E premte, 19.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: A mund të korrigjohet standardi i 1972

E hene, 21.11.2022, 07:25 PM


A MUND TË KORRIGJOHET STANDARDI I 1972-ËS?

Nga Sami Islami

Nuk mendoj se shqipja do ta ketë fatin e latinishtes, siç mendon gjuhëtari Mehmet Elezi . Shqipja u ka rezistuar furtunave historike edhe  më të veështira. Përafrimi i dy kryedialekteve në standard është fare i mundshëm. Mjafton të merret modeli i pjesores së shkurtuar, siç e sygjeron gjuhëtari Agim Morina.

Standardi i shqipes, që u vendos më 1972, ka mangësi metodologjike. Kongresi nuk gjeti zgjidhje për ta ruajtur paskajoren gege, prandaj e hoqi atë fare. Nga  heqja arbitrare e paskajores gege nuk u bë asgjë. Kjo vetëm sa hapi probleme edhe më të mëdha. Vetë fakti se edhe pas një gjysëm shekulli "unjësim"  (e në fakt ky unjësim nuk ndodhi) tregon qartë për prezencën e këtyre problemeve.

Gjuhëtarët si nga Shqipëria Londineze,  po ashtu edhe nga gjithë Shqipëria Etnike, duhet te ulen edhe një herë dhe ta vendosin modelin e pjesores se shkurtuar, duke i larguar mbaresat -ue gege dhe -uar  toske dhe standardi do ta ketë edhe paskajoren e gegërishtes  aty pa e  dëmtuar standardin. Folësit e shqipes i kane dy modele për t'i perdorë. Edhe lidhoren "për të shku", pra pa -ar, edhe paskajore "me shku" , pra pa mbaresën -e. Qe zgjidhja! Dhe sipas gjuhëtarit Agim Morina, standardi plotesohet me këtë pjesore të shkurtuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora