E enjte, 28.03.2024, 03:10 PM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Enriko Ceko - Shqipëria po shpopullohet nga keq qeverisja dhe korrupsioni galopant

E merkure, 30.11.2022, 07:57 PM


Flet Dr. Enriko Ceko:

Shqipëria po shpopullohet nga keq qeverisja dhe korrupsioni galopant

-Shqipëria ka burime të mjaftueshme për një popullsi shumë më të madhe se 2.5 milionë banorë po keq qeverisja ka sjellë varfëri

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Largimi i shqiptarëve për në emigrim lidhet me disa faktorë, që janë pikërisht ata që kushtëzojnë edhe vendet ku shqiptarët kërkojnë të alokohen. Jeta më e mirë për ta është jeta që bëhet në Perëndim, Britani, Gjermani, etj. Problemi kryesor i largimit janë pagat e ulta në Shqipëri. Edhe pse borxhi i jashtëm rritet, edhe pse çmimet rriten, rrogat shqiptare janë më të ulta në Europë. Për më tej dhe asistenca sociale e familjeve shqiptare është shumë e ulët që nuk arrin as për të përmbushur kërkesën kryesore në familje bukën e gojës. Këto janë disa nga problemet që ju do lexoni në këtë intervistë me z. Ceko…

-Rritja e emigracionit shqiptar edhe vitet e fundit ka vetëm një emër, rritjen e të ardhurave. Me këto burime që ka vendi ynë me një politikë sociale shtetërore të detajuar dhe të specifikuar, a mund ta frenojë emigracioni duke rritur rrogat dhe si?

Në vitin 1990 Shqipëria kishte rreth 3.5 milionë banorë, një popullsi me karakteristika homogjene.Tashmë, pas më shumë se 30 vitesh, popullsia e vendit nuk ka rritje, por rënie galopante. Në Shqipëri ka rreth 2,5 milionë banorë vendas. Kryesisht me moshë mbi 65 vjeç dhe nën 18 vjeç.Grup moshat e tjera janë subjekt i emigracionit të shfrenuar.Vitet e fundit vërehet që emigrojnë edhe qytetarë që i përkasin shtresës së mesme, të punësuar, me paga të larta dhe me aftësi, njohuri dhe kompetenca të spikatura në fushën ku kontribuojnë.

Largimi i shqiptarëve për në emigrim lidhet me disa faktorë, që janë pikërisht ata që kushtëzojnë edhe vendet ku shqiptarët kërkojnë të alokohen.Jeta më e mirë për ta është jeta që bëhet në Perëndim, Britani, Gjermani, etj.Këto vende janë pikërisht vendet ku të ardhurat për frymë janë ndër më të lartat në botë.Në rastin më të mirë, kur këta emigrant arrijnë të orientohen drejt nëtregun e punës në vendin ku shkojnë, arrijnë të kenë një pagesë optimale, me anë të së cilës ndihmojnë edhe familjen, apo pjesën e familjes që kanë në Shqipëri.

Shqipëria ka burime të mjaftueshme për një popullsi shumë më të madhe se 2.5 milionë banorë. Të mos harrojmë se që në fund të Luftës IIBotërore kishte plane që në Shqipëri të punësoheshin rreth 6 milionë persona, që me produktivitetin e tyre të arrinin të furnizonin Evropën me produkte të gatshme dhe gjysëm të gatshme ushqimore, veshje e tekstile, këpucë, produkte të industrisë së lehtë, etj. Tashmë bëhet fjalë për mjete, vegla pune dhe makineri e pajisje që burojnë nga revolucioni i katërt teknologjik dhe punësimi i rreth 6 milionë individëve është vetëm një shaka e vogël. Duket se vetëm me burimet aktuale të tokës dhe nëntokës, ka mundësi për më shumë se 10 mlionë vende pune, pa llogaritur hapsirat shqiptare në rajon, që në një rast bashkimi territori do e shtonin në mënyrë eksponenciale këtë mundësi.

Emigracioni mund të frenohet. Ka teknika që disa vende i kanë ndjekur me shumë sukses, teknika me anë të të cilave kanë bërë të mundur jo vetëm frenimin e emigracionit, por edhe shtimin e ritmit të rritjes së popullsisë. Kombinimi i investimeve publike me ato private në zonat rurale dhe suburbane, mbështetja financiare dhe jo vetëm e të rinjve për të krijuar, inovuar dhe hapur veprimtari prodhuese në zonat rurale dhe suburbane mbetet një nga mjetet më të suksesshme në këtë drejtim. Këtë po bën Portugalia.Këtë po bën Spanja.Këtë po bën Italia, etj. Përgjatë periudhës së pandemisë, me dhjetra projekte u lançuan nga vendet e Evropës Perëndimore në ndihmë të brezit tëri për t’i bërë ata të punonin nga shtëpia. Në Shqipëri pothuajse asnjë.Edhe ato veprimtari që filluan të operonin online, ishin financime private dhe personale.

Rritja e pagave është një mjet ekstensiv i mirë për frenimin e emigracionit, por kjo duhet të mbështetet edhe me luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Një i ri, që nuk ka lidhje sociale dhe mbështetje, tashmë e ka shumë më të vështirë të fillojë punë dhe të hapë biznes. Mbështetja sociale, aq e trumbetuar nga ana e qeverisë, reziltoi në një flluskë sapuni, pasi koncepti i mbështetjes sociale ka në themel dhënien e mundësisë për të rifilluar jetën, që në fakt është shumë e vështirë me pagesën për papunësinë dhe mbështetjen sociale qëështë në shifrat midis 6.000 – 11.000 lekë.Me këtë pagesëkaq qesharake dhe groteske për respektimin e parimit tëmbështetjes sociale dhe mbështetjes për shkak të papunësisë, duket se edhe vetë qenësia e shtetit është vënë në shënjestër të humorit dhe talljes publike.Frenimi i emigracionit dhe mbi këtë bazë edhe fillimi i rritjes së popullsisë aktive si për moshë pune, ashtu dhe për riprodhim, kërkon politika serioze dhe me këmbë në tokë. Parrullat për mbështetjen e nënave me më shumë se tre a katër fëmijë dhe për pagesën që në ditën e parë të lindjes gjallë të fëmijës me kaq apo aq lekë, janë vetëm mënyra për të shtuar edhe më tej varfërinë, pasi me këto parrulla mund të gënjehen ata që nuk shikojnë larg, që janë një numër mjaft i vogël midis të rinjve shqiptarë.

- Fondi vjetor për rritjen e pagave në shumën 2.3 miliardë lekë parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe ata arsimorë?

Me këto rritje a afrohen pagat e këtyre dikastereve me ato të vendeve fqinje? Po me vendet e BE-së çfarë raporti ruajnë?

Ky fond është i pamjaftueshëm. Pagat në Shqipëri duhet të rriten me 6% në muaj që të arrijmë të kapim Kroacinë apo Slloveninë pas rreth 10 vitesh, sikur në këto vende pagat të mos rriteshin fare për 10 vitet që vijnë, pa pretenduar të kapim Gjermaninë, Danimarkën apo Belgjikën, etj. Në ditët e sotme, kur edhe inflacioni është në rritje, shtesa në pagë 6% nuk mjafton as edhe për indeksim, e jo më për të patur shtesë reale në të ardhura.

Vetëm dje ishte një lajm se nëdy qytete afër Tiranës, spitalet do mbylleshin për shkak të mungesës së personelit. Po kështu edhe mbyllja e shkollave fillore, nëntëvjeçare dhe të mesme në mjaft zona të vendit flet për gjendjen e atyre që janë të punësuar në sektorët e shëndetsisë dhe arsimit. Largimet nga puna dhe aspektet demografike në këto zona bëjnë qëjo vetëm të bjerë interesimi për të punuar atje, por të nxitet largimi jashtë vendit për ata që kanë disa prej këtyre profesioneve.

-Pedagogët nisën mësimin. Paga për pedagogët u rrit me 15 %. Rritja me 7 % do të sigurohet nga buxheti i shtetit, ndërsa 8 % do të financohet nga vetë universitetet. A u përmbushën kërkesat e pedagogëve?Pse u shua ajo lëvizje?

Personalisht mendoj se pagat e personelit të sistemit të arsimit dhe specifikisht në arsimin e lartë nuk janë në përputhje me pagat e kolegëve në vendet përreth dhe në Evropë.Studentëve shqiptarënë institucionet e arsimit publik ju merren rreth 25 milionë euro në vit në formën e tarifave të mësimit dhe në formën e detyrimeve të tjera për shërbime që u ofrohen nga ana e këtyre institucioneve.Çfarë bëhet me këto 25 milionë euro që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por manaxhohen nga vetë universitetet publike? Paguhen policitë private, për të ruajtur objektet (ndërtesat e universiteteve) kur në këto objekte ka vetëm dyer e dritare dhe as kompjutera, as laboratorë, as projektorë, as laptopë, etj që ndoshta do të donin mbrojtje me polici private. Nga ana tjetër, sa para shpenzojnë universitetet shqiptare publike për kërkim shkencor nga paratë që u vjelin studentëve? Pothuajse zero. Kjo është pra arsyeja që akademizma në Shqipëri nuk ecën, sepse ata që janë manaxherë të parave të studentëve nuk arrijnë të realizojnë vetë objektivat e arsimit të lartë në vend, dy prej të cilave janë kushtet optimale për mësimnxënie dhe realizimi i kërkimit cilësor shkencor. Nëse ka kushte optimale për mësimnxënie dhe financim për kërkim shkencor, atëhere edhe mundësia për shtesë në pagë nga vetë puna e universiteteve do ishte shumë më e lehtë për t’u realizuar. Padyshim që buxheti i shtetit duhet të ketë shumë më shumë qasje ndaj arsimit. Nëse në një vend të Evropës buxheti i shtetit për arsimin është rreth 8 – 10%, në Shqipëri është shumë herë më i ulët dhe që këtu lind diferenca në paga midis pedagogëve shqiptarë dhe atyre evropianë.

-Rritja e pagës minimale në vitin 2023, në janar 36 000 lekë dhe me synimin për ta çuar në 38 mijë lekë në gjysmën e dytë të vitit. Kjo rritje a e çon në nivelin krahasues me vendet e Ballkanit. Po në raport me vendet perëndimore?

Rritja e pagës minimale në Shqipëri me këto ritme galopante me rreth 2.000 lekë çdo gjashtë muaj a një vit, është një skemë së cilës i ka dalë boja, me anë të së cilës shteti po kërkon që të mbulojë me shoshë gropën e skemës së falimentuar të sigurimeve shoqërore. Duke shtuar me ligj pagën minimale, subjektet private detyrohen që të paguajnë më shumë në vlerë absolute për sigurime shoqërore, para që shkojnë për pagesën e pensioneve të atyre që janë sot në pension. Kjo do ishte positive nëse do shoqërohej me përmirësimin e kushteve të bërjes së biznesit, sepse do sillte më shumë produktivitet dhe më shumë fleksibilitet për bizneset për më shumë investime dhe shtim të numrit të punonjësve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.Por kështu si po veprohet shtohet edhe më shumë barra ndaj bizneseve. Nga ana tjetër, kjo shtesë nuk është se na afron me vendet e tjera në Ballkan dhe aq më tepër me vendet e tjera evropiane, pasi edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe edhe në Evropë shtimi i pagave ka qenë prioritet sidomos përgjatë periudhës së pandemisë me skemën që e njohim tashmë si “helicopter money”. Me pagat duhet një hop i madh cilësor dhe jo hapa të vogla sasiore.

- Shumë familje shqiptare jetojnë me asistencë sociale. Kjo asistencë nuk mund të mbulojë ushqimin familjar.Çfarë sjell në një shoqëri mjerimi i shumë familjeve të papuna vetëm me asistencën qesharake?

Mbështetja sociale dhe mbështetja për papunësinë në Shqipëri është qesharake, ashtu sikundër edhe ju e evidentoni me të drejtë. Nga ana teorike, mbështetja e kësaj natyre duhet të krijojë mundësi për të dhënë shansin për një rifillim tjetër për atë që ka humbur vendin e punës për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet. Por me 6.000 – 11.000 lekë në muaj për një vit, për pagesën e papunësisë dhe pak a shumë në të njëjtat shifra edhe pagesa e mbështetjes sociale, jo vetëm që nuk krijojnë mundësi për rifillim, por nuk lejojnë plotësimin e nevojave minimale për mbijetesë, shtuar këtu edhe rritjen e çmimeve muajt e fundit. Kjo sjell emigracion dhe rritje të nivelit të kriminalitetit në një shoqëri që tashmëështë e tejngopur me këto dukuri.

- Po në vendet fqinje sa është asistenca sociale për të papunët dhe çfarë siguron ajo?

Shtetet sociale janë ato shtete ku shpenzimet për transfertat sociale (dmth pa përfshirë shpenzimet për arsimin) i tejkalojnë 20% të PBB-së.

Politikat sociale aktive duhet të ndihmojnë në kapërcimin e problemit të rrezikut moraldhe në vend të financimeve pasive të përfitimeve në para (cash) kërkon pjesëmarrjen aktive të përfituesit (disa nga masat përfshijnë trajnime dhe ritrajnime, programe të eksperiencës në punë, politika puna paguan, programe mirëqenieje në punë, punësim i subvencionuar, etj.

Ballkani dallohet për varfëri të përhapur, papunësi të lartë dhe ndryshime të tregut të punës, por Shqipëria dhe Kosova e kanë më shumë të theksuar këtë.

Përqindja e popullsisë që nuk është në gjendje të plotësojë nevojat bazë është e lartë, duke nisur nga afro 8% (Serbi, Mali i Zi) deri në maksimale 14.3% në Shqipëri.

NëKroaci, Serbi dhe Maqedoni, përqindja e popullatës në rrezik për të rënë në varfëri ishte e lartë, mbi 20%, por në Shqipëri dhe Kosovë kjo shifër është më shumë se 35%.

Sondazhet për krahun e punës tregojnë se në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, një në pesë persona të punësuar punon në ekonominë informale (përkatësisht 20.4%, 19.2%, 22.3%), ndërsa për Shqipërinë ky tregues është një në tre (34.1%), duke theksuar se kjo shifër ka të bëjë me personat që nuk janë të punësuar në sektorin jobujqësor. Kjo përqindje e “personave të punësuar” vjen kryesisht nga shtresat e varfra shoqërore, që nuk kanë as sigurime shoqërore dhe as mbrojtje sociale, shpesh fitojnë më pak dhe nuk kontribuojnë në të ardhurat e përgjithshme të buxhetit publik dhe në fondet sociale që sigurojnë financim për përfitime të ndryshme.Varfëria e përhapur, përqindjet e larta të punësimit në sektorin informal, dhe sidomos niveli i lartë i papunësisë vendosin kërkesa të larta në shtetet e brishta sociale të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përqindja e vdekshmërisë foshnjore në vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë më e lartë sesa në vendet e BE-së, me shifra veçanërisht të larta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.

Pabarazia në lidhje me aksesin në kujdesin shëndetësor është një element tjetër i rëndësishëm.Kështu, për shembull, në Shqipëri, përqindja e pagesave nga xhepi përfaqësonte pothuajse gjysmën e totalit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Përqindja përkatëse e këtyre pagesave është po ashtu e lartë në Malin e Zi (42.8%), Maqedoni e Veriut dhe Serbi (36.7% dhe 36.6%)

Shqipëria spikat po ashtu edhe për shpenzimet shumë të ulëta në sferën e arsimit (2.9%) dhe shëndetsisë (2.8%).

Shqipëria ka mbështetjen më të ulët sociale në Ballkan.

Në Shqipëri, përqindja e pagesave nga xhepi përfaqësonte pothuajse gjysmën e totalit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Përqindja përkatëse e këtyre pagesave është po ashtu e lartë në Malin e Zi (42.8%), Maqedonine e Veriut dhe Serbi (36.7% dhe 36.6%).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora