ruaju, derisa nuk rishkruhet edukata.

Derisa një nanë nuk e mëson një djalë të mos bëhet roje e moralit të tij, sepse: ti nuk bëhesh i pamoralshëm nëse dikush të tradhton.

Derisa një mësues e mëson nxënësin se nëse dikush të mashtron nuk është faji yt!

Çka ke faj ti që dikush punon prapa shpinës tënde!

Çdo ditë ora e parë e mësimit duhet të jetë:

- Dashuria nuk zgjat përgjithmonë.

- Njeriu nuk mund të jetë pronë e jotja.  As ti nuk mund të jesh pronë e askujt.

- Jeta mbi Tokë ia nisi mbi lakminë (molla e ndaluar), dhe u krijua mbi vrasjen e vëllezërve mes vete, për xhelozi dhe pushtet.

Xhelozia dhe hakmarrja janë motivet krysore të vrasjeve.

Nuk ndalen me Ligj - por rrallohen me edukatë.

Nëse dikush të mashtron, sipas traditës shqiptare, ti ke qenë budalla, sepse njeriun dikushi dhe të zotin askush nuk mund ta mashtrojë.

P.S. Sindromi i Othellos është xhelozi paranojake, që karakterizohet nga besimi absolutisht falls për pabesinë e partnerit. Ata që janë të obsesionuar nga iluzionet e tradhtisë, ata e arsyetojnë vrasjen e partnerit.

Te Shekspiri, Othello e vrau Desdemonën, sepse ishte i bindur se ajo e ka tradhtuar.

Desdemona ishte i vetmi personazh i pafajshëm te Othello.

'Pafajësi e korruptuar'.

Njeriu më i rrezikuar sot është njeriu i pafajshëm.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora