E premte, 03.02.2023, 09:54 AM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Poeti, Muza dhe Libri

E merkure, 30.11.2022, 04:56 PM


POETI, MUZA DHE LIBRI

Libër, jam  gjak  hyjnor  i    lashtëve

jam flaka e pellazgëve  nëpër  kohëra

jam fryma re e kallinjve nëpër ylbere,

jam vëlla i Pirros  e i Gjergj Kastriotit.

Libër, e ndiej muzën e pastaj shkruaj,

e ndjej muzën  e  lëndën letrare të saj,

muza e di saktë  sa zjarr t´i vë këngës,

dhe sa zjarr ti vë lotëve të dhimbjeve.

Libër, muza më dha dorën  të lindesh,

ti, shpirti më i kulluar  i poezisë  sime,

të tëra krijimet  e  mia  i  ngjajnë jetës,

i ngjajnë  atdheut  e  gjeografisë  sonë,

i ngjajnë lirisë  e udhëtimit kombëtar.

Libër, brezi im u mbështet  tek himni,

te arma që mbron kufirin, te marinari

që mbron detin, tek piloti që e mbron

qiellin, tek populli  dhe mbështetja tij.

Libër,  poezia  ime  i  ngjanë  Kosovës

dardane, Shqipërisë    Skënderbeut,

Epirit  pellazg    Çamërisë, Krahinës

së Mollës së Kuqe, Ulqinit  dhe Korrit.

Libër, je i bardhë  si  reja e qiellit, dhe

je bjond si vashat e bukura shqiptare,

shpirt, je jeta ime nëpër kohë, krijimi!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora