E shtune, 04.02.2023, 04:08 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912

E hene, 28.11.2022, 07:59 PM


Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912

Nga Prof. Blerim Latifi

Pasi nuk ia kishte dalë të ndalonte serbët për të marrë Prishtinën, Isa Boletini me një pjesë të luftëtarëve të tij ishte tërhequr në drejtim të Vushtrrisë. Aty e kaluan lumin Sitnica dhe u nisën në drejtim të Prekazit për të kaluar natën në konakun e mikut të tij të vjetër, Ahmet Delisë. Luftëtarët e tjerë u shpërndanë nëpër katund, ndërsa Isa qëndroi me plakun e Prekazit.

Tanë natën e kaluan duke folur për gjamën e madhe që kishte ra n'Kosovë, pushtimin serb.

- Kam marrë habere se n'Shqypni asht t'ue u ba nji kuvend i madh e une duhna me kanë aty, - i tha Isa, Ahmet Delisë. - Po du qe ti me ardh shoq me mue!

Kur zbardhi dita e re të dy burrat u vunë në krye të luftëtarëve dhe nisën udhëtimin e gjatë. Kur kaluan Përroin e Keq dhe u ngjitën në rrafshlartën e Qubrelit, u ndalën për të pushuar. Midis dy burrave nisi një bisedë e vështirë.

- Duhet të kthehemi, Isa Beg! - i tha Ahmet Delia. - Qysh po shkojmë n' Shqypni e gratë e thmitë po i lamë n' dur t'shkaut.

- Nuk mujm me qëndru ma shumë ktu ; atje kena me u bashku e kur t'vjen Pranvera kemi me liru tanë Kosovën, - ia ktheu Isa.

Por Ahmet Delia nuk u bind.

- Ty udha e mbarë e unë po kthehna; nuk m'bajnë kambët me shku manej! - ishin fjalët e fundit të tij para se të ndahej nga Isa Boletini.

Në fillim të dhjetorit Isa Boletini u shfaq në Vlorë, ku tanimë ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, ndërsa pak ditë më vonë Ahmet Delia u vra në një betejë epike me një njësi paramilitare serbe, e cila e kishte sulmuar Prekazin për ta plaçkitur e dhunuar.

_______

Kombi- siç ka thanë Fishta- nuk asht vetëm kujtimi për vuajtjet e përbashkëta në t'kaluemen, por edhe vullneti për t' jetu s'bashku në t'ardhmen.

Gëzuar kjo Ditë e Madhe!

_______

Në 550 vitet e fundit, kur ka qenë në pyetje shqiptaria, Kisha Katolike Shqiptare gjithmonë ia ka ditë rendin punëve.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora