E enjte, 28.03.2024, 01:06 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Mrekullit në fushën e grafikës figurative të Prof. Fatmir Krypa

E shtune, 26.11.2022, 07:08 PM


MREKULLITË NË FUSHËN E GRAFIKËS FIGURATIVE TË PROF. FATMIR KRYPA

Arti i krijuesit në fjalë, mëvete ka thellësinë e substancës së krijimtarisë të stampuar me vulën e së vërtetës, që konsiderohet gjëja më thelbësore në marëdhëniet e artit dhe të kulturës të përmbledhura në fokusin e identitetit tonë kombëtar

Shkruan: Remzi Limani

Universi i grafikës figurative në veprat e prof. Fatmir Krypa, patjetër përmbanë substancën themelore të kulturës, etnografisë autoktone të kohës dhe hapsirës, të së kaluarës dhe të së ardhmës si proces i emancipimit, strukturuar në vulën e së vërtetës, si produkte të mendjes kreative të një artisti qëmoti të dëshmuar në panoramën e artit dhe të kulturës në përmasa të një arti modern gjithandej i pranuar. Këtu vlenë të përmenden grafikat e realizuara në akuatintë siç janë: "Emancipimi" (1974), "Hasjanja" (1978), "Malësorja dhe pema" (1980)e deri tek shtresimet e formave të ndryshme grafike deri më sot, realizime këto, me të cilat z. Krypa radhitet ndër mjeshtrat më të mëdhenj të artit grafik, të veprave me vlera të përmasave ndërkombëtare, për çka dëshmojnë çmimet e shumta në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Pra, arti i krijuesit në fjalë, mëvete ka thellësinë e substancës së krijimtarisë të stampuar me vulën e së vërtetës, që konsiderohet gjëja më thelbësore në marrëdhëniet e artit dhe të kulturës të përmbledhura në fokusin e identitetit tonë kombëtar.

Pra, krijuesi Fatmir Krypa, pa dyshim ka aftësinë superiore për të dëpërtuar në shoqërinë njerëzore, që përmes artit të tij të kuptohen rrënjët e një kulture të lashtë. Të venerohen rëniet dhe ngritjet e një etnosi nëpër shtjellat e historisë së njerëzimit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora