E enjte, 18.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Pështyma kundër perëndimit, rrjedhojë e trashëgimisë osmane e komuniste

E merkure, 23.11.2022, 08:58 PM


Ndue Ukaj:

Kjo pështyma kundër perëndimit ka origjinë të njohur kulturore: është rrjedhojë e trashëgimisë osmane e komuniste, e deduksioneve të mjera që shkruanin libra e parulla kundër perëndimit, të cilat mendësi me gjasë duken se i kanë thellë në zemër drejtuesit e shtetit tonë.

Përndryshe, asnjë shpjegim logjik e as racional s' ka urrejtja që po mbjellët në vendin tonë kundër atyre që na kanë ndihmuar të fitojmë gjithçka që dashtëm.

Prej kur kemi ecë krahë për krahë me perëndimin, në kuptimin politik kemi realizuar krejt çka kemi synuar, prandaj s'ka asnjë shpjegim logjik ky refuzim kaq i vrazhdë që po ia bëhet perëndimit.

E për mua, kjo është intriga ma e madhe që po i gatuhet vendit tonë, në kurthin e së cilës janë përfshirë mendjelehtët, trushpëlarit, injorantët dhe ata që e kanë thellë në zemër ndjesinë antiperëndimore.

Krejt parullat tjera që predikohen me epsh nga udhëheqësit tona janë dokrra e maskimi të rreme.

Kjo pështymë kundër perëndimit nuk mbërrin në Amerikë e as në Europë. Kjo pështymë na stërpik neve e i bie fytyrës sonë dhe një ditë mund të kthehet në moçal ku mund të fundosemi të gjithë.

Duhet përsëri të vjen Amerika dhe Europa për t' na nxjerrë nga balta?

Në kohë të liga preferohet t'iu kthehemi klasikëve të mendimit, e për mua në këtë rast mendimi i Konicës se armiku më i madh i kombit tonë jemi vetë ne - duket aksiomatik - një përvojë që nuk ka nevojë të vërtetohet.

Është mëkat i madh që trashëgiminë e mrekullueshme të Ibrahim Rugovës e kemi bjerrë dhe   tani po ecim to trullosur në një mjegullnajë të madhe mendore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora