E shtune, 04.02.2023, 04:15 PM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit

E diele, 27.11.2022, 07:55 PM


Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit

Me rastin e përvjetorit të 579 të flamurit dhe identitetit kombëtar arbëror

Nga Gjon Keka

Atëherë kur në çdo institucion qeveritar, arsimor, shkencor, kulturor etj, të vendoset portreti i themeltarit, gjeneralit dhe burrështetit të famshëm arbror i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti, do të thotë se jemi në udhën e natyrshme të kombit tonë dhe po e respektojmë themeluesin, udhëheqësin, heroin, shpëtimtarin, dhuruesin e flamurit kombëtar, ideatorin e bashkimit të arbërorëve dhe të kombeve europiane.

Pa Gjergj Kastriotin, nuk do të kishim flamurin e fitores dhe të identitetit kombëtar dhe europian, dhe as nuk do të ekzistonim në hartën e kontinentit europian, sepse armiku donte të na shlyente nga harta ashtu sikur e shlyu nga harta europiane emrin Konstantinopojë dhe e mori selinë e Konstantinit të Madh, kështu donte ta merrte edhe selinë e Gjergj Kastriotit të Madh dhe ta hiqte nga harta emrin Iliri(Arbëri).

Nuk mund të jetë asnjë datë tjetër më e madhe se se data e 28.Nëntorit 1443, aty ku u hodhën themelet e lirisë, identitetit, flamurit dhe të shtetit arbëror unitar dhe europian.

28.Nëntori është një datë e bekuar, sepse është datë e cila erdhi nga zemra heroike, nga zemra e lirsë, nga zemra e një arbërori të madh që nuk e harrojë kurrë atdheun e tij të robëruar, kjo datë mbi të gjitha erdhi si të vinte nga qielli si datë e bekimit dhe vulës së kombit tonë në hartën e përjetshme të botës dhe familjes së kombeve europiane.Nisur nga kjo çdo përvjetor i 28.Nëntorit shqiptarët e vërtetë që kanë në venat e tyre gjakun e Kastriotit kudo që janë duhet t'i gjejë duke reflektuar, duke punuar me laps e me trup, me mendje e me zemër për të mirën e atdheut të përbashkët, për të mirën e kombit dhe të brezave për një Arbëri me identitet dhe kulturë burimore kombëtare dhe europiane, për një komb të bashkuar së pari rreth të mirës së përbashkët të kombit dhe më pas edhe në familjen e kombeve të Europës.

Ai shfaqi të gjitha virtytet e një, themeltari, burrështeti, humanisti, arbërori të vërtetë dhe atdhetar, dhe se çelësi i enigmës së tij ishte kjo, se një armë heroike ka nevojë për një zemër heroike sikur që ishte zemra heroike e Gjergj Kastriotit tonë të Madh.

Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit 1443/2022

Rroftë kombi ynë iliro-arbëror europian

Rroftë Gjergj Kastrioti, mbreti dhe kryeheroi ynë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës Gjon Keka: Stema e rrallë e familjes Kastrioti Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij Gjon Keka: Filipi falënderon Zotin që biri i tij Aleksandri i Madh lindi në kohën e Aristotelit Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës Gjon Keka: Prof. Anton Çetta, thesar i popullit shqiptar, pajtoi gjaqe edhe në diasporë Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit Gjon Keka: Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij Gjon Keka: Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin Gjon Keka: Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu - dy austriakët e mëdhenjë me origjinë arbërore Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mbrojtje të nderit dhe të dinjitetit të gruas apo femrës arbërore Gjon Keka: Autori dhe historiani europian në vitin 1810 - Figura e Skënderbeut duhet mbajtur në zemër

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora