E premte, 29.03.2024, 10:29 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Mkati”, një pseudonim i goditur

E diele, 20.11.2022, 07:50 PM


“Mkati”, një pseudonim i goditur

Nga Kastriot Dervishi

Ishte tërhequr bashkëpunëtor i Sigurimit më 25.3.1949. Pseudonimi që iu vu do i shkonte asaj që do bënte. Më 16.7.1960 ishte ngritur në kategorinë e agjentit dhe më 10.5.1971 shërbente si rezident. Për një kohë të gjatë shërbeu si punonjës policie në vitet 1954-1966. Nga të dhënat e tij, në vitin 1954 ishte goditur “grupi i Preng Kol Markut, i lidhur me një grup fretërish në Shkodër” me 12 veta, prej të cilit u pushkatuar dhe varën disa. Nga të dhënat e tij, në vitin 1951 ishin vrarë në një shtëpi: Gjin Nikollë Suli, Geg Nikoll Lleshi, Llesh Kolë Mali (i zoti i shtëpisë) dhe Liza Llesh Mali (e bija e Lleshit, 22 vjeç). Nga të dhënat e tij ishte goditur e dënuar më pas me pushkatim Ndue Mark Ndoji nga Kaçinari (nip i Ndue Pjetër Gjomarkajt), etj, etj. Ishte shpërblyer disa herë. Në vitin 1976 u kërkua që veprimtaria e tij të legalizohej dhe të bëhej e njohur në popull. Ashtu u bë, por detajim aktiviteti nuk u dha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora