E premte, 03.02.2023, 09:28 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Per Duan qe duan ta perdorin e sduhet te perdoret!

E merkure, 30.11.2022, 07:45 PM


Per Duan qe duan ta perdorin e sduhet te perdoret!

Nga Nikoleta Kovaçi

Personalisht me gzon çdo arritje shqiptaresh sidomos kur bahet fjale ne gara te medha! Dua Lipa asht yll nderkombtar e me gzon, sigurisht ecja e saj asht veç merite e saja personale! Edhe ardhja ne Shqipni prape me gzon! Edhe dhania e koncertit e mbushja e sheshit me fansa, teserexhinj, hallexhinj, patronazhiste e administrate prape me gzon; fundja Dua asht kangtare e ai asht misioni i saj me knue e me pas njerez qe e ndjekin!

Por Dua duhet edhe me dashte me pa, me dite e me reflektue kur bahet fjale per perdorim! Marrja prej saj e pasaportes shqiptare asht detyre e jo reklame! Dua, si vajze e shkollueme dhe e rritun jashte, duhet me dashte me i msue dy gjana edhe per Shqipnine e 2022-t, per shqiptaret qe jetojne mrena Shqipnie! Reflektimi i saj asht i barabarte me koncertin e saj nese do te ndodhte dhe pse?

Pikerisht se shqiptaret po ikin nga syte kamte nga ky vend, pikerisht se duan qe Duat e tyne mos te bien ne duart e hajnave krah te cileve Dua u pa te pozonte me pasaporten shqiptare! Pasaporta shqiptare nuk asht prone e Edi Rames as e Erion Velise, por e vendit, kombit dhe Atdheut…

Djemte e vajzat nga Shqipnia po marrin rruget e botes me pasaporten shqiptare te fshehun neper skutat e shpirtit tue kalue La Manshin per te mrri ne Britanine e ndyre poltikisht e aty bashke me pasaporten shqiptare ata gjykohen, paragjykohen, ngujohen e trajtohen si kavje, bashke me pasaporten shqiptare; Ata e kane gjak, Dua e ka aksesor kurse pozuesit krah Duas e kane mjet me perzane djemte e vajzat si Dua e sa Dua…

Te pozosh krah dy vampireve te frymes se bashkeatdhetareve te tu nuk mund te merret as si rastesi, as si pamundesi shmangjeje; asht karshillek qe iu bahet bashkemoshatareve te Duas duke u perdor me qeelim mesazhi kanibalesk: Ikni ju se ne na vjen Dua e na i japim pasaporte shqiptare! Fiks ashtu siç u tha per bangladeshasit qe do te zevendesojne ikanaket qe mbushen rruget e Europes kete vit! Dua asht ne moshen me e kuptue tashma kaq gja, me e dite se pozimi krah nje kryeministri qe largon me mijera te rinj nga Shqipnia nuk e do Duan ma shume se ata, po i duhet Dua me e perdor, qe nje kryetar bashkie zaptues e hajn e do Duan per aksesor e jo per vleren qe ajo vertet ka dhe mbart!

E nese Dua hala nuk i ka msue kto fakte, duhet dikush me ia thane qe Dua dhe Duat te mos bien viktime e kasapeve te thertores tone!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora