E premte, 19.04.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike

E diele, 27.11.2022, 08:58 PM


Luftëtarët e UÇK-së, Blerim Latifi dhe Nehat Shala

Blerim Latifi:

Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike.

Delegatët e Kuvendit të Vlorës të nëntorit 1912, e kishin parasysh këtë dimension, prandaj edhe e kishin hartuar një procedurë, e cila duhej të reflektonte gjithë hartën etnike shqiptare, për të cilën do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë.

Deklaratën e Pavarësisë e kishte shkruar një shkodran: Luigj Gurakuqi.

Kandidati i propozuar për kryeministër të qeverisë së parë të shtetit shqiptar, ishte një vlonjat: Ismail Qemali.

Propozimin e kandidaturës e kishte bërë një kosovar: Rexhep Mitrovica.

_________

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve në prag të festës së 28 nëntorit, përtej fjalimeve të mbajtura aty me kujdesin e gjuhës diplomatike, na sjell në vëmendje disa fakte që nuk duhet t'i harrojmë kurrë:

- Pavarësia e Shqipërisë e shpallur me 28 nëntor 1912 u referohej të gjitha trevave etnike shqiptare, e jo Shqipërisë me kufijtë e tanishëm, të cilët u vendosën me 1913. Prandaj festa e 28 nëntorit është festë e të gjithë shqiptarëve.

- 28 nëntori ka frymëzuar të gjitha lëvizjet çlirimtare në Kosovë, përfshi Luftën e UÇK- së. Prandaj historia e tyre nuk mund të kuptohet jashtë narrativës kombëtariste shqiptare.

-Zhvillimet e kohëve të fundit në botë na tregojnë se besnikëria kombëtare vazhdon të mbetet modeli më efektiv i solidaritetit njerëzor dhe kusht themelor i funksionimit të demokracisë. Thënë ndryshe: nuk ka demokraci jashtë kuadrit të kombit-shtet. Prandaj Ideja e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nuk paraqet një projekt nostalgjik, siç mundohen ta paraqesin snobët postnacionalistë, por një projekt të domosdoshëm gjeopolitik dhe demokratik.

_________

Lexoni edhe:

Blerim Latifi: Pjesë nga kujtimet e luftës



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora