E premte, 29.03.2024, 05:32 AM (GMT)

Mendime

Beqir Cikaqi: Rugëtimi i Prof. Dr. Sc Festim Tafolli

E merkure, 16.11.2022, 07:43 PM


Rugëtimi i  Prof. Dr. Sc Festim Tafolli

Nga Beqir Cikaqi

Mërgimi e kurbeti janë plagë e vjetër e kombit ton. Pushtimet e okupatorëve të ndryshëm, luftërat, represioni, etj. ishin shkas i ikjes nga atdheu dikur. Por tani rrethanat e përndjekjes nuk ekzistojnë, por dëshira për një jetë të mirë, të dinjitetshme, pa brenga, pa shtrese, besa edhe pa punë ose me pakë punë, tani janë arsyet e ikjes! Ka të atillë që mendojnë ti realizojnë të gjitha këto për një kohë të shkurtë dhe jo me shumë mund. Shkurt, jetojmë në një kohë shumë  interesante në përgjithësi, por për popullin  tonë shqiptar në veçanti. Të ritë, të papunët, dhe jo vetëm ata, edhe mjekët, profesorët e të tjerë kërkojnë mënyra e forma të ndryshme për tu larguar nga atdheu. Megjithatë ka edhe të atillë që nuk mendojnë kështu. Duke e kuptuar thënien, se: “guri i rëndë  peshon në vend të vet”, vendosin të jetojnë aty. Nga individ të ndryshëm ka edhe të atillë,  që edhe nga mërgimi kthehen me dëshirë, me vullnet, ndoshta edhe duke sakrifikuar, por me shumë entuziazëm të kontribuojnë në atdhe. Për atdheun që u derdh shumë gjak, e shumë mund. Për mëmëdheun që u thuren  vargje pa kufi e këngë maratonike... Numri i këtyre të fundi është i vogël e ndoshta mund të numërohem me gishta. Ndër ata të rrallët (të mos shprehem i vetmi) është edhe personazhi i këtij shkrimi, zoti Festim Tafolli. I cili me gjithë kushtet dhe mundësit e krijuara në perëndim(Itali), me gjithë atë bagazh intelektuali e titujsh shkencor, vendos të kthehet në vendlindje, në atdhe, në Kosovën e sakrificës e heroizmit,  në Kosovën Dardane e shqiptare.. Dashurin e pa shuar ndaj atdheut e ka trashëgim familjar brez pas brezi, dashuri të cilën e ka kalitur edhe vet në çfarëdo stadi të jetës që ka kaluar nga fëmijëria, puberteti, rinia, e deri te pjekuria intelektuale. Një pjesë të atdhedashurisë ia ka stimuluar edhe prindi (Faik Tafolli), një profesor me eksperiencë të hershme e të vazhdueshme nga vendlindja edhe  në edukimin e brezave të rijë në diasporë, si me shkollën shqipe të mësimit plotësues, ashtu edhe me Shoqatën kulturore “ Dardania”, drejtues i të cilave është për disa vjet  rresht në migracion, profesor Faiku. Festimi përveç shkollimit me një sukses të veçantë, tregoi edhe dashuri dhe talent në lëmin e kulturës shqiptare në migracion, ishte anëtar i SHK “Dardania” në Montebelluno (TV) në grupin e valleve, të cilin për disa vite edhe e drejtoi me shumë sukses, duke afruar edhe shumë anëtar të rijë. Është individ i veçanet,  me tipare komunikuese, që me shumë kënaqësi të ndihmon, të udhëzon, të përkrah,  të sugjeron, .. për çfarëdo  që ka mundësi. Është me karakter intelektuali të mirëfilltë. Të arriturat dhe veprimet e tij, na bëjnë të mburremi e të ndihemi krenar, të besojmë në ardhmërinë për të mirën e përgjithshme, duke shpresuar se shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerë nga diaspora e Italisë e më gjerë.

Kush është Dr.sci. Festim Tafolli

Festim Faik Tafolli, i lindur më 08.11.1988 në fshatin Çadrakë Suharekës, në  nëntor, që konsiderohet muaji historikë e festiv për shqiptarët, prandaj edhe jo rastësisht nga prindërit u pagëzua me emrin Festim. Shkollimin fillor e filloi në fshatin Grejçevc në vitin 1995 për tre muaj. Në fund të nëntorit të këtij viti familja shpërngulet në fshatin Shirokë të Suharekës, prandaj Festimi ndërprenë shkollimin aty për të vazhduar në shkollën e fshatit Shirokë me mësuese Feride Shehu. Mirëpo edhe këtu nuk arrin ta përfundojë shkollimin fillor. Ngjarjet në Kosovë që zhvilloheshin në atë periudhë, vërehej qartë se lufta  ishte e pashmangshme. Prindi i Festimit, profesor Faiku, kishte vite që ishte detyruar të largohet nga atdheu në Itali për të siguruar ekzistencën e  familjes. Edhe pse iu rregulloi dokumentacionin për bashkim familjar, profesor Faiku, fillimisht hezitonte ti largonte fëmijët nga Kosova, deri në vitin 1998. Në atë vit  filluan luftimet e ashpra mes forcave serbe policore ushtarake dhe UÇK-së. Forcat serbe gjatë ofensivës nuk i kursenin as civilët, të cilët për arsye sigurie nisen të zhvendosen.  Pas kësaj ofensive dukej qartë se familja e Faikut ishte barrë për pjesën tjetër të familjes në Kosovë, dhe si rrjedhojë e kësaj gjendje Festimi me nënën dhe dy vëllezërit udhëtojnë për në Itali për t'ju bashku babait, në fund nëntorin e vitit 1998.

Studimet, sukseset dhe të arriturat e Dr. Sc. Festimit ...

Festimi arrin në Itali dhe vazhdon shkollimin por tani në gjuhë të huaj dhe në dhe të huaj .

Pra, shkollën e mesme dhe atë fillore ai e ka përfunduar në Itali, gjegjësisht Montebelluno të Trevisos me sukses të lartë.  Nuk u ndal për të kërkuar punë ( sikur zakonisht interesoheshin bashkëmoshatarët e tij ), por vazhdoi studimet e më tejme në fakultet, që krahas ngritjes intelektuale përmbushi edhe dëshirën e prindërve  të tij që kishin për dëshirë shkollimin e fëmijëve të tyre edhe në vend të huaj.

Festimi vazhdimisht e dëshiroi ekonomin, prandaj edhe jo rastësisht zgjodhi Fakultetin ekonomik. Studimet i filloi në universitetin e Venedikut ( Ca’ Foscari ) në drejtimin - Marketing Ndërkombëtar.  Në po këtë universitet mbaron edhe studimet Master. Vlen të theksohet se brenda tre vitesh Festimi përfundon fakultetin dhe magjistraturën, që ishte rast shumë i rrallë në  këtë universitet. Si rrjedhojë e kësaj i  përfitoj bursën gjatë studimeve dhe ra në sy të stafit ligjërues për zgjuarsinë që kishte. Me të përfunduar studimet angazhohet në një kompani për prodhimin e llojeve të ndryshme në ndriçim - Linea Light në Castelmini di Resana(TV).  Në këtë kompani me shumë suksese e udhëhoqi detyrën e menaxherit të marketingut.

Me gjithë suksesin në studime edhe në punën që krijoi në Itali, Festimi ndiente një atdhedashuri të veçantë për atdheun, për vendin e origjinës, prandaj edhe ndiente obligim moral, shpirtëror e kombëtar që të bëjë diçka për atdheun. Kështu kur Universiteti i Prizrenit ishte në vitet e para të formimit e funksionimit, Festimi shfrytëzoi respektin e veçantë që kishte tek stafi i Universitetit të Venedikut, inicioi dhe realizoi marrëveshjen e bashkëpunimit mes këtyre dy universiteteve. Këtë projekt e realizon me sukses në vitin 2016 me nënshkrimin marrëveshjes dhe vizitën e realizuar në Itali nga stafi i Universitetit të Prizrenit në përbërjen Ram Vata – rektor dhe Bekim Gashi – kryetar i Këshillit drejtues. Nuk iu mbet pa vërejtur aftësitë e tij, dhe si  rezultat i kësaj stafi i UPZ - së interesohet dhe angazhohet që Festimin ta kenë pjesë të këtij universiteti. Kështu, që nga viti 2016 është Asistent i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërsa aktualisht është ligjërues i disa lëndëve në këtë fakultet.

Mirëpo, Festimi kurrë nuk u pajtua me të arriturat e suksesit, për ti lënë hapësirë vetëkënaqësisë. Vetes i parashtroi objektiva të reja profesionale. Konkurron  për studime të doktoraturës  në tre universitete Italiane dhe në një në Austri ( Klagenfurt ). Aplikimet e tij pranohet në të gjitha këto universitete. Megjithatë Festimi orientohet në atë të“Universität Klagenfurt” në Austri, ngase këtu fitoj një bursë studimi. Natyrisht se  për doktoraturë  duhej studiuar në gjuhë angleze, të cilën e zotëron dhe e njeh shkëlqyeshëm krahas shqipes dhe italishtes. Gjatë studimeve të doktoraturës në Austri, periudha e  pandemisë  COVID 19, i solli probleme me kohëzgjatje  të përfundimit, mirëpo jo edhe ndërprerje, dhe sapo kjo periudhë mbaroi, vazhdoi procedurën e përfundimit të doktoraturës. Kështu Festim Tafolli, të mërkurën më 24.08.2022 e ka fituar gradën Dr.Sc. Ai me sukses ka mbrojt temën e Doktoratës “Pasojat e perceptimit të punonjësve për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në një kontekst të vendeve në zhvillim: Përfitimet organizative dhe më gjerë” në universitetin prestigjioz evropian “Universität Klagenfurt” në Austri. Fitimi i Gradës Dr.Sc. nga ana e tij është lajm i mirë për Universitetin dhe për gjithë vendin, pasi që ai do të vazhdojë kontributin e tij në zhvillimin e universitetit, Kosovës dhe më gjerë. Dr. Sc. Festim Tafolli është treguar i suksesshëm edhe në punën kërkimore shkencore duke qenë autor i disa punimeve shkencore me indeksim në platformat kryesore ndërkombëtare, ka marr pjesë në disa konferenca shkencore prestigjioze ndërkombëtare dhe ka kryer disa trajnime të rëndësishme profesionale. Universiteti i Prizrenit është me fat që në mesin e vet ka një kuadër si Dr.Sc. FestimTafolli.

Nëntor, 2022



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora