E shtune, 04.02.2023, 03:55 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Erdhi koha e ndryshimeve!

E marte, 29.11.2022, 07:55 PM


ERDHI  KOHA  E NDRYSHIMEVE!

Nga Fritz RADOVANI

EUROPË ! Nder lulishtat Tua Ju keni Gjergj Kastriotit tonë, të Madhin dhe të Pavdekshmin Skenderbe. Besoj se Ju nuk e keni vue Até nder qytetet Tua, per me u knaqë me eren e luleve Tua të kandëshme aqsa edhe të bukra?!

Kanë kalue 32 vjetë tue pritë Lirinë ! E deri kur Shqiptarët do të vazhdojnë me drapen në qafë e çekiq mbi kokë, ashtusi dishrojnë sunduesit hajdutë e komunista që kanë frenat e shtetit nder duert’ e tyne? Deri kur halabakët e Asaj të shkretes Shqipni, tue u tallë e tue shpopullue Atë Shqipni të Asaj së Madhes Nanë Tereze, që foli me Zemer në dorë ”per Dashuninë që duhet të kemi na per të gjithë Ju?” A nuk jemi na të bijt’ e Asaj Shqipni që mbas sa e sa Shekujsh robni, kemi fitue Pamvarsinë në 1912, pa na ndihmue askush?

E po të shkruhen sot të gjithë Emnat e Atyne Heronjve që kanë dhanë jeten per Liri të Atdheut, jam i sigurt se do të kishin pyet të gjithë Europjanët e të gjithë vendeve Tua: ”Atëherë, pse Adriatikut nuk i thonë Deti i Gjakut?”

E deri kur do të presin Shqiptarët që ”Lirinë dhe Demokracinë” në trojet e Atdheut tonë, do ta sjellin”i rilinduri që ka mbushur xhepat” Edi Rama?

EUROPË! Tregoi Botës se Je me të vertetë Ajo që e do me zemer Shqipninë!

Melbourne, 29 Nandor 2022.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora