E premte, 03.02.2023, 11:18 AM (GMT)

Kulturë

Këngëtari Shaban Krasniqi realizon këngën e radhës - “Nuk vdes poeti”

E merkure, 30.11.2022, 07:50 PM


Këngëtari shumë aktiv e produktiv, Shaban Krasniqi, i cili u prezentua me sukses edhe në Festivalin presitigjioz “Zambaku i Prizrenit 2022”, mbajtur para disa ditesh, në nderim të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip, prezentoi projektin e radhës, këngën e video klipin me titull - “Nuk vdes poeti”.

“Muaj më parë, poeti e veprimtari i mrekullueshëm, Mentor Thaçi, kishte shkruar një poezi të ndier, me rastin e vdekjes së parakohëshme e mikut të tij, poetit e veprimtarit, Nënkryetarit të Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, Fran Tanushi. Poezia ka porosi universale:

… Mos më kjani mos dënesni,

Unë kam ndrrue vetëm jetë,

Jo shkrimtarët kurrë nuk vdesin,

S´ka ndodhë kurrë t´vdes një Poet!

Refreni:

Unë jam në mesin tuej,

Me ju rrnoj e me ju shkruej,

Në lexime e ligjërime,

Bashkë me ju âsht hija ime!

Mos më kjani as vajtoni,

Jam i gjallë në bibliotekë,

Kudo t´jeni mos harroni,

Kurrë Poetin vdekja se gjen!

Kënga me muzikë të këngetarit Shaban Krasniqi, u orkestrua e aranzhua nga Arbër Krasniqi, ndërkaq pamjet filmike të kthyera në teknikën bardhë e zi, u bënë nga Art Media Vushtrri, me video montazh nga Arbër Krasniqi.

Filmimet u bënë në bibliotekën e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, ku këngëtari kishte punuar shumë vite si profesor i gjuhës angleze!

Kjo këngë është projekti i dytë i përbashkët mes poetit M. Thaçi e këngëtarit Sh. Krasniqi.

Kohë më parë këngëtari kishte komponuar një tekst të të njejtit autor kushtuar studiuesit e albanologut tanimë të ndjere, Robert Elsie!

Linku i këngës e video klipit:

https://www.youtube.com/watch?v=FCufvUgsil4



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora