E enjte, 28.03.2024, 05:59 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Nexhmije Mehmetaj: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në Gjenevë

E marte, 29.11.2022, 08:00 PM


FESTË E MADHE NË DITËN E 28 NËNTORIT- DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË GJENEVË

Nga Nexhmije Mehmetaj

Të shtunën më 26 nëntor 2022 shoqatat e mërgimtarëve shqiptarë Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri”, Komuniteti Shqiptar në Gjenevë ,  Ansambli “Gëzuar ” dhe Rinia Kontakt organizuan një festë të madhe në mjediset e Sallës së Festave në Avanchets të Gjenevës.

Në këtë pjesëmarrje të gjerë të mërgimtarëve të të gjithë brezave të vjetër e të rinj, si dhe të prindërve, të nxënësve, mësuesve, të ftuarve, miqve e të dashamirësve  mbi 600 vetë u mblodhën për të festuar së bashku 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me këtë ditë u vunë themelet e shtetit të pavarur të Shqipërisë, nga sundimi 5 shekullor turk-osman, prandaj edhe është dita më e rëndësishme e gjithë kombit shqiptar.

Drejtuesja e programit artistik, Afërdita Krasniqi po bën gati fillimin e festës nuk ka se si të mos i thotë dy fjalë zemre përpara bashkatdhetarëve, përpara prindërve që janë të lidhur kaq shumë me fëmijët dhe shkollën e tyre, përpara vogëlushëve që janë lodhur e munduar aq shumë për të sjellë në këtë ditë tërë gëzimin e botës së tyre të vogël, por që pretendon të bëhet e madhe dhe e gjerë sa dashuria e tyre për mëmëdheun.

Me dekor kuq e zi, zbukuruar me flamuj dhe veshje enkas për këtë ditë të

madhe, nxënësit e shkollës shqipe hapën programin festiv me Himnin e Flamurit. Më pastaj kënduan këngët patriotike: Kënga e Alfabetit, Për mëmëdhenë , Ty flamur të duam shumë. Të përgatitura nga mësueset e përkushtuara Lumnije Emini, Brikena Osmani, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Hana Bilalli dhe mësuesi Alban Kryeziu.

Në fytyrat e fëmijëve shihej gëzimi sidomos një dritë lumturie rrezaton tek Olta dhe Priami që gjetën guximin të përshëndesin të pranishmit së bashku me dy ish-nxënëset e shkollës shqipe që treguan programin e mbrëmjes me seriozitet të shkëlqyeshëm: Rozana Bekiri dhe Anisa Ibrahimi.

Mirëseardhjen në këtë ditë të bukur, në ketë festë të paharruar na e uron znj. Afërdita Krasniqi, kryetare e shoqatës Komuniteti Shqiptar në Gjenevë. Ndër të tjera theksoi Festa 28 Nëntorit është një ditë e shënuar dhe e bekuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. E nga zemra jonë del urimi: “Gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë”.

Të ftuar dhe të pranishëm në festë qenë:

Një fjalë përshëndetëse pati  Znj Fitore Mehmeti, përfaqësuese zyrtare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i LAPSH-ës për Zvicër dhe KK Gjenevë Liburn Mehmetaj i cili përshëndeti të pranishmit dhe praninë e miqve të nderuar zviceranë.

Ai theksoi arritjet e shkollës shqipe në Gjenevë dhe falënderoi për kontribut të shquar mësueset dhe mësuesit si drejtues në edukimin e brezave të komunitetit tonë dhe prindërit për kontributin e vazhdueshëm që po përcjellin gjuhën dhe kulturën shqiptare tek fëmijët e tyre edhe pse larg atdheut. Ai pasqyroi rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe e cila në fakt që një proces që u kurorëzua me pavarësinë e Shqipërisë.

Ndër të tjera në gjuhën frënge u shpreh: ” Jemi shumë të lumtur kur mirëpresim këtë vit përfaqësues të autoriteteve shtetërore për të festuar me ne pavarësinë e Shqipërisë. Shqiptarët në Gjenevë patën shumë fat. Mundësi për të gjetur një pritje të ngrohtë, një popullsi mikpritëse dhe me autoritete dashamirëse. Duke qenë se kam jetuar në disa kantone anembanë Zvicrës, nuk kam parë kurrë një komunitet kaq të organizuar si shqiptarët e Gjenevës me  një numër kaq të madh shoqatash. Shqiptarët në Gjenevë ndihen të mirëpritur, të dëgjuar, të mbështetur dhe mbi të gjitha të LIRË. Ndoshta nuk ka fjalë më të shtrenjta për shqiptarët se fjala LIRI. Liri për t'u mbledhur, për të kënduar, për të vallëzuar, për të festuar, për folur dhe mësuar shqip, liri për të ndërmarrë dhe për të gjallëruar në Gjenevën shumëkulturore dhe pluraliste. Të gjithë këtu, mendoj se ndihen shqiptarë, por edhe Gjenevas....”

Në fund gjithashtu falënderoj të gjithë ata kontribuues dhe përkrahës brenda bashkësisë shqiptare në Gjenevë që bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje madhështore pa asnjë çmim, me punë vullnetare një bashkëpunim i frytshëm.

Urimet më të përzemërta na erdhën z. Matthias Buschbeck, një personalitet zviceran që krijon ura mes zviceranëve dhe shqiptarëve. Z. Buschdeck  është përfaqësues i Komunës Vernier, aty e ka selinë LAPSH-ja në Gjenevë si dhe ku u mbajt festa e Flamurit. Këshilltari administrativ theksoj bashkëpunimin e mirë dhe rëndësinë e komunitetit shqiptar në Gjenevë, dhe u nda shumë i kënaqur si me mikpritjen ashtu dhe me programin.

Atmosferën e gëzueshme të gjithë të pranishmëve e nxiti këngëtarja e ftuar Evin Thana jo vetëm për nivelin lartë të interpretimit të këngës së vjetër shqiptare por edhe më mbresëlënës ishte shoqërimi nga orkestra e Prof Véronique Aeschimann m kitarë dhe Samuel Aeschimann me klarinetë.

Në respekt të punës të brezit të ri shqiptar i cili po korr suksese gjatë shkollimit në Zvicër z. Ali Mehmeti, sekretar në shoqatën Komuniteti Shqiptar në Gjenevë ndau mirënjohje për 40 studentë dhe studente që gjatë këtij viti jo vetëm nga Gjeneva kishin përfunduar studimet në shkallën Master në Gjenevë.

Emocione të papërshkrueshme e kanë pushtuar shikuesit kur në skenë u ngjitën grupi i këngëtarëve e valltarëve të grupit “Hareja” . Po ashtu valltaret e Ansamblit “Gëzuar” dhe Rinia Kontakt, shkëlqyen me paraqitjen e tyre kënduan dhe vallëzuan si artist të vërtetë. Koregrafe e ansamblit Gëzuar ishte  Shota Fejza nga Kërçova. Ndërsa koreograf për Rinia Kontakt Eroll Rukovci.

Programi i pasur kulturo - artistik u ideuar dhe realizuar nga Afërdita Krasniqi. Respekt!

Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin fotografi me njeri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë aktivitet madhështor në nderim të 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Fotografitë u përgatitën profesionalisht nga Besarta Mehmetaj

Gjenevë 28. 11. 2022



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora