E diele, 27.11.2022, 12:26 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj!

E hene, 21.11.2022, 07:21 PM


Prof: Blerim Latifi:

Ne nuk duam eskalim të situatës, prandaj kërkojmë që ju të hiqni dorë nga zbatimi i ligjit dhe të pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj!

Mesazhi implicit: ju nuk jeni shtet përnjëmend, prandaj, në raport me Serbinë që është shtet përnjemend, BE-ja merr parasysh pozicionin serb!

Mesazhi tjetër implicit: Ne, pra BE-ja, jemi të interesuar parasegjithash ta largojmë Serbinë nga Rusia dhe për këtë ia vlen ta sakrifikojmë Kosovën, të cilës kemi kaq kohë që ia kemi mbyllur dyert dhe ndonëse ia kemi premtuar liberalizimin e vizave tash e sa vite, nuk e kemi as ndërmend t'ia mbajmë premtimin!

Dhe nëse 3500 paramilitarët serbë të stacionuar në veri nisin kundërvënien e armatosur ndaj forcave kosovare të rendit, fajtor do të mbahet Kosova.

Në tërë këtë lojë të ndyrë, gabimi katastrofal i Kurtit është se u ka besuar europianëve dhe ka shpërfillur këshillat e amerikanëve. Në fakt me këtë ai ka rënë në kurthin e të parëve, të cilët e kanë shfrytëzuar çarjen e Kurtit me amerikanët për ta poshtëruar edhe njëherë shtetin e Kosovës.

________

Në fillim kishte pak libra në botë, por ato lexoheshin shumë. Pastaj, me shpikjen e shtypshkronjës në fillim të kohës moderne, librat vërshuan botën dhe leximi i tyre po ashtu u bë masiv. Sot librat vazhdojnë të botohen pa pushim, por leximi masiv i tyre është në rënie të lirë. Statistikat në mbarë botën na e thonë këtë. 200 vite më parë poeti Jean Paul shkruante se "librat janë letra të trasha shkruar për miqtë".  Kjo thënie e tij mbase e përshkruan më së miri atë që po ndodhë sot në botën e librit.

________

Dëshmi që flasin vetë: Shkolla fillore në gjuhën serbe në Lipjan, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Qeveria osmane lejonte shkolla në serbisht e greqisht gjithandej trevave shqiptare, ndërsa shkollat shqipe ishin të ndaluara me ligj. E kur është puna te Kosova, vetëm aty- këtu, në ndonjë kishë katolike, shqipja u mësohej shqiptarëve, edhe atë më shumë në kushte ilegaliteti.

________

Një palë sandale të mbathura nga Steve Jobs paskan dalë në ankand dhe qenkan shitur me një çmim marramendës: 220 mijë dollarë.

Kjo e vërteton edhe një herë atë që thoshte mendimtari gjermano-hebre Walter Benjamin në një ese të famshme, këtu e 100 vjet më parë: "Kapitalizmi është feja ma e rëndësishme e kohëve moderne".

Kapitalizmi i ka kultet e tij, të cilat janë kulte të sipërmarrësve të suksesshëm, si puna e Jobs, ndërsa reliktet e tyre ngjallin të njëjtat emocione kolektive si reliktet e të shenjtërve në mesjetën e largët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora