E premte, 19.04.2024, 06:18 AM (GMT+1)

Mendime » Fetahu

Adil Fetahu: Kanonizmë

E merkure, 16.11.2022, 08:57 PM


K A N O N I Z M Ë

e

Shoqërisë

të shtypurit shkronja Shqip

Nga Adil FETAHU

Gjithësa kombe janë të ndrituarë*) prej shkronjash 1) ndë gjuhët të veta.  Edhe xhdo komp, që nukë ka shkruarë gluhën’ e vet, edhe s’ka shkronja ndë gjuhët2) të vet është ndë t’errëtë dhe barbar. Edhe Shqipëtarëtë tue me mos shkruarë gjuhën’ e tyre dhe tue me mos pasurë shkronja ndë gjuhët të tyre kështu gjëndenë, edhe pandehma3) e shpresa këtu e tri mijë vjet përpara (saqë munt të njgjitet’ istoria) që të ndritoheshinë dhe qytetëroneshinë me gjuhët të fëqinjet e  të huajet u dëftye e kotë, edhe trimëria e të miratë që kanë derdhur gjer mbë sot, fëqinjet e tëhuajet u kanë vëjejturë, edhe për ata vetë kanë vaturë dëm. Andaj ata që mendonenë dhe shohënë këtë të madhe të keqe, shohënë dhe të madhe nevolë 4) të shrkuanjënë gjuhënë edhe të kenë shkronja e të këndonjënë ndë gjuhët të tyre. E kështu bënetë shoqëri Shqiptarësh për të shtypurë shkronja ndë gluhët Shqip, edhe quhetë

                   Sh o q ë r i  e  t ë  sh t y p u r i   sh k r o nj a  Sh q i p

Edhe fillohetë ndë Konstantinupojë sot ditën’ e dielë të tridhetetën’ e Vjeshtësë së parë, të një mij’ e tetë qint e shtatë dhet’ e nëntit vit pas lindjesë së Krishtit, dhe të njëzet e gjashtën’ e muajit arabisht Sheval, të një mij’ e dy qint e nëntë dhet’ e gjashtëtit vit pas Hixhresë (ikjes nga Meka ndë Medine) Muhametit, me të tillë kanonizmë.

·       Shkronjatë, që do të shtypnjë kjo shoqëri, do të jenë shkronja mësimi, ndo shqip të parë herë shkruarë, ndo prej gjuhërah të huaja shqipëruarë.

·       Xhdo shkronjë, që do të shtypnjë 5) kjo shoqëri, do t’e ceninjë 6), edhe përmbi ç’ka prishurë ndë të shtypurë do të vërë dhe fitim, sa të shohë të udhësë, edhe ajo vetë do të shesë; po fitiminë do të ndanjë mbë pesë pjesë, prej së cilash katërë do t’ja apë shkronjësit për mundimet të tij, edhe një do të mbanjë për të tilla përsëri punëra. Edhe tue shiturë më përpara do të mbanjë sa prishi ndë të shtypurë. Pastaj nga sa të shesë katërë të pesta prej copëvet shitjesë do t’ja apë shkronjësit, edhe një të pestë do të mbanjë, si u tha, gjer sa të mbaronetë të shituritë.

·       Që të bënetë kjo ndërmëndj’ e Shoqërisë 7) të shtypuri shkronja Shqip punë, duhetë shokëtë 8) gjithë të falnjënë ndë Shoqërit gjëkafshë ndë ar (flori) a ndë ergjent, a dhe ndë tjatrë gjë të vëjerë, sicili sa i mundetë dhe i do zemëra, për mot një herë, a dhe një herë përnjëherësh kush të dojë të falnjë përnjëhere ç’i do zemëra të falnjë mbë dhetë vjet radhazi, për krerë9) të Shoqërisë.

·       Sa copë që të mbledhenë prej të falurash ndë Shoqërinë që të gjitha do të jenë krerë të përjetëshm të shoqërisë. Edhe ozurënë (tokën, faizë) e atyre ve tëmë ka me përdorunë ndë punërat e saj, tue bërë kaqë punëra, sa të mundtnjë të harrinjë për to ozura.

·       Shoqëria e të shtypuri shkronja Shqip do të rritetë, andaj pret me krahë hapëtë këdo shqipëtar, që  i do zemëra të shohë e të këndonjë shkronja ndë gjuhët të vet, edhe do të hynjë ndë Shoqërinë, edhe prej Muhametanësh, edhe prej Katholikësh, edhe prej Orthodoksësh që të gjithë gjithënjë pa ndaonjë çquarje 10), edhe me shkruem emërinë sicili në vivllët Mëmëtore11) pas radhësë që të hynjë ndë Shoqënit. Edhe prej të haujet, kushdo që do të mirën’ e Njerëzisë edhe do të hynjë ndë këtë Shoqëri e pret me krahë hapëtë dhe me gëzim edhe i ka me shkruar’ ëmërinë ndë ndë Mëmëtoret pas radhësë të hyrit, edhe e ka me qujtunë shok dhe vëlla edhe ndë ballët të Shqiptarëvet.

·       Gjithë shokët’ e Shoqërisë të shtypuri shkronja shqip nga an’ e asaj janë shok’ e vëllezërë barazi, edhe që prej emërit shoqëni kjo po është e diturë. Edhe që të gjithë janë me nder, po edhe pas së mirësë që të ketë bërë sicili mbë më shumë kush ma shumë të mirë ka bam, edhe kush ma më shumë të mirë ka bam, mbë ma shumë nder, sindëkur është dhe e udhësë.

·       Shoqëria e të shtypuni shkronja Shqip do të mbëlidhenë shokëtë një herë në muaj edhe një herë ndë kryet të xhdo viti, edhe jashtë sërësë kurdo që të jetë nevojë, për me shikuem punët’ e Shoqërisë e me ditunë që të gjithë.

·       Posa të bënenë shokëtë pesë mbë dhetë, a më shumë, të mblidhen’ e të zgjedhënë ndëkëmbës (*), të cilëtë të gjithë bashkë do të bënjënë ndëkombësinë, që të mendonet’ e të vënë punët’ e Shoqërisë ndë udhë, edhe t’i shikonj’ e t’i ketë kujdes.

·       Ndëkëmbës do të xglidhenë sa që të duhenë pas kohësë, po dhe nukë më pak se tre veta; një për krye, që shikonjë e të drejtonjë punët’ e Shoqërisë, edhe një për shkronjës, që të shkruanjë kartërat’ e shoqërisë, të cilavet t’u mbanjë dhe shkronjëngritje (kopje) edhe gjithë punëtë, sindëkur duhetë; edhe një për copëmbanjës12), që të mbanjë copët e Shoqërisë, edhe të shënonjë gjithë të marrat’ e të dhënat e Shoqërisë, sindëkur duhetë, ndë vivllëra e t’i ketë të qëruara, edhe për gjithë të marrat të apë dorë13) të prerë prej vivlle, që ndë të të jenë shkronjështypurë dymëzaj, për të mbeturë njera ndë mëmet për dëftim edhe për të mos bërë lathirra14). Edhe që të tre të shkruhenë ndë kartërat të Shoqërisë, sicili ndë ato q’i bie të shkruhetë; të shkruhenë dhe kudo që duhetë të shkruhenë dy, a që të tre bashkë.

·       Ndëkëmbësitë do të xgjidhenë për tre vjet, edhe me psifë(*) të fshehëtë. Pas të tre vjetet parë ndëkryet të tre vjetët dytë, ndë u pëlqefshinë e të xgjidhenë për së dyti, të rrinë përësëri tre vjet. Kështu, ndo të gjithë e pëlqefshinë, ndo ca, ndo një vetëm. Ndë mos u pëlqefshinë, të xglidhenë qëashtu të tjerë të rinj, edhe të vjetrëtë t’u dëftenjë në punëtë dhe t’u apënë copët’ edhe duart’ edhe kartërat’ edhe vivllëratë të rinjet pa kundërëfjaë dhe të hiqenë mbë nj’anë. Kështu, ndo për tëgjithë qoftë, ndo për ca, ndo për një vetëmë. Edhe poashtu edhe ndë të tre vjet e tretë dhe të tjerët pas.

·       Ndë u zëntë ndonjë, a ndoca prej ndëkëmbësvet, a të gjithë, ndë punë të ligë, të qitetë, a të qitenë, sakaqëherash pa kundërëfjalë15), edhe të xgjidhetë, si u tha, tjatrë, a të tjerë.

·       Cilido dhe kurdo që të bënetë copëmbajtës, të apë dorëzënë16) të mirë për copët, që do t’i shkonjënë ndëdorë, pa thënë Shoqëria, se qe ku e thotë që ndë kryet një herë për kurdo dhe për gjithë

·       Ndëkëmbësia të dëftenjë mbë xhdo mbledhje të Shoqërisë të marratë dhe të dhënatë edhe gjithë punëtë.

·       Shoqëri’ e të shtypuri shkronja Shqip do të zgjeronetë (zgjanohetë) kudo ka Shqipëtarë. Andaj ka me bërë zë tue shkruarë e tue dërguar kaonizma, për të bërë shokë. Po shokët’ e xhdo vëndi, që është kaqë lark nga të tjerëtë, sa shokët’ e ati nuk mund të mblidhenë pas kanonizmës, kanë me bërë degë mbi vet-he, edhe do të kenë ndëkëmbësi mbë vet-he17), edhe do të qeverisenë qëashtu pas kësaj kanonizmeje mbë vet-he, por nuk kanë me u quajtunë tjatrë shoqëni, përveç18) degë e kësaj shoqënie..

·       Kur të bënenë dy dega, edhe sa me qenë dy, ndëkëmbësit’ e tyre të shkruanjënë njera jatrësë gjithë punët, si të bërë shok, e të falurë gjë, edhe xhdo farë tjatrë pune, për me shkruem sicila të tjatrësë ndë vivllat të saja e me ditur në të tërë Shoqërinë dhe punët’ e asaj. Kur të bënenë tri, a shumë dega, ndëkëmbësit’ e tyne kanë me xgjedhunë ndëkëmbësin’19) e njëje për kryendëkëmbësi, që ajo të mendonet’ e të drejtonjë gjithë ndëkëmbësit’ e shoqërisë. Edhe te ajo xhdo degë të shkruanjë me anët të ndëkëmbsisë saj gjithë20) punët’ e saja; edhe ajo qëashtu të tjeravet dega, për me ditun’ e me shkruem që të gjitha punët e Shoqënisë tërë, edhe me qenë në të gjitha e tërë Shoqënia, edhe të gjitha bashkë një shoqëni për atë të mirë, të mësuarit e të ndriturit të Kombit.

·       Kryendëkëmbësia të xgjidhetë me dashurit të më të shumavet nga ndëkëmbësitë për tre vjet, sa dhe ndëkëmbësit. Pas tre vjetët, ndë dashinë më të shumët’ e ndëkëmbësivet e të zgjedhënë përësëri atë, ka të mbesë përsëri dhe tre vjet të tjerë. Në mos dashinë më të shumëtë, të ndërronetë dhe të xgjidhetë tjatrë me dashurit të më të shumëvet. Qëashtu dhe mbë xhdo trevitë.

·       Ndë u pakësofshinë shokët’ e ndonjë dege nga të vaturë ndë tjatrë vënt për punë të vetë, a nga tjatrë punë, sa të mos mundtnjënë të kenë pas kanonizmësë ndëkëmbësi, të dërgonenë vivllëratë dhe kartëratë dhe duartë dhe copët e asaj dege ndë ndëkëmbësit që është kryendëkëmbësi e ndëkëmbësivet gjithë degavet.

·       Posa të shtonenë krerët’ e Shoqërisë, sa të muntnjë me ozurët të tyre të ngrehnjë shkronjështypëtore mbë vet-he, e ka me ngritunë, edhe do të shtypnjë dhe një fletë (efimeridhë, gazetë) ndë javët, edhe do t’e shesë me pak fitim, ndë mundtë, për të mirat të ndërmëndjesë saj.

·       Ndë u shumofshinë krerët’ e Shoqërisë, sa me ozurët të tyre edhe shkronja të shtypnjë, edhe të tepëronjënë, ka me hapurë dhe mësonjëtore a mësonjëtorera Shqyp ndë Shqypni ku që të shohë për më mirë. Ndë u shumofshinë dhe shum’ e më shumë, shum’ e më shumë ka me shumuarë mesëzat’22) e të mësuarit dhe të ndrituarit Kombit.

·       Shoqëria do të ketë dhe vulë, edhe rrotulë 22), ndë vulët të jetë grobiturë 23) emër’ i saj “Shoqëri e të shtupuri shkronja Shqip”, edhe në mest shqipezë; edhe gjithë kartëratë e Shoqërisë, veç se do t kenë duart’24) e ndëkëmbësisë, të vulosenë dhe me vulët. Edhe do të jenë kaqë vula sa dhe dega të Shoqërisë.

·       Vulënë t’e mbanjë dhe t’e ruanjë shkronjës’ i Shoqërisë, po dhe të tjerëtë ndëkëmbës dhe të vulosnjënë me të, sindkur u tha: se gjithë kartërat’ e duart’ e Shoqërisë do të vulosenë dhe me vulët.

·       Shoqëri e të shtypuri shkronja Shqip do të rronjë gjithë jetënë ndë të pertëriturë prej shokësh të rinj, si dhe Kombi. Edhe krerët e saj do të jenë të padënuarë25) për gjithë jetënë, sindëkur u tha, edhe posa të mbëlidhenë prej së falurash ndë xhdo degë, të epenë ndë bangëra26) më të sigurtat të vëndit, që të punohenë me ozurë, edhe ndë kryet të xhdo viti të ngrihen’ andej, edhe me anët të ndëkëmbësivet dhe të kryendëkëmbësisë të mblidhenë që të gjithë degavet bashkë, edhe të bënenë të gjithë ndë ar, edhe të epenë me ozurë ndë një bangë, që të jetë më e mira dhe e sigurta dhe e palëvizura, edhe të jenë të palëvizurë dhe të padënuarë për githë27) jetënë. Edhe ozur’ e tyre të prishetë gjithë jetënë për ato punëra të ndërmëndjesë saj, të mësuarit e të ndrituarit Kombit, edhe mos për tjatrë punë kurrë.

·       Kush të ketë shkruarë, a  shqiptuarë, shkronjë, si u tha, edhe do t’e shtypnjë me anë të Shoqërisë të shtypuri shkronja Shqip, t’e apë ndë ndëkëmbësit të degësë që ndodhetë më afërë, edhe ndëkëmbësia, si të këndonjë, ndë e paftë se vlen për të shtypurë, të çonjë ndë kryendëkëmbësinë; edhe ajo, si t’e këndonjë, ndë e paftë qëashtu të vëyerë, të shtypnjë pas radhësë së vaturit edhe sindëkur u tha më siprë.

·       Mbledhj’ e Shoqërisë ndë muajt do të jetë të diel’ e parë të xhdo muaj, veç, ndë rëntë atë të dielë Pashkë a Bairam, do të bënetë tjatrënë a më tjatrënë të dielë, kur s’është Pashk a Bairam. Edhet’ diel’ e parë të muajit kryesë xhdo viti do të bënetë mbledhjë dhe e ati muaj dhe e ati viti, veç, ndë rentë Bairam, do të bënetë tjatrënë, kur s’është Bairam. Edhe të diel’ e parë të muajit të kryesë xhdo trevite do të bënetë mbledhjë dhe e atij muaji dhe e ati viti dhe e asaj trevite, veç, ndë rëntë Bairam, do të bënetë tjatrënë, sindëkur u tha, kur s’është Bairam. Kështu i gërshet shokëtë Shoqëria për mbledhjerat një herë për kurdo.

·       Këtë kanonizmë e bëri Shoqëria për gjithë jetënë sa të jetë Shoqëria. Po, ndë daltë ndonjë fjalë nga sa u shkruajtinë e tepërë e të bjerë dëm ndë Shoqërinë, ndë mbëledhjë të trevitësë e të trevitëravet të shuhetë më psifë të më të shumavet ndëkëmbësive të Shoqërisë. Ndë u dashtë dhe të shtonetë fjalë a fjalëra për të mirët dhe të shëndoshurit të Shoqërisë, të shtonetë qëashtu ndë të atillë mbëledhje.

Këtë kanonizmë të Shoqërisë të shtypuri shkronja Shqip e fuqojmë me duart tona28) ne prej shokësh, që dukemi shkruarë ndë funt sicili me dorët të vet. Edhe nukë kena (*), as duamë, ndonjë nder ma tepërë se shokët’ e tjerë, që kanë me u ba pas nesh, por i lutemi Zotit jetësë të vejë mbarë shoqënia jonë, Shoqënia e të shypuni shkronja Shqyp.

M.Ferid-Vlora

Mehmed-Ali - Vrioni

Vejsel -Dinua

Ibrahim-Dinua

Abdyl-Frashëri

Sami-Frahëri

Mustafa-Janina

Sejfullah-Zavalani

Ahmet-Shefiku Gjinokastriti

Dr Ibrahim-Starova

Pashko-Vasa Shkodrani

Noç Xhuxh           

Nikollë-Bonati   

Gjon-Bonati       

Koto-Hoxhi

Koto-Sotiri

Pandeli-Sotiri

Nano-Petri Saraqinishtasi

Nikollë-Stavro-Vasua Qestoratasi

Anastas-Konstandin-Frashëri

Vasil’i P. Ndrekosë Postenanasi

Dhaniil’ i Dh.Adhamit Oparaku

Mihal’ i A.Plumbit Përmetasi

Konstadin’ i N.Haxhopullit Ixgarasit

Vasil’ i Vangjelit Delvinasi

Harallamb’ i P.Pulëshitësit Delvinasi

Janço-Kosta Ogrenasi

Joan-Vretua Postenanasi

---------

Fusnotat

·       prej librash  (fjala  shkronjë është përdorur këtu me kuptimin : libër”, ndërsa ato që quajmë sot shkronja, në Allfabetaren e Shoqërisë së Stambollit janë quajtur shkronjëza, e së këndejmi  edhe emërtimi ”Shoqëri e Shkronjëzave”, i  përdorur shpeshherë.

·       nëorigjinal është shkruar me shkronjat  g  e  jo me shkronjen e veçantë për bashkëtinglloren “gj”; kjo do të thotë se duhet lexuar  g-juhët, sipas shkodranishtes, prandaj në transliterim  kemi shënuar një vizë ndërmjet shkronjave  g  e  j.

·       pandehmë (gabim shtypi, ose ndonjë trajtë nëndialektore).

·       trajtë e çamërishtes; nevojë.

·       shtypnjë (gabim shtypi në origjinal).

·       do t’i vërë një çmim

·       ajo që ka ndërmend të kryejë Shoqëria, shestimi i Shoqërisë.

·       anëtarët.

·       krerët – kapitali, kryegjëja.

·       pa ndonjë dallim.

·       amza, regjistri themeltar.

·       arkëtar.

·       dëftesë.

·       lajthitje, gabime, duhet lexuar:  lather-ra (me dy r veç e veç), sepse në Alfabetin e Stambollit, r-ja e fortë (rr)  shënohet me shkronjën p dhe jo me r si sot (rr).

·       kështu në origjinal.

·       dorëzani (kemi të bëjmë me një dëshmi me interes për historinë e kësaj fjale:  dorëzënë,dorëzanë).

·       kemi përdorur vizën (-) në transliterim, kur në origjinal ka th, bashkëtingllorja  /th/ në Alfabetin e Stambollit shënohet me një shkronjë të veçantë.

·       përveç (gabim shtypi në origjinal)

·       kështu në origjinal.

·       gjithë (gabim shtypi në origjinal).

·       mjediset, lokalet shkollore.

·       kështu në origjinal.

·       gdhendur.

·       nënshkrimet.

·       kapitali a krzegjëja e saj nuk do të prelet.

·       banka.

·       gjithë (gabim shtypi në origjinal)

·       e vërtetojmë me nënshkrimet tona.

ANALIZË E SHKURTËR E PËRMBAJTJES SË KANONIZMËS

Nga përmbajtja e Kanonizmës (në kuptimin e sotëm mund të quhet statut, apo rregullore),  shihet se  Shoqëria e të Shtypuri Shkronja Shqip në pamjen e jashtme, me emërtimin e dhënë, kishte karakter kulturor, si shoqëri letrare me program kulturor, por në përmbajtjen e programit të punës kishte karakter politik,  ndërsa në strukturën e formimit dhe funksionimit kishte karakter demokratik. Ishte kjo një platformë  e plotë për veprimin Shoqërisë, e cilla më tep;r njihet si Shoqëri e Stambollit.

Pasi Jani Vreto kishte marrë lejën nga administrata osmane, puna e parë e Shoqërisë ishte të hartonte një alfabet të përbashkët për të shkruar gjuhën shqipe. Nga katër variantet e paraqitura, prej autorëve të ndryshëm (Jani Vreto, Pashko Vasa, Hoxhë Tahsini dhe Sami Frashëri), për arsye politike dhe praktike, Komisioni e kishte  zgjedhur e pranuar si më i përshtatshëm, variantin e Sami Frashërit, që ishte hartuar me bazë latine, e me huazime edhe nga alfabete tjera.  Me atë alfabet Jani Vreto e kishte hartuar Kanonizmën, të cilën pas miratimit në mbledhjen e Shoqërisë, e kishin botuar e shpërdarë gjithandej në trojet shqiptare dhe në kolonitë shqiptare nëpër botë. Me atë alfabet ishte botuar e shpërndarë “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Puna e parë e Shoqërisë, themeluesit e së cilës ishin mbledhur në shtëpinë ku banonte Abdyl Frashëri, në Stamboll,  ishte miratimi i Alfabetit, miratimi i Kanonizmës dhe zgjedhja e Këshillit qendror dhe Kryesisë së Shoqërisë.

Kanonizma me përmbajtjen e saj kishte program kulturor, ndërsa veprimtaria e Shoqërisë kishte edhe karakter politik, në zbatim të  programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për përhapjen e arsimit shqip,   çeljen e shkollave shqipe, botimin e librave e gazetave në gjuhën shqipe me një alfabet dhe dialekte të unifikuara.

Karakteri kulturor dhe arsimor i Kanonizmës shihet në disa dispozita të saj: nenet 1, 18, 19 etj. Sipas nenit 1, librat që do të shtypë Shoqëria,do të jenë libra mësimi (shkollore), qofshin ato origjinale shqip, apo të përkthyera prej gjuhëve të hueja.  Posa të shtohen fondet e Shoqërisë, do të sigurohet një shtypshkronjë  dhe do të  botohet gazetë javore (neni18). Kur të rritën fondet, krahas shtypjes së librave, do të çelen shkolla shqipe, “për të mësuarit dhe të ndriturit e Kombit” (neni 19).

Karakteri politik i përmbajtjes së Kanonizmës shihet që nga preambula dhe në disa dispozita të saj (14; 18; 19; 20). Në preambulë, ndër të tjera theksohet se “Të gjitha kombet janë të ndritur e të qytetrueme prej librash në gjuhë të vet, dhe çdo komb që nuk ka shkrur në gjuhën e vet, është në errësirë dhe barbar”. Shoqëria e të shtypurit shkronja Shqip, do të zgjërohet kudo ku ka shqiptarë, të formohen degë dhe të punojnë për të mirën e të mësuarit e të ndriturit të kombit (neni 14). Posa të shtohen fondet e Shoqërisë, të ngritet shtypshkronjë, përveç librave,të botojmë edhe gazetë javore (gazeta do të shërbente për të përhapur propagandë patriotike në përkrahje të Programit të Lëvizjes kombëtare, të përcaktuar nga Lidhja e Prizrenit, v.j.). Nëse shtohen fondet e Shoqërisë, do të shtypen libra e do të hapen shkolla shqipe (neni 19). Vula e Shoqërisë, krahas emërtimit, në mes përmbante shqiponjen me krah të hapur, si simbol kombëtar (neni 20).

Karakteri demokratik i Shoqërisë vërehet më së miri nga vet themeluesit e Shoqërisë, që ishin nga besimet, nga shtresat dhe nga krahinat e ndryshme, madje edhe nga mërgimtarët; prej 28 themeluesve, 10 ishin muhamedanë, 13 orthodoksë dhe 4 katolikë, por që të gjithë të barabartë.  Tërë funksionimi i Shoqërisë ishte përcaktuar të zhvillohej në parime demokratike (nenet 5; 6; 9; 10; 11; 14; 15; 16; 24; 25): zgjedhja ose shkarkimi i udhëheqësisë  qendrore dhe të degëve të saj, me vota të lira e të fshehta të shumicës së anëtarëve; pranimi i anëtarëve të ri nga të gjitha krahinat shqiptare dhe nga mërgata, madje edhe qytetarë të huaj, të cilët duan të bëhen anëtarë dhe të ndihmojnë me kontribute e me punë për zbatimin e programit të Shoqërisë; mandati i caktuar i udhëheqësive të zgjedhura (3 vjet, me mundësi të rizgjedhjes me shumicën e votave); raportimi  në çdo mbledhje për punën e Shoqërisë; shkarkimi i cilitdo që bënë “punë të ligë” në dëm të saj dhe të programit të Shoqërisë, etj.

Karakteri ekonomik i dispozitave të Kanonizmës shihet në dispozitat e neneve 3; 4; dhe 22.  Sigurimi i mjeteve për funksionimin dhe realizimin e programit të Shoqërisë bëhet në bazë vullnetare të anëtarëve themelues dhe anëtarëve të ri të cilët do t’i bashkohen shoqërisë, në qendër apo përmes degëve të saj (neni 3). Fondet e krijuara, edhe në qendër, edhe nëpër degë, kanë për t’u përdorur vetëm “ndë punëra të saj, tue bërë kaqë punëra, sa ka mutnjë të arrinjë për to ozura” (neni 4). Fondet e mbledhura nga të falurat (donacionet)  do të depnohen në bankat më të sigurta dhe gjithëherë do të përdoren për qëllimet e Shoqërisë, të mësuarit e të driturit e Kombit (neni 22).

Ishte kohë e krizës në Perandorinë Osmane, kohë e Lëvizjes kombëtare shqiptare për liri, kohë e vështirë për zhvillimin e aktivitetit të Shoqërisë mu në qendër të Perandorisë. Kundër aktivitetit të Shoqërisë së Stambollit bënin presion e ngritnin akuza dhe intriga administrata e Perandorisë dhe Patrikana greke e Stambollit (Fanari), deri sa iu muar leja e veprimit që ishte dhënë. Prandaj, Shoqëria u detyrua ta transferojë veprimtarinë e saj nga Stambolli në Bukuresht (1881),  ku ishte formuar dega e saj “Drita”, dhe ishte forcuar më tepër se vet qendra; që kishte dhe shtypshkronjën e vet, ku u botuan afro 30 libra shkollore e letrare, origjinale ose të përkthyera, të Naimit e Samiut, të Jani Vretos, Jeronim  de Radës, të Arbëreshëve të Italisë, etj, gjë që ishte një sukses i madh për kohën kur u botuan dhe u përhapen. Me to filloi periudha e botimeve letrare, artistike e patriotike, përkundrejt botimeve obskurantiste kishtare e fetare greke.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora