E shtune, 04.02.2023, 03:32 PM (GMT)

Kulturë

Visar Zhiti: E para ishte fjala

E enjte, 17.11.2022, 07:20 PM


E PARA ËSHTË FJALA…

Ndërsa vazhdojmë pelegrinazhin në Tokën e Shenjtë, kur sot në Jeruzalem po vizitonim Qumran-in, rrënoja dhe shpella, atje ku ishin ruajtur në pergamenë disa nga librat e Beslidhjes së Vjetër, më vjen lajmi se në Panairin e Librit në Tiranë do të jetë dhe romani im i ri “Këpuca e aktorit”, botimet “Onufri”, më nisën dhe kopertinat, në ballinën është një pikturë e Atjonit tim, ndërsa nga pas thënia e redaktorit të romanit,  kritikut të njohur, studiuesit dhe eseisti Dr. Luan Topçiu, si dhe e shkrimtarit të ri, romancierit Andreas Dushi. Botuesi i mirënjohur “Onufri” gjithashtu në dy përthyerjet e brendshme të kopertinave ka vendosur disa citate nga autorë shqiptarë e të huaj, se ç’është thënë për librat e mi. Po kështu Panairi në programin e veprimtarive lajmëron se në stendën e “Onufrit” në 20 nëntor, ora 12.00 do të jem i pranishëm në takime me vizitorët dhe lexuesin. Patjeter që do të vij. Lidhjet me lexuesin janë të rëndësishme dhe të bukura. Zoti i vërtetë i librit mbetet ai. Se fjala është dhe e fundit…

Me dashuri,

Visar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora