E diele, 27.11.2022, 11:58 AM (GMT)

Faleminderit

Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i çmimit ''Beqir Musliu''

E merkure, 23.11.2022, 07:55 PM


SHËNIME PËR AUTORIN PREND BUZHALA, FITUES I SIVJEM I ÇMIMIT LETRAR "BEQIR MUSLIU"

(Jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e deritashme)

Nga Ars Clubi "Beqir Musliu" Gjilan

Prend Buzhala  u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klinës. Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, Fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, ato iu ndërprenë dhunshëm nga regjimi i kohës, ashtu siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve. Boton shkrime letrare prej vitit 1967. Shkruan poezi, prozë, kritika e studime letrare, publicistikë etj. Gjatë dekadave të fundit të shek. XX ishte i angazhuar në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës, asamblist komunal etj.

1.

Ka punuar profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme të Klinës në vitet 1976-1982, kur më 26 mars 1982 arrestohet e burgoset vetëm pse nuk u pajua me masat diskriminuese kundër nxënësve e shkollës shqipe, që ndërmerrte fushatat antishqiptare e regjimit serbo-komunist. Gjatë viteve ’80 u ndërmorën një varg masash kundër tij e familjes së tij: pas lirimit nga burg-izolimi, u përjashtua nga procesi arsimor; iu ndaluar kryerja e studimeve post-diplomike; iu ndaluan publikimet në shtypin e kohës, iu ndaluan të qenët prezent si shikues në koncerte, ngjarje sportive e në orë letrare; iu ndalua punësimi në çfarëdo fushe të punësimit; iu ndalua nxjerrja e një pasaporte dhe lëvizja jashtë shtetit. Kundër familjes së tij u morën masa të ngjashme. Në vitet ’70 e sidomos në ato ’80, ishte veprimtar i lëvizjeve ilegale që zhvilloheshin në Kijevë, Klinë e në mbarë Kosovën.

2.

Arsimit iu kthye në vitet 1990-1996, në gjimnazin e Klinës, pastaj drejtues i arsimit komunal të Klinës (1995-1999). Gjatë viteve ’90 (përpos veprimtarisë ilegale atdhetare), ka qenë pjesë e kreut të degës së LDK në Klinë. Në fillimvitet ’90 ka qenë anëtar i Lëvizjes së pajtimit të gjaqeve për komunën e Klinës. Ndërsa atë vit themelohet Forumi i Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” në Klinë, kur u zgjodh kryetar i saj për një dekadë rresht. Më 1993 ka qenë drejtues i Protestës masive popullore në Klinë,  të prindërve, arsimtarëve  dhe nxënësve, për kthim në objektet e tyre shkollore, protestë që bëri bujë edhe në botën e jashtme dhe ngjalli interesimin e organizmave ndërkombëtare, për shkak se qenë keqtrajtuar barbarisht mbi 220 qytetarë, ndër ta dhjetëra të arrestuar.

3.

Me shkrime letrare e publicistike është marrë prej vitit 1967 që i ka botuar në “Rilindja” e “Pionieri”, “Fjala”, “Bota e re”, “Zëri i rinisë” etj. të Prishtinës.

Gjatë viteve ’90 ka qenë  korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1993-shkurt 2002, kur u ndalua së botuari gazeta). Gjatë gjithë kësaj periudhe është arrestuar rreth 40 herë nga policia serbiane, shpesh i keqtrajtuar deri në rrezikim jete, sepse punonte në shumë fronte të të rezistencës e të jetës nacionale në Klinë e më gjerë.

Gjatë luftës ka qenë nëpër zonat e luftës, duke kryer angazhimin e informimit nga zjarret e betejave dhe nga përjetimet e rënda e tragjike të popullatës së strehuar nëpër male e të dëbuar nga vatrat e veta (shkrime të botuara te “Rilindja”, raporte për informatorin e QIK-ut, pastaj herë pas here edhe të radiove të jashtme, duke iu raportuar korrespondentëve shqiptarë në Prishtinë, po edhe i asociacioneve tjera mediatike të luftës. Gjatë luftës, po ashtu, është përkujdesur edhe për arsimin edhe në këtë kohë të rëndë Këshilli Komunal i Arsimit u pranua si e ligjshme edhe nga administrata e UÇK-së në zonat e Klinës, të cilët e kanë ndihmuar këtë këshill në kohë të rënda, e me shumë sakrifica.

4.

Pas luftës vazhdon me veprimtarinë në lëmin e gazetarisë, duke punuar korrespondent i gazetës “Rilindja” dhe duke e kryer po ashtu edhe punën e kritikut letrar në përcjelljen e veprimtarisë botuese, me shkrime kritiko-letrare, deri në mbyllje të gazetës. Punoi ngjashëm edhe te gazetat  “Epoka e re” (2003-2008, Radio Rilindja (1999-2002), “Express” i Prishtinës (2005), redaktor i faqeve të kulturës në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës, në disa agjenci lajmesh etj. Për këto dy dekada, shkrimet e punimet e tij kritiko-letrare e studimore janë botuar tek të gjitha gazetat e revistat e Kosovës, te disa medie në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi dhe në ato të diasporës. Ndërkaq, punimet e rregullta javore, përpos te “Rilindja” (1999-2002) i ka botuar te “Epoka e re”, te “Kosova sot” (2006-2010 e herë pas here edhe më vonë), te “Focus” etj.

Pas luftës punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003), drejtor biblioteke në qytetin e Klinës (2008-2013), drejtor shkolle në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e kombit” në vendlindje më 2015-2016 etj. Është redaktor e recensues i qindra botimeve, bashkëpunëtor e pjesëtar i shumë asociacioneve letrare, fitues i disa çmimeve letrare, organizues e pjesëtar i dhjetëra manifestimeve letrare e kulturore në hapësirat shqiptare.  Është prezantuar edhe në disa antologji, në faqet letrare të Zvicrës (gjermanisht) Francës (frëngjisht), është pjesëmarrës në një festival ndërkombëtar të poezisë në Zvicër. Shkrime kritiko-letrare e studime letrare e eseistike ka botuar në shumë gazeta e revista shqipe në Prishtinë, Tiranë e Shkup.

5.

Pjesë e veprimtarisë së gjithanshme kulturore, kanë qenë edhe angazhimet e tij në lëmin e teatrit. Në tetarë ka luajtur si gjimnazist te shfaqja “Sikur t ‘isha djalë” që u shfaq në Klinë, Prishtinë, Drenas, Skenderaj etj. Si mësimdhënës i shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”, paralelet në Kijevë, gjatë viteve ’70, si regjisor, ka përgatitur shfaqjet “Halit Gashi” të Xhemil Dodës, dramën “Thyerja” të Abdyl Bunjakut etj. Kurse gjatë viteve ’90 me asociacionet klinase organizuan disa herë edhe festivale teatrore në nivel komunal e që mbaheshin nëpër shtëpi e sallone private, po edhe nëpër kisha e xhamia. Kështu, si regjisor, përgatiti dramën  “Hamalli” të Osman R. Gashit (me të rinjtë e Çabiqit), dramën “Procesi” të Jusuf Gërvallës (nga dy grupoe amatore, të Bubavecit të Malishevës dhe të Çabiqit të Klinës), recitalin dramatik “Dymijë vjet derdhje gjaku” (me të rinjtë e Çabiqit) dhe recitalin me krijime të Gjergj Fuishtëls nga nxënësit e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”- punkti në Ujëmirë.

6.

Vlen të theksohet se është themelues i disa grupeve letrare e revistave lokale. Kështu, më 1967 në shkollën fillore (aso kohe) “Zenel Hajdini”, themeloi Grupin e letrarëve të rinj, pastaj në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, Grupin letrar “Jeronim de Rada”, me disa krijues të rinj gjimnazistë; ishte në grupin themelues te Klubit letrar “Jehona e Dukagjinit” dhe i revistës për letërsi e kulturë “Jehona e Dukagjinit” (1970, Klinë), Në gjimnaz ishe iniciator i themelimit të revistës për gjimnazistë me titullin “Ylli” 1969); pastaj themelues i revistës po ashtu shkollore “Synimet” 1977 (Grupi Letrar “Fan S. Noli”), si mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës- paralelet e ndara në Kijevë. Më 1991 ishte ndër themeluesit e gazetës së parë të pavarur që u botua si gazetë jashtë traditës komuniste, me titullin “Bashkimi”, së bashku me disa ish të burgosur politikë. Gjatë vitit 1990/91 ka qenë edhe në Këshillin redaktues të gazetës “Fjala” (Prishtinë). Ndërkaq, gjatë viteve ’90, për disa vjet, botoi revistën “Tribuna”, organi i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” të Klinës, si dhe revistën “Profili”, organ i Këshillit  Komunal të Arsimit në Klinë. Pas luftës ka qenë edhe anëtar në redaksinë e revistës ”Zoja e Këshillit të Mirë” (organ i Kishës katolike – Klinë), disa numra të paraluftës i gazetës “Fjala e lirë” (organ i PSHDK-së) etj. po ashtu, për shumë dekada, k qenë dhjetëra herë anëtar e drejtues jurie në nmivel lokal e kombëtar për vlerësim veprash, krijimesh letrare. Ndërsa punën e lektorit e ka kryer te disa gazeta, si dhe te qindra libra të botuar.

7.

Është edhe fitues çmimesh letrare. Kështu, çmimi i parë është ai i vitit 1967 te gazeta “Rilindja” (“Rilindja për fëmijë”) me temë “Pse e dua librin”, si dhe një tjetër çmim i parë është ai i vitit 1970, te qendra komunale e rinisë në Klinë, me poezinë kushtuar Luigj Gurakuqit.  Më 1983 fiton çmimin për kritikë letrare te gazeta “Bota e re” me punimin kushtuar veprës së Ramiz Kelmendit “Njerëzit dhe kërmijtë”. Ndër dhjetëra çmime të tjera do veçuar këto të pasluftës, si Çmimin letrar “Anton Pashku” nga Takimet e Gjeçovit të Zymit, atë të LNPSHA PEGAS (Tiranë) për kritikë e studime  letrare, disa çmime të para e të dyta të fituara në Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit në Stubëll, çmimin e “Pena e Flakës” ( Flaka e Janarit) për poezi në Gjilan, çmimin Ora e Tahir Deskut për letërsi (në Klinë), çmimin e Klubit ABC (Shkup), disa çmime letrare “Takimet nën Rrap” nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë në Shkup etj.

8.

Pas luftës ka qenë dy herë i zgjedhur asamblist i Asamblesë Komunale të Klinës.

Prej vitit 2016 është në pension.

I. PËRMBLEDHJET POETIKE

1. O Amë, o Amë, Klubi letrar “Vorea Ujko”, Klinë, 1995.

2. Për kë bie kambanë e re, “Vorea Ujko”, Klinë, 1998.

3. Shtatë seanca pranë Apokalipsit, “Vorea Ujko”, Klinë, 1998.

4. Këpucët e rënda të lirisë, 2010, botimi II, 2012.

5. Çaste lirike (1-90), vëllimi i parë, 2014.

6. Çaste lirike II (91-181), 2014.

7. Doracak për kapërcimin e udhës së vështirë, 2017.

8. Dy udhë me i marrë me veti, 2017. Botimi II, 2018.

9. Kumtari ynë përpara Gjergj Kastriotit, poezi, 2018.

10. Fletëza poetike për njerëz të thjeshtë, poezi, Lena, Prishtinë 2019.

11. Thuaj ditë e mirë është sot, kryeradhë vargjesh (poezi ), Rozafa, Prishtinë 2020.

12. Ani i ilirishteve,  poezi, Lena, Prishtinë, 2020.

13. Muri yt i mundimeve, poezi, Lena, Prishtinë, 2021.

14. Koha zero pas dashurisë, poezi,  Lena, 2021

15. Kantiku për nënkresën prej guri, Proza poetike, Lena, Prishtinë 2021

16. Balada nga Kosova, poezi, 2021.

17. Shkronja e gjallë e jetës, Kryeradhë vargjesh, Lena, Prishtinë 2022

18. Kuvendime me yje, poezi, Lena, Prishtinë 2022

19. Këngëz me errësirë blu, poezi, Lena, Prishtinë 2022

KRITIKË E STUDIME LETRARE, ESEISTIKË, MONOGRAFI LETRARE

1. Metafora e vendlindjes, Klubi letrar “Vorea Ujko”, Klinë, 1999. Botimi II 2012.

2. Përqasje estetike, 2000. Klubi letrar “Vorea Ujko”, Klinë.

3. Ex libris - I, 2003. Klubi letrar “Vorea Ujko”, Klinë.

4. Odeoni i fjalës, 2003. Rilindja, Prishtinë 2003.

5. Shkrimtari pranë buzëqeshjes. Studim për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, Rozafa, Prishtinë,

6. Muza e zemrës, Shkrime kritiko-letrare: poezia, Shtëpia Botuese «ROZAFA», Prishtinë 2006. Botimi II 2012.

7. Temë dhe tekst, 2006. Shkrime kritiko-letrare/vepra të letërsisë së sotme shqipe, botoi “ASDRENI”

8. Muza e Kujtesës, Homazhe për idealistë, njerëz të letrave dhe dëshmorë. Botoi Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë 2007. Botimi II 2012.

9. Aty ku krizat i besohen engjëllit, (Ndërkomunikime estetike: arti - literatura –lufta), Botoi Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë 2008. Botimi II 2012.

10. Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), Botoi Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë 2008. Botimi II 2012.

11. Kode poetike të mbijetesës shpirtërore/Mbi romanet për të rritur të Anton N. Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009.

12. Gjenitivi i lirikës (Poezia e Mirko Gashit), studim monografik, Rozafa, Prishtinë, 2009.

13. Të folurit e kryqëzimit shqip/ Shkrime kritiko-letrare: Nga poezia e sotme shqipe, botoi SHKK “ANTON PASHKU”, Prishtinë 2011

14.. Amëza e rrëfimit – Shkrime kritiko-letrare /proza e sotme shqipe, “Rozafa”, Prishtinë 2012.

15. Dëshmia për plagën e ftohtë, /libri dokumentar, shkrime metakritike, ese, Klubi i Shkrimtarëve

“Vorea Ujko”, Klinë 2012. Botimi II

16. Klasiku modern i tekstit –Letërsia e Ramiz Kelmendit (studim monografik), Rozafa, Prishtinë 2013. Botimi II, 2014. ANDENA,  Prishtinë 2013. Botimi III, Rozafa, Prishtinë 2014

17. Gjakimi i bukurisë/ Letërsia e Ramadan Mehmetit, monografi, Rozafa, Prishtinë 2014.

18. Në mbrojtje të imagjinatës (Studime, ese dhe kritika letrare kushtuar letërsisë shqipe për fëmijë)

Botoi ANDENA, Prishtinë 2014

19. Me sibilën e esesë, Çaste eseistike III, ese letrare 1-92, Vëllimi i tretë  182 - 274, 1 korrik 2014 – 30 shtator 2014. Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë 2015

20. Muza e dhjetë, çaste shkrimi – Ese. Vëllimi i katërt (ditar eseistik 1 tetor 2014 – 31 dhjetor 2014. Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë 2015.

21. Trilogji e letrave shqipe (Autorë dhe vepra: përqasje historiko-letrare). Rozafa, Prishtinë, 2015

22. Triumfi në anën e shkrimtarit (Një triptik për Ismail Kadarenë: letrarja, diskursivja, receptimi). Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2016

23. Harpa e Eolit (Gjon Gjergjaj: letërsia, arti, kultura), monografi, Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë, 2016

24. Shtegtime me magjinë e së bukurës (Ismet Krasniqi: kultura, teatri, librat), monografi, Rozafa, Prishtinë, 2016

25. Në aktin e leximit I (Nga poezia e sotme shqipe: vepra dhe autorë), Rozafa, Prishtinë 2016.

26. Në aktin e leximit II (Nga proza e sotme shqipe: vepra dhe autorë), Rozafa, Prishtinë 2016.

27. Në aktin e leximit III Nga libri i sotëm shqip: autorë dhe vepra. Studime kritika, recensione. Rozafa, Prishtinë 2016

28. Në aktin e leximit IV  (Nga libri i sotëm shqip: poezia, drama, libri diskurziv). Rozafa, Prishtinë 2016.

29. Në aktin e leximit V, (Nga libri i sotëm shqip: poezia, drama, proza, libri diskurziv), Rozafa, Prishtinë 2016.

30. Gojëtaria, mbretëresha e fjalës së shqiptuar (Ese, trajtesa, studime. Antologji e teksteve të fjalimeve nga gojëtaria shqiptare). Vëllimi i parë, Rozafa, Prishtinë,  2017.

31. Katarza e ripërtëritjes, ese, Rozafa, Prishtinë, 2017.

32. Në aktin e leximit, VI, (Nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2017.

33. Në aktin e leximit, VII, (Nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2017.

34. Në aktin e leximit, VIII, (Profile krijuese: nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë 2018

35. Në herodiumin modern (pesëdhjetë ese), Rozafa, Prishtinë,  2018.

36. Shenja figurative e amësisë (Idriz Berisha: arti, kultura), Rozafa, Prishtinë, 2018.

37. Kosova pas luftës së katërt botërore (Vjaskat e moteve, ese, këndshikime  vëllimi I), Rozafa, Prishtinë, 2018.

38. Vjaskat e moteve (ese, këndshikime ), vëllimi II, Rozafa, Prishtinë, 2018.

39. Sfidat estetike të letërsisë për fëmijë (Nga letërsia e sotme shqipe për fëmijë), Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2018

40. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu: arketipi i heroit nëpër kohë, (Ese, studime, këndvështrime), Lena Graphic Prishtinë, 1018

41. Krijuesi në tejkohë (NË AKTIN E LEXIMIT, Vëllimi IX, homazhe, shkrime kritike, interpretime) Rozafa, Prishtinë, 2018.

42. Në aktin e leximit, X, 2019.

43. Shqiptimi i shpirtit poetik (Ese mbi lirikën). Vëllimi i parë. 2019.

44. Poetika e letrës së gjakut (Fjala e shkruar e Rasim Selmanajt), studim monografik, 2019.

45. Në aktin e leximit, XI, (Nga libri i sotëm shqip) Shtëpia Botuese LENA , Prishtinë 2019.

46. Në aktin e leximit, XII,(Nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese LENA , Prishtinë 2019.

47. Në aktin e leximit, XIII, (Nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese LENA, Prishtinë, 2020

48.  Në aktin e leximit, XIV, (Nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese LENA, Prishtinë, 2020.

49. E drejta e mendjes (ese, trajtesa), Lena, Prishtinë, 2020.

50. Shën Jeronimi dhe bota ilire (vëllimi I nga seria “Shën Jeronimi, figurë e madhe botërore”), monografi, botuan; Lena & SHKSH "Dom MIkel Tarabulluzi”, Prishtinë – Stubëll, 2020

51. Në aktin e leximit, XV, (Nga libri i sotëm shqip), Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2020

52. Dekameroni zbret në kohën tonë, Ese e trajtesa në kohë pandemie, Lena, Prishtinë, 2021

53. Në epokën e dyshimit, ese, trajtesa, Lena, Prishtinë, 2021

54.  Gjeopoetika e krijuesit letrar (Fjala e shkruar e Mikel Gojanit), monografi, Lena, Prishtinë, 2021

55. Në aktin e leximit, XVI, (Nga libri i sotëm shqip), Lena, Prishtinë, 2021.

56. Në aktin e leximit, XVII, (Nga libri i sotëm shqip), Lena, Prishtinë, 2021.

57. Shqiptimi i shpirtit poetik, vëllimi i dytë. Ese dhe interpretime të poezive lirike. Lena, Prishtinë 2021,

58. Shenja të etnisë, (Kumtesa, ese nga manifestimi Dita e Plisit në tetë edicione), vëllimi I, Rozafa,

Prishtinë 2021.

59. Në aktin e leximit, XVIII, Lena, Prishrinë, 2021.

60. Replikë në shtjellë kohe, Ese, trajtesa, lëna, Prishtinë 2022

61. Në aktin e leximit, XIX, 2022.

62. E bukura ka vetëm një emër (Osman R. Gashi, në arte dhe kulturë), Lena, Prishtinë, 2022

63. Fletëza shqipe, ese, trajtesa, Rozafa, Prishtinë, 2022

64. Dekompozimi i realitetit, ese, trajtesa, Lena, 2022

65. Në aktin e leximit, XX, 2022.

66. Në aktin e leximit, XXI, 2022

ROMANE

1. Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, roman,2003.

2. Njerëzit prej fijeve të dritës, roman, 2019.

3. Në kapërcyell, roman, 2020

TREGIME

1. Tregime të shenjta, Shkup, 2014, Botimi II, Prishtinë 2014.

2. Sinapsa e heshtjes (Tregime me pak fjalë). 2016.

3. Heroi i rrugës (Tregime me pak fjalë), 2017. Botimi II, 2019.

4. Shejzat e kryqëzimit, (Tregime me pak fjalë), 2020.

5. Sizifi pa gurin e tij (Tregime me pak fjalë), 2020

6. Zërat jashtë vetvetes (Tregime me pak fjalë), 2021

7. Qiellit i mungonin lotët (Tregime me pak fjalë), 2022

IV. PUBLICISTIKË HISTORIKE DHE KULTURORE

1. Lartësimi i lirisë. Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002.

2. Ata hynë vetë në këngë (vëllimi i parë), kushtuar

Dëshmorët Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi në festivalin “I këndojmë lirisë”, 2015.

3. Prend Buzhala dhe Mikel Gojani: Fryma dhe rezistenca tereziane e humanizmit (Nga veprimtaria e SHHBK "Nëna Tereze" në Klinë 1990 - 2000),  2016.

4. Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane, Shtëpia Botuese Lena, Prishtinë, 2021

V. PËRGATITI PËR SHTYP

1. Tekstament letrar, Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë2008.

2. Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës, Intervista të Akil Mark Kocit dhënë medieve 1976-2008.

Prishtinë 2009.

3. Kurorë lirie, përzgjedhje nga poezia e poetëve të komunës së Deçanit, FOCUS, Prishtinë 2012.

4. Dita e plisit vëllimi I (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2014.

5. Dita e plisit, vëllimi II (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2015.

6. Dita e plisit, vëllimi III (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, 2017.

7. Dita e plisit IV, (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2018.

8. Krijues i fjalës së zemrës (Qasje veprave letrare të Mërgim Osmanit nga autorë shqiptarë dhe të huaj). Përgatiti, Prend BUZHALA. Botues Lena Graphic Design 2019.

9. Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epoka jonë, (Klina në Vitin e Gjergj Kastriotit). Përgatiti: Prend Buzhala, Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”, Klinë 2019.

10. Dita e plisit V, (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2019.

11. Hijerina e artit (shkrime të autorëve të ndryshëm për Idriz Berishën si piktor e poet), 2020.

12. Dita e plisit VI, (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2020.

13. Rrëfime nga izolimi (Tregime, ese, kronika, refleksione). Përgatiti me komente Prend Buzhala. Prishtinë 2020.

14. Ismet Krasniqi në përmasën e receptimit lexues e vlerësues, Punime nga autorë shqiptarë për librat e Ismet Krasniqit, recensione, mbresa dhe opinione. Përgatiti: Prend Buzhala)

15. Dita e plisit VII, (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2021.

16. Ringjallja e memories poetike, Qasje krijimtarisë letrare të Ramadan Mehmetit me punime nga autorë shqiptarë e të huaj, Rozafa, Prishtinë 2021. Përgatiti për shtyp : Prend Buzhala.

17. Dita e plisit VIII, (bashkautor Ismet Krasniqi), - Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2022.

VI. NGA TË TJERËT

1. Psherëtimë pergamene (zgjedhje)- zgjodhi e parathënien e shkroi: Anton Nikë Berisha, 2017

2. "Fluturim me karrocë të zjarrtë" / ,Flug mit der Feuerkutsche – Flight with the Carriage” – libër tregjuhësh: shqip. Gjermanisht, anglisht.

(Fragement i romanit "Mosiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë", roman, 2003, RILINDJA, Prishtinë - e autorit Prend Buzhala, përktheu gjermanish: Bardhec Berisha). Me tekste nga Lea Brun, Katharina Thalman, Lili Vanilly, dhe Bujar Berisha (përthyer në anglisht: Adi Blum). Botoi Verlag Die Diebe, Luzern. 2019.

3. Mikel Gojani: “Veçanti të veprës letrare dhe studimore të Prend Buzhalës”, Lena, Prishtinë 2021

4. Academia stubllae, revistë e Manifestimit TAKIMET E DOM MIKELIT, Stubëll, Viti, numër tematik kushtuar dy kruijuesve: Prend Buzhalës e Mehmetali Rexhepit, 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora