E premte, 29.03.2024, 02:59 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: "Simfoni" vjeshte

E enjte, 17.11.2022, 06:05 PM


"Simfoni" vjeshte

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Ti nuk e di

Ti nuk e di.Eh,si mund ta dish?

Sa të kam dashur! Sat kam dashur!

SA shihja syrin tënd me bisht

Gulçoja buzëplasur!

Tani ka kaluar kaq kohë

Mes nesh asgjë nuk ka ndodhur

Por unë,ende,sa herë që të shoh

Kujtoj atë kohë,kur pas teje,jam"lodhur"

Jam lodhur duke të dashur në largësi

SE as të thashë një fjalë me gojë

Nuk ka burrëri në dashuri

Më së fundi, të vërtetën po pohoj.

2.Papritur

Papritur u rrëfeve

Eh,ç'bukuri!

Pse s'i pandeve

SE nuk shoh me sy?!!!

Jo vetëm të shoh,

Por kam dhe neps

Bëj,obobo,

Dhe ngarkohem me stres.

Ngarkohem me stres

Dhe nepsin dua ta heqë

Sado"punë me spec"

Le të shkojë mu në dreq.

Dy duarët i zgjat

Dhe bukurinë e pushtoj

O çast i mjaltë,

Dhe stresin ma dëbojë.

3.Një fjalë që erdh nga larg

Një fjalë që erdh nga larg

Ma solli miken afër

Si balsam mbi timen plagë

Të një shpirti të argasur.

E prita unë me mall

SE vjen nga mikja ime

Më çmall kjo fjalë,më çmall

Si fjalë që qe"magjike".

Dhe ndihem vërtet mirë

Nga fjala e ngrohtë e saj

Kaloi "pragu i vështirë"

Asgjë  më nuk do të na ndajë.

4.Je si PERËNDI!

PERËNDINË vetëm duhet ta duash

Ndaj të thashë:- Je si PERËNDI!

E di që nuk ke ç'të më thuash

Dhe thuaj:-Nuk ka se si?

Se ti je si një zambak ujë

Nga ata që rrinë gjithmonë çelur.

Unë të shoh dhe bëhem rrëmujë

Dhe mendjen fare s'e kam mbledhur.

Se dashuria,sado e fshehtë,është e dukshme

Si një fshat që duket dhe nuk do kallaus

Mes nesh,tashmë,kjo dashuri është e lexueshme

Ndaj sulem andej dhe të puth,

5. Ti më the

Ti më the:- A je i lumtur.

Që më puth i pari mua?

Jo,nuk jam,o moj e bukur.

SE "të tjera" nga ti dua.

-Si,nuk të doli buza ime,

Që ma bëre gati"gjak"?

-Po ku ngopem me"thërrime",

Se unë jam goxha çunak.

Deshe,s'deshe:u "dorëzove"

Dhe"sulmoj" mbi ty, i etur.

Kam "lincencën":më lejove

Gati aty,rashë si i vdekur.

Tiranë,17 nëntor 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora