E enjte, 25.04.2024, 10:42 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Marshon Shqipnia komuniste drejt zhdukjes

E hene, 28.11.2022, 08:56 PM


Nga Fritz RADOVANI:

MARRSHON

SHQIPNIA  KOMUNISTE

DREJT  ZHDUKJES

Dhjetori 1990 mbetet dhe do jetë një muej shumë i randsishem në historinë e Shqipnisë, në rrugën e gjatë dhe të vështirë për arritjen e dy parullave kryesore të mitingjeve të rinisë s’ asaj kohë: "Liri Demokraci" dhe "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Shteti ma i mbrapambetun i Europës, dhe fatkeqësisht gjithnjë jashta Saj. Lidhjet e vjetra me Lindjen prej kohës së Esad Pashës, Ahmet Zogut dhe që u trashiguene tue u sterforcue edhe ma shumë nga aventurieri Ever Hoxha, që caktoi shoku Tito e, pasues Stalini. Tue mos harrue asnjëherë Mao Ce Dunin, themeluesin e “Revolucionit Ideologjik e Kultural të 1967”, kur Shqipnia u shpall “i vetmi shtet ateist në Botë” dhe që u pasue nga skilja anadollake Ramiz Alia, me kobren Nexhmije Hoxha, dhe na sollen në krye të shtetit Shqiptar, një nga “Rilindasit e komnizmit” kryem... Edvin Ramen,  që tue kuadrue Shqipninë në “Balkanin e Hupun”, realizoi “largimin e Rinisë Shqiptare nga Atdheu”, dhe “rikthei vorfninë e tejskajshme”, tue u vendosë në krye të listes së Shteteve ma të mbrapambetuna t’ Europës në Shekullin XXI. Aty ku sundon korrupsioni, imoraliteti, hajnia, pabesia, vllavrasja, urrejtja, shfarosja, fanatizmi,  paburrnia, ateizmi, shperdorimi i detyrës, injoranca, mendjemadhsia, kapadailleku, trafikantët e drogës, shkatrruesit e Monumenteve, brutaliteti.

E gati harrova: Shkatrrimtarët e vertetë të Shtetit Shqiptar “Komunistët e Rilindur”: Rruga e sigurtë e forcimit Tiranës orientale sllavo bolshevike.

Turpi i Europës e tue dijtë mirë se: “Kjo asht Shqipnia e t’ Madhit Gjergj Gjon Kastriotit – Skenderbeut dhe Nanë Terzes së Madhe Botnore!

Shqiptarë! Kurr mos e harroni porosinë e Papës Gjon Pali i II “per drogen”!     Melbourne, 28 Nandor 2022.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora