E enjte, 25.04.2024, 04:38 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Kur flamuri kombëtar, kombi, atdheu, historia, lufta e UÇK-së mëshirohen me ëndrrat dhe synimet e gjeneratës së re

E diele, 27.11.2022, 08:58 PM


Nga manifestimi i nxënësve të klasës së IX-të/1 të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar

KUR FLAMURI KOMBËTAR, KOMBI, ATDHEU, HISTORIA DHE LUFTA E UÇK-SË MISHËROHEN ME ËNDRRAT DHE SYNIMET E GJENERATËS SË RE

Nga Sejdi BERISHA

Në kuadër të manifestimeve të shumta me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar në Pejë, edhe nxënësit e klasës së IX-të/1 të SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, në ambientet e Kino-Teatrit “Jusuf Gërvalla, shfaqën një program festiv, i cili sikur ishte një retrospektivë por edhe një mesazh gjithëpërfshirës për shenjtërinë e atdheut, për lirinë, për luftën çlirimtare nëpër shekuj por edhe për Luftën e UÇK-së.

Në këtë manifestim, në të cilin morën pjesë prindër dhe qytetarë të tjerë, ishte pikatur mirë harta kronologjike e historisë kombëtare por edhe lufta e UÇK-së, nxënësit dhe nxënëset e kësaj klase të arsimtares, znj. Nora Taraku, të udhëhequr në mënyrë profesionale dhe të përkushtuar nga aktori dhe regjisori ambicioz, Agon K. Bala, me përpikëri realizuan lojën e tyre të mrekullueshme duke u transformuar në luftëtarë e dëshmorë, e që loja dhe aktrimi i tyre në formë bashkëkohore, emocionoi të gjithë të pranishmit, dhe sikur të gjithë për një çast u transformuan dhe u bënë rrugëtarë të historisë, e cila, kuptohet, është e dhembshme por krenare.

Vlerat artistike të nxënësve që madhështojnë punën edhe në begatimin edhe në ngritjen  e arsimimit cilësor

Nga pjesa e programit të nxënësve të klasës së IX-të/1 të SHFMU “Lidhja e Prizrenit”-Pejë

Fillimin e programit e madhështuan insertet filmimet na filmi “Nëntori i Dytë”, që secilin në sallë shpejtë e përvetësuan dhe krijuan atmosferë madhështore dhe impresionuese. Kësaj i kontribuoi edhe skena madhështore e stolisur dhe e zbukuruar me flamuj kombëtar, që dëshmon se do të shënohej e kurrë nuk do të harrohet Dita e Flamurit Kombëtar, e përmes tij edhe e tërë historia e kombit dhe e tokës arbërore.

Gjithashtu, edhe muzika e qëlluar, secilin në sallë e bënte për vete dhe sikur e detyronte që me përkushtimin më të madh për ta shikuar, përjetuar dhe për ta bërë pjesë të shpirtit artistiken e gjeneratës së re, e cila kishte kohë që kishin derdhur djersë për ta finalizuar një gjë të tillë, pse jo madhështore dhe të shenjtë, që secilit prej tyre do t’i mbetet në kujtesë, por edhe të gjithë të pranishmëve, që shumë prej tyre nuk u kursyen nga emocionet dhe lotët!

Dita e Flamurit Kombëtar festë me rëndësi shumëdimensionale

Pasi që manifestimin e hapi, Valdrin Husaj, drejtor i SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, gjithçka mori karakterin festiv, i cili mishërohej me madhështinë dhe lojën e nxënësve dhe të nxënësve, por edhe shpërndante gjithandej mesazhin për ta nderuar dhe për ta mos harruar për asnjë çast historinë e lavdishme të kombit dhe të atdheut. E kjo, në mes tjerash u prezantua me lojën e shkëlqyer të gjeneratës së re, e cila ishte bërë lapidar brezash të cilët kishin dhënë jetën për liri dhe atdhe, të cilët ishin flijuar si gjithherë për ta ruajtur çdo pëllëmbë të atdheut, për ta ruajtur nderin dhe krenarinë gjyshërve dhe të stërgjyshërve tanë. Secili prej aktorëve dhe aktoreve në skenë, sikur ishin betuar se do ta japin maksimumin që të tregojnë e përcjellin atë tharmin e dashurisë dhe të përkushtimit se edhe gjenerata e re është ajo e cila mbi supet e veta do t’i bartë të gjitha ato sakrificat me të cilat, sikurse edhe të parët tanë mund të përballen por edhe me sukses t’i përballojnë e t’i luftojnë.

Impresionoi dhe ishte krenari dalja në skenë me karrocë e luftëtarit dhe e veteranit të UÇK-së, Shpëtim Agushollit, i cili në Betejën e Koshares, nuk e kishte kursyer asnjë pjesë të trupit të vetë

Pjesa e cila sjell rrëqethjet historike, ishte ajo kur nxënësit-aktorë, madhështuan skenën duke bartur plisat dhe flamujt, por edhe momenti kur të gjithë u shtrinë në skenë, që simbolizuan rënien dëshmorë për liri e atdhe të qindra e qindra të rinjve dhe të rejave. E kjo fuqizohej edhe më shumë kur kjo skenë reflektonte luftën e UÇK-së për lirin e Kosovës nga okupatori. Ishte kjo, pamje edhe rrëqethëse por edhe krenare, ashtu siç është edhe e kaluara e popullit tonë.

Dalja në skenë me karrocë e luftëtarit dhe veteranit të UÇK-së, Shpëtim Agushollit, i dha peshë programit

Këtë, edhe më shumë e madhështoi dalja në skenë me karrocë e luftëtarit dhe veteranit të UÇK-së, Shpëtim Agushollit, i cili në Betejën e Koshares, nuk e kishte kursyer asnjë pjesë të trupit të vetë.

Kjo skenë ishte pa koment dhe madhështore por edhe e shenjtë, që në një mënyrë edhe na bënë krenar por edhe për shumëçka qorton...!

E tërë këtë efekt skenik, mbase edhe historik e artistik, e ka finalizuar dhe e ka realizuar suksesshëm me aftësitë e tij krijuese dhe regjisoriale e artistike, Agon K. Bala, i cili prej fillimit të punëve përgatitore të këtij evenimenti kulturor, nuk kishte reshtur që puna të realizohen në nivelin e duhur, por edhe mesazhi të jetë sa më i qartë dhe me peshë shumëdimensionale.

Pesha e mishërimit të lojës artistike me të kaluarën historike, bazament për zhvillimin e vlerave kulturore  

T’i themi edhe disa fjalë për realizimin e lojës së vajzave por edhe të djemve, e cila sikur thjeshtë na solli në skenën e baletit. Kjo u arrit pothuaj nga të gjithë, sidomos nga të gjitha vajzat, të cilat përformuan aq bukur e në nivel lojën e baletit por edhe të valleve, sa që, lirisht mund të thuhet se disa prej tyre, që tani mund të kyçen në profesionin e baletit, dhe kështu padyshim do ta begatonin këtë pjesë të kulturës që ende i mungon Kosovës.

Vargjet e recituara në formë kori, e mishëruan edhe më shumë brumin dhe përmbajtjen e programit festiv me një skenografi aq të qëlluar dhe impresionuese. Bile, dy pjesët e flamurit të ndara, njëra në një anë e tjetra në anën tjetër të skenës, sikur na detyronin mendimin për trojet e ndara të atdheut...!?

Është karakteristike të theksohet se këta nxënës dhe nxënëse të klasës së IX-të/1 të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, dëshmonin dhe tregonin se e kanë një taban dhe një përvojë të mirë për programe të tilla. Sepse, përveç angazhimit të arsimtares-kujdestares së tyre, Nora Taraku, ata e kanë trashëguar një “sermie” të përvojës për programe të tilla kulturore, të cilin dikur ua ka dhuruar edhe mësuesja, znj. Valbona Baraçi.

Dhe krejt në fund. Ishte ky një program artistik madhështor, i cili i kalonte caqet të nxënësve të një shkolle të mesme të ulët, mbase edhe të shkollave të rangut edhe më të lartë. Kujtoj se kështu, duhet të veprojnë edhe të gjitha shkollat tjera për t’i quar përpara vlerat tona shpirtërore, kulturore dhe historiografike edhe tek gjeneratat më të reja dhe jo vetëm kaq...!

Simboli i qëndresës, simboli i lirisë, simboli historisë kombëtare në skenën e nxënësve të klasës së IX-të/1 të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora